Monday, April 22, 2013

Faqja 72…!!!



Hamdi Nuhiju

Romani ‘Malbrezet’ i autorit Adem Gajtani është një rrëfim i gjallë. Metaforat e puthura, esenca e jetës, e vërteta e shkurtër ose e madhe historike, e qasja e një sistemi ndaj ‘problematikëve’ është pasqyra e parë e tij.

Malbrezet as që diktohen  e as që diktojnë konceptin e lexuesit. Ata janë bërë gjellë ngrënëse e narkomanëve, hajdutëve, dilerëve, rrugaçëve, enciklopedistëve, intelektualëve, politikanëve, furrxhinjve, sharrëxhinjve.
Gjatë së lexuari të tij është  e njëjtë si gjatë të ngrënit të patëllxhanit. E shijon në vetvete hidhëtinë ose të mirën, ndërsa spërkat edhe të tjerët afër teje. Malbrezet janë patëllxhan në vete.
Malbrezet iu afruan drogaxhiut në vend të drogës, ndërsa smirëxhiut ia hoqën copat e smirës për t`i zëvendësuar me gjendjen e thjeshtë të punëtorit të minierave. Llogaritni kokrrat e mendjemadhit ose pllakat e Martin Luter Kingut. Po qe se, mendjemadhësinë e copëzuam, ndërsa diturinë e pllakëzuam, do të dalim tek Adem Gajtani ose Malbrezet e tij.
Shkronjat e tilla u shkruan në kohën kur ankesa ose smira ndaj teknologjisë ishte minimale ose thuajse nuk ekzistonte . Prandaj edhe botuesi rrezikonte edhe shtypte libra në tirazh që sot është  ëndërr.
Në gjuhën e drogaxhiut Malbrezët u shndërruan në ‘pakovk’ që dikur kishte vlerë edhe shitja e tij. Tek spiunët e sistemit, ajo u shndërrua në kod identifikimi ose dhënie informatash. Tek dashnorët u duk e doli në shesh këmbimi në stilin e ‘Këngës së kandarit’ të Anton Zako Çajupit. Politikanët e përdorën si faculetë për fshirjen e lotëve të krokodilit. Armiku shkeli mbi shkronja me një frikë respekt të veçantë.
Para faqes 72  përmes ‘ Fillit të kuq’, Adem Gajtani rrumbullakon Malbrezet e qëndresës, ndërsa pas faqes 72, Malbrezet e dashunisë i nis me ‘Tregimet për fluturën’.
Drogaxhiu librin e ndau në dysh, për të kryer shërbimet e tij. Faqja 72 mungon...!!!
Ai e kreu shërbimin për vetveten, për të mbështjell drogën e për tu mos diktuar prej oficerëve të policisë, ndërsa drogaxhinjtë e librave nuk po mund të shërbehen me drogën e prodhuar të Adem Gajtanit. Nuk kemi të bëjmë me drogaxhi të thjeshtë. Ai është i kalibrit të një psikologu që e di saktë se si të krijoj varësi tek të tjerët.
Sa mund të peshoj libri para faqes 72 dhe sa pas saj? Si mund të shërbehemi me gjellërat e aromat që afrohen në ato dy anë të lumit, ndërsa vrushkullin e lumit as që e shohim? Pse privohemi prej faqes 72? Çfarë nevoje ka pasur njeriu që ka shkulur vetëm këtë faqe? Me pyetje të këtij karakteri mund të vazhdojmë deri në mëngjes, po nuk mund të gjejmë as një gjurmë të drogaxhiut, po edhe të faqes 72.
Adem Gajtani vazhdon rrëfimin e tij e thotë:” Komesari:
- Unë jam për dënim. Te kanga- tollovi. S`mund t`i bajnë gja. Të lodhun.
- Koha nuk na pret, si të gdhijë do të jetë shumë vonë.
- Për hir të të plagosurve edhe unë jam për...
- Por, burra nuk ban ashtu, unë nuk jam për dënim! Ishte nji ndër të parët n`aradhe. Ishte trim, ishte i guximshëm!
- Askush nuk ia mohon meritat. Ai prapë do të jetë në mesin tonë. I dashtun dhe i paharruem kurr.
- Të gjithë do ta bajmë si flakën në zemër!
- Më besoni, se kjo më duket si me e dënue veten. Unë në këtë situatë, nuk kisha ba kurrgjë tjetër, por kisha dënue veten!
- Përkundrazi....e të plagosunit?
Kanga nuk këndon, por tash qan. Nuk e njef kërkënd, nuk e njef as veten...”
Adem Gajtani bën sikur të ishte duke shkruar për Mitrovicën dhe këngën e Shkurte Fejzës me titull:” Jo nuk ndahet Mitrovica”. Kënga qan tek Malbrezet, po edhe në zemrat e miliona shqiptarëve që me huti po shohin se çka po ndodh midis Kosovës me Serbinë. Çfarë do marrëveshje e arritur midis këtyre dy shteteve që është në dëm të Kosovës, ose në copëtim të saj, është e dëmshme për të gjithë ne.
Serbet janë populli i njëjtë i ledhatuar i Perëndimit edhe në masakrën e Srebrenicës. Ata përdorën fuqinë e ndërkombëtarëve për ta lënë të pazgjidhur çështjen boshnjake, ndërsa shqiptarët ia dhënë këngës.
Serbet po shërbehen me Kosovën sikur drogaxhiu me faqen 72. Libri të mos binte në dorë të drogaxhiut, sot do të zbulonim misteret e 72-shit, ndërsa Kosova të ruhej nga shqiptarët nuk do të linte askënd t`i fus hundët në të.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...