Sunday, April 21, 2013

Pse çohen hund`t përpjetë?



Hamdi Nuhiju

Poeti i madh shqiptar Agim Deva, e shkroi një poezi me titull ‘ Si çohen hundt përpjetë?’. Në mënyrë elegante dhe të thjeshtë përshkroi përmes vargjeve një gjendje shoqërore, shpirtërore të fëmijëve të llastuar. Poezia në fjalë i rri taban edhe politikanëve tanë,  pse jo edhe intelektualëve tanë që po merren me gazetari, me shkrime të ndryshme nëpër media, etj.

Pse çohen hund`t përpjetë është vështirë të dihet saktë, po si çohen e deri në çfarë derexhe vjen njeriu pas ngritjes se hundëve përpjetë besoj se të gjithë e dimë.
Pushteti i kësaj kohe, gati se pushtet absolut, me tipare të diktaturës ndoshta edhe e ka me të drejtë t`i çoj hund`t përpjetë.
Zgjedhjet lokale kaluan dhe pushtetarët tanë ato zgjedhje i cilësuan si historike për faktin e arritjes së fitores së thellë. Jam i bindur se as vet ato pushtetar nuk e kanë besuar se populli edhe kësaj radhe do t`i besoj. Por popullsitë e këtij vendi ngelën pa alternativë politike. Gjithçka e rrënuar dhe e shkatërruar...! Si mund të zgjohen nga gjumi njerëzit e këtij shteti,  kur me hapat e qetësimit i rri mbi kokë pushteti 24 orë?
Johan Tarçullovski, nga mediat ndërkombëtare i cilësuar si kriminel lufte, lirohet nga Tribunali i Hagës dhe pritet si hero në Maqedoni. Po qe se ju bie rruga për në Shkup, prej kah Kumanova ose Tetova, në çdo skaj të rrugës do të gjeni fotografi të tij, duke i uruar mirëseardhje. Pushteti i këtushëm i çoi hund`t përpjetë edhe me Johanin.
Po të mos ishin të çume hund`t përpjetë, këtë akt do ta kritikonin shqiptarët e këtushëm haptas dhe kritikën do ta manifestonin edhe në mënyra të protestës publike.
Ironia më e madhe në këtë rast ndodh se në vend që shqiptarët zëshëm ta kritikojnë këtë akt të qeverisë së R.M., dalin vet maqedonasit dhe e kritikojnë. Ndërsa, mediat e huaja si Evropa e Lirë, në vend se të merren me problemet akute të shoqërisë njerëzore në Maqedoni, ata proklamojnë të drejta të një grupi jo njerëzor siç janë homoseksualët, duke reklamuar e publikuar edhe homot shqiptar të Maqedonisë.
Bekim Asani i cili doli haptas në mbrojtje të grupit jo njerëzor të quajtur homoseksualët, edhe pse vet pjesëtar i atij grupi, nuk guxon që të jetë pjesë e brengës së medieve të huaja. Hapësira në media që i jepet këtij grupi të ashtuquajtur njerëz, duhet luftuar me çdo kusht.
Hund`t përpjetë i çuan edhe disa analistë . Kanë publikuar e botuar tri katër libra dhe kujtojnë se bota është e tyre. Këta analist me çdo kusht dëshirojnë që të depërtojnë në çdo birucë të medieve elektronike, të shkruara e televizive. Janë në gjendje edhe të shesin shumë nga krenaria e tyre, me të vetmin qëllim që të përfitojnë pak nga shkëlqimi i rremë.
Brenga e analistit duhet të jetë ndryshimi i shoqërisë e asesi shkëlqimi i rremë. Nëse mendojmë në shkëlqimin pa mos pasur parasysh dëshirën për të ndryshuar shoqërinë, atëherë jemi shndërruar në njerëz pa krenari, pa dinjitet.
Profesorët tanë universitar jo vetëm që i çuan hund`t përpjetë, por edhe morën në dorë fatet e njerëzve duke i kërcënuar për 50 euro, duke mashtruar vajzat e reja me qëllim çnderimin e tyre për një notë në indeks, e duke dhënë deklarata të pabaza e që janë në dobi të armikut, vetëm për shkak të hapësirës që i afrohet në mediat në një gjuhë sllave.
Hund`t përpjetë i çoi edhe i pasuri i cili tërësisht e harroi të varfrin. Në vend që t`i lajë hapësirë ankimi të varfrit, dorën e ankimit e ka kapur i pasuri. Pa fije turpi ai ankohet para të varfrit, bile shpesh herë përdor edhe gjuhën e arrogancës vetëm për ta përjashtuar prej rrethit njerëzor.
Është krizë...!!! Këtë fjalë më shumë e përdorin të pasurit sesa të varfrit. Kriza lindi si rezultat i ankimit dhe rënkimit në kohën e bollëkut, ndërsa ankimi i përsëritur edhe pas bollëkut sjell fatkeqësi.
As gruaja nuk u përjashtua prej këtij trendi modern. Duke marr leksione turke e spanjolle në televizion, ajo dirigjon komplet jetën familjare. Në momentin e ndërhyrjes së burrit për të sjell në normale jetën familjare, gruaja, në versionin e Agim Devës, i çon hund`t përpjetë.
Fëmijët duke marr për model prindërit e tyre, pa pritur aspak, u dorëzuan në vesin e dëshiruar, filluan që të shprehin pa dëgjueshmëri e hund`t i çuan përpjetë.
E t`i mos i ço hund`t përpjetë, se i pari në këtë botë që i çoi hund`t përpjetë është djalli, duke mos iu bindur urdhrave të Zotit.


No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...