Sunday, April 21, 2013

Afërsia vëllazërore



Hamdi Nuhiju

Mjetet e komunikimit masiv kanë shkulur prej nesh ngrohtësinë vëllazërore. E gjithë bota sillet e mbështillet në rrjetet sociale, ndërsa dashuria, respekti, biseda e ndërsjellët, komunikimi janë zbehur.
Është zbehur edhe qasja jonë ndaj adhurimeve.
Çdo gjë e lidhur me botën e teknologjisë, ndërsa shpirti i vdekur në qoshin e dhomës. Zemrat rënkojnë nga mëkatet, epshet gufojnë nga shikimet e ndaluara.
Je vet përballë kompjuterit. Sa mund të jesh i sigurt në vetvete se epshi nuk do të devijoj zemrën tënde?
Nervoza, paragjykimet, thashethemet, mungesa e komunikimit krijon barriera të paparashikueshme. Në vend se të përfitojmë prej teknologjisë duke e bërë teknologjinë pjesë të xhepit e jo pjesë të mendjes, zemrës e shpirtit, teknologjia po përfiton prej nesh duke na vjedhur kohën.
Në takimet e pakta që kemi me njerëz jashtë teknologjisë, ankohen për mungesën e lexueshmërisë së librit. Sot atij, pra librit i ka humbur shkëlqimi. Ky është konstatimi gati i shumicës prej tyre. Ndërsa, e vërteta është se librit asnjëherë nuk i humb shkëlqimi. Po ne kemi humbur shkëlqimin duke dembeluar veten me mjetet e komunikimit masiv.
Si është e mundur që në mesin tonë të ketë probleme të pazgjidhura? Ka shumë paragjykime, ndarje midis burrave e grave, ikje të vajzave të reja myslimane, vrasje, e çnderime të ndryshme. Ndërhyrja e teknologjisë duke e zbehur komunikimin, konsultimin midis njerëzve, ka sjell deri tek termi probleme të pazgjidhura.
Edhe para nesh njerëzit kishin probleme, sepse jeta pa probleme nuk është interesant. Po ato probleme zgjidheshin me lehtësi, pasi që ekzistonin familjet, ekzistonin mexhliset dhe vëllazëria midis myslimaneve ende ishte e shenjtë. Zoti në Kur`an na quan vëllezër, ndërsa ne kohën që duhet ta kalojmë me vëllezërit e harxhojmë me teknologjinë. As në teori dhe as në praktikë ne nuk kuptojmë emërtimin tonë si vëllezër nga ana e Allahut xh.sh. Sikur ta kuptonim, nuk do të kishim kaq shumë të pa punë në mesin tonë, kaq shumë të rinj e të reja që nuk dinë të lexojnë Kur`an, kaq shumë të rinj e të reja që nuk agjërojnë Ramazan, kaq shumë të rinj e të reja që nuk falin namaz, kaq shumë të rinj e të reja që janë bërë robër të epsheve të tyre.
Afërsia vëllazërore është në dobi të secilit prej nesh. Ne nuk jemi të veçantë prej vëllezërve tanë, vetëm pse sipas nesh mendojmë se kemi ca suksese. Në jetën e njerëzve Allahu ka dhënë shumë suksese. Nuk ka njeri që gjatë jetës së tij në ndonjë sferë të caktuar nuk është i suksesshëm. Vëllazëria ka nevojë që të bëhemi ende më të suksesshëm, po edhe të ruajmë vetveten prej mëkateve.
Na ka treguar Henadi, i cili thotë: Na ka treguar Vekiu, i cili transmeton prej Shu`bes, ky prej Ebu Tejah Dubeiut, i cili ka thënë: E kam dëgjuar Enes b. Malikun duke thënë:” I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ishte aq shumë i afërt me ne sa që me ne fliste lirshëm. Një herë e pyeti vëllain tim të vogël: O Eba Umejr, si e ke kanarinën e vogël? Pastaj u falëm në shtrojën tonë, të cilën e spërkatëm ( me ujë)”. ( Suneni i Tirmidhiut, vëllimi 2., f.107)
Shembulli i jetës së besimtarit duhet që të jetë Pejgamberi Muhammed alejhi selam. Ai sillej me butësi me secilin. Ishte i afërt dhe i ngrohtë me njerëzit. Nuk zgjidhte të madhin nga i vogli, të pasurin nga i varfri. Paramendoni sikur të kishte bërë një zgjedhje të këtillë, se si do të reflektonte ajo gjë në historinë botërore?
Shokët e tij, duke ndjekur shembullin e tij, e përhapën Islamin në të katër anët e botës. E ne sot nuk jemi në gjendje që me vet vëllezërit tanë të flasim me gjuhën e urtësisë, butësisë, mirësjelljes, e leje më t`i ftojmë edhe jo myslimanët në Islam.
Si mysliman obligohemi që të jetojmë në shoqëri, të përzihemi me njerëz, të përfitojmë prej tyre dhe ata të përfitojnë prej nesh. Po nuk i dhamë mundësi të tjerëve që të ndjejnë afërsinë tonë vëllazërore, ia kemi vulosur vetvetes  dështimin.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...