Saturday, April 27, 2013

Pa fjalë



Hamdi Nuhiju

Pa fjalë ngelet ateisti i mbushur me urrejtje ndaj besimit. Ai beson në ekzistencën e materies, po nuk beson në ekzistencën e Krijuesit. Kapet pas të dukshmes dhe e mohon të padukshmen. Mendon se, pse ai vet nuk sheh me sytë e zemrës edhe të mendjes edhe të tjerët duhet që njëjtë si ai të veprojnë.

Ateisti kapi për dore gjuhën e urrejtjes dhe filloi që të bombardoj botën me kërcënime. Në vend të mirëkuptimit dhe logjikës tek ai mbretëroi dëshira për ta nxjerr në pah reflektimin e epshit. E di se ai tash e përcjell edhe këtë reflektim. Prandaj atij po i shkruaj. I thash e po i them, njeriu që mohon Zotin nuk mund të jetë i mirë as për familjen e tij, as për shoqërinë në tërësi. Faraoni nuk ishte pa dije e pa fuqi. E vetmja gjë që i mungoi ishte besimi në Zotin.
Edhe krerët tanë të sodit, të kësaj cope shteti, nuk janë pa dije dhe pa fuqi. Atyre i mungon besimi në Zotin, bindja e thellë në Të dhe frika nga Ai. Prandaj edhe e shtrëngojnë popullatën ashtu siç janë duke e shtrënguar.
Ideologjia e dikujt është që në mesin e besimtarëve mysliman shqiptarë, të instalojë drejtimin ortodoks të krishterimit sllav. Kështu do ta bënte të pavdekshme ekzistencën e tij në skenën politike. Ndoshta edhe do të kapej pas kapistrës së mijëra shpirtrave të etur për tu shitur.
Dikujt kandari nuk i punon drejtë. Mendon se do të jetoj përgjithmonë. I pavdekshëm është vetëm Zoti. Po jo Ai i shpjeguar nga duart e letrarëve.  Një grup i njerëzve kanë monopolizuar letërsinë shqiptare. Me të, sipas tyre,  nuk guxojnë që të merren djemtë e xhamisë. Grupi tjetër i njerëzve paska mbjell farën e urrejtjes dhe përçarjes.
Për Dollnenin çmos dëgjova këto ditë. Dikush paska folur maqedonisht, e tjetri paska dhënë shpjegimet e ankesat shqip, ndërsa shqiptarët iu drejtuan kutive të votimit tek Kryqi. Kjo komedi shqiptare do të mbahet në mend gjithë kohën.
Fjalët iu janë harxhuar edhe memecit. Ai në vend se të haj bukë, ka filluar që ti haj duart e tij. Çdo ditë po i numëron gishtat, një e nga një. Nuk guxon që për një ditë t`i haj të gjitha, pasi që pastaj ngelet edhe pa to. Kanibalizëm në vend të groshës.
Edhe traktori në fushën e zbrazët ka ngelur i hutuar si pa fjalë. Si të ndezët e të funksionoj me dembelin? Fshatarët ia mësyn qytetit dhe harruan fushën. Thuaja se qyteti po ofron jetesë më të mirë. Në fakt, në këtë kohë krize është mirë që qytetarët ti kthehen fshatrave e tokës. Një popull i madh, i fuqishëm, i mençur e punëtor si gjermanët, bënë dy punë për ta rikthyer lavdinë e tyre: bashkuan Gjermanit, dhe iu kthyen prodhimtarisë së patateve ( d.m.th. iu kthyen tokës).
Në ujin e turbullt gjithçka bëhet e paqartë. Edhe pse lumi është i vogël e jo i vdekur, ai shfrytëzohet në minimum për dobinë e njerëzve, ndërsa në maksimum për turbullim.
Në botën e kanibalëve të funksionosh si njeri është vështirë. Frikësohesh nga hija, kapesh pas mendimeve dyshuese edhe pse e di se dyshimi është lojë e trefishtë e largqoftit.  Fillon e flet me veten edhe pse e di se e ke obligim që ti flasësh shoqërisë. Rruga vetvetja dhe shoqëria duhet që të kaloj përmes rrugës së veprave dhe fjalëve. Për veten ruaji veprat, e nuk të duhen fjalët e tua, ndërsa për shoqërinë fjalët, se veprat ti marrin vet. I mbyllur në dhomë me largqoftin, fillove që ti bësh cytje. Botë e kthyer përmbys.
Me sa ankesa e përshkrove rrugën prej Shkupit e deri në Beograd? Apo ndoshta destinacioni jot nuk është Beogradi, po Sofja?
“Duro, zemër, e duro,
Si duroi mali me borë.”- Jeronim De Rada
Historia e durimit është më shumë histori e dhimbjes. Ajo shpreson se shpresa një ditë do të lind. Po asaj ia kanë nxënë frymën dhe e kanë mbytur.
Durimi po zëvendëson patatet, groshën, orizin, buzëqeshjen. Shqiptarët e këtushëm kanë ardhur në derexhe që të mos dinë të bëjnë dallimin midis buzëqeshjes dhe durimit. Kujtuan se durimi është buzëqeshje. E kapëm për dore durimin dhe filluam që të luajmë me të. Po e hedhim herë tek njëri krah e herë tek krahu tjetër.
Pa fjalë ka ngelur edhe oratori më i madh. Ai, po i ruan fjalët për ditët e vështira. Tash po merret me durimin. Mallkuar qoftë ky durim dembelizmi.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...