Saturday, May 4, 2013

Syprina e mangësisë

Hamdi Nuhiju

Sipas fjalorit elektronik shpjegues me mangësi nënkuptojmë:” Të  qenët i mangët, e metë, zbrazëti”, ndërsa me mangët nënkuptojmë:” Që ka më pak se sa duhet, që nuk është i plotë, që ka mungesa”.Jeta në kurriz të tjerëve quhet mangë.

Ndërsa, po sipas këtij fjalori, me syprinë nënkuptojmë:” Faqja e sipërme e diçkaje, pjesa që mbulon a vesh sipërfaqen e diçkaje, sipërfaqe”.
Këto dy elemente mbulojnë dhe zbërthejnë njëra tjetrën. Ata gjenden tek njeriu, njëjtë si gjendet trupi, mendja, shpirti. Nuk mund të kesh idenë se ekzistojnë pa i perceptuar dhe parë. Por, je i bindur se pa prezencën e tyre nuk mund të funksionoj asnjë lloj sistemi në këtë botë.
Mangësia është cilësi e njeriut. Ajo gjendet e mbjell qysh me krijimin e tij. Ai nuk është i krijuar i mangët, por mangësia që quhet dobësi është shkak dhe fryt i mbijetesës së tij në këtë botë. Njerëzit mund të synojnë të përsosurën, po asnjëherë nuk mund ta arrijnë në nivelin e përgjithshëm.
Mangësia është ajo e metë e cila edhe njeriun më të pushtetshëm në këtë botë e gjunjëzon para pasqyrës, vetvetes, po shpesh herë edhe para masës. Mangësia nuk është ide e kritikës, e as kritikë e kritikës të kritikës. Ajo lind, po edhe mund të vdes duke kërkuar qenësinë, idealin, respektin.
Njeriu gjithmonë vepron në drejtim të kundërt me mangësinë. Vet kjo qasje e jetës së tij është mangësi. Mundohesh të mbulosh, por duke mbuluar tregon cilësi ose ves mangësie. Dhe të jemi të qartë, se gati  asnjëherë nuk mbulojmë të mirat, po vetëm të këqijat, veprat që bien në kundërshtim me vetveten dhe njerëzimin. Detyra e njeriut është që të mundohet ta kontrolloj këtë cilësi, e jo ta zhduk.
Me mbjelljen e farës së epshit, egos, mangësia ka gjetur strehën e përhershme. Njerëzit kujtojnë se mund ta zhdukin, ta mbysin, ta vrasin, ta varrin, ta shkelin, ta përbuzin, ta injorojnë, ta maltretojnë deri në nivelin e skajshëm. Mangësia e ka një mangësi, se ajo dëshiron vetëm kontrollin e njeriut.
Gjithçka që ka të bëjë me njeriun ka të bëjë edhe me mangësinë. Kafshët që janë në shërbim të njeriut, lidhen me mangësinë. Po ashtu edhe shtetet, kontinentet, divizionet ushtarake, klubet sportive, politike, kulturore, religjioze, janë pjesë e sistemeve të mangësisë.
Ndonjë parti politike përgatit strategji kurthi kundër partisë tjetër politike. Kjo gjë bëhet e mundur duke hulumtuar në të metat e tjetrit, duke përqeshur, përbuzur e përdorur metodat më të pista të presionit e izolimit. Nëse në dorë ka pak pushtet, suksesi i saj në sferën e nënçmimit e përbuzjes është i garantuar.
Po nuk është vetëm njëra parti që hulumton në mangësinë e partisë tjetër. As tjetra nuk rri rehat dhe përdor metodat e ndryshme për të sulmuar, izoluar e nënçmuar partinë tjetër. Qëllimi i krejt kësaj garniture është arritja në sa më shumë pushtet, zgjerimi i atij pushteti dhe sipas tyre qëndrimi në të deri në përfundim të jetës.
Shtetet e caktuara përgatisin strategji e ide kurthi kundër shteteve tjera. Ata mbijetojnë në skenën botërore duke u kapur pas mangësive të tjetrit. Invazioni i këtillë ideologjik e çrrënjos idenë e bashkëjetesës.
Kjo kapje pas mangësisë së tjetrit, shtetet e sistemet i bënë të pasigurta. Njerëzit që jetojnë në të janë gjithmonë klasa. Ata asnjëherë nuk ndihen të barabartë, të sigurt, në paqe. Gjithmonë me idenë e mbulimit të mangësisë tënde, shkon dhe sulmon më të dobëtin dhe e fajëson atë. Në kësi rrethana qysh mund njeriu t`i besoj sistemit të njeriut? Çfarë drejtësie siguron ai sistem i shkruar me dorën e njeriut dhe me kërkesat e epshit, egos e i mbjështellë me idenë e mangësisë?
Është e kotë që tërë kohën të thirremi në sisteme të mangëta që nuk krijojnë siguri, drejtësi, jetesë. Defekti i këtyre sistemeve nuk është jetësimi por mangësia.
Si është e mundur që në shtetin më demokratik në botë, të ndodhin krime të tilla, si krimet e mësuesve të shkollave fillore e të mesme që i abuzojnë seksualisht nxënësit e tyre? Në kësi raste sistemi ndërhyn, deri në momentin kur ai patjetërsueshëm duhet bërë i padrejtë. Gjithçka e brendshme reflekton edhe jashtë. Egoja nuk ndalet me kaq.
Paradat gay, ndalen në Moskë, ndalen në Beograd, d.m.th. nuk lejohen, pasi që sipas sistemeve të shkruara me dorën e njeriut, ai grupim i njerëzve është jashtë vijës njerëzore. E i fuqishmi standard ekzistence ekonomike të dobëtit i vendos organizimin e paradave të këtilla. Të dobët jemi ne që kemi kthyer sytë kah komuniteti LGBT.
Johan Tarçullovski me investimin e këtij shteti meriton meritat më të mëdha për shkak të krimeve që bëri ndaj bashkëqytetarëve të tij, ndërsa shqiptarët padrejtësisht dënohen në rastin ‘Monstra’ dhe etiketohen me diçka që nuk ka asgjë të përbashkët me to. Kjo prishje e ekuilibrit bëhet si rezultat i mangësive të njerëzve e shteteve, e aspak si rezultat i ndërhyrjes së një fuqie të madhe mbinatyrore.
Është bërë gati e detyrueshme që njeriu të kërkoj mbështetje në diçka më të madhe sesa vetvetja. Nuk është dashamirësi të votohesh duke të premtuar punësim, pastaj punësimi jot të varet prej sasisë së parave që detyrimisht duhesh të japësh në emër të dhuratës asi korrupsionit.
Nuk është sinqeritet të bësh marrëveshje me tjetrin në dëm të interesave kombëtare e fetare, me të vetmin synim që të qëndrosh gjatë kohë në pushtet duke qenë opozitë.
Dora e njeriut depërtoi edhe tek sistemi. Ajo nuk arriti që ta bind njeriun se duhet që të bazohet mbi vlerat e drejtësisë, mirësisë, paqes, tolerancës e solidaritetit. Në botën e globalizuar standardi i dyfishtë nuk duhet që të ekzistoj. Ai duhet minimizuar ose zhdukur nga skena politike. Ky standard është dyfytyrësh, kromozom i sasive të mëdha të mangësisë.
Prudon ka thënë:” Unë nuk e bëj sistemin; unë kërkoj fundin e privilegjit”.
Atë gjë po kërkojmë edhe ne. Botën e bazuar në drejtësi, e jo arrogancën e mbështjell si syprinë e mangësisë.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...