Tuesday, May 7, 2013

Ta ngulfatsh heshtjen



Hamdi Nuhiju

Shpesh herë karshi krimit heshtim. Kjo heshtje është krim më i rëndë se krimi. Heshtim kur duhet të flasim dhe flasim kur duhet që të heshtim. Edhe kjo logjikë e të vepruarit është ajkë krimi. Bota në vetvete ngërthen një numër të madh kriminelësh që kanë bërë krim ndaj vetvetes. Moralistët kapen për fijen e perit dhe shpeshtojnë ta shoshitin atë. Sentimentalet mbyllen në rrethin vicioz dhe presin momentin për të gufuar ndjenjat. Ndoshta ndjenjave të tyre i fryjnë mediumet qëllimisht. Skeptikët me dyshimin e tyre filluan që të spërkasin çdo qosh të kësaj bote.

Shoqëria njerëzore ka nevojë për njerëz që nuk merren me heshtjen, po me kritikën.  E kritika nuk mund të jetë bazë e heshtjes në një rreth ku bëhet vetëm për t`u kritikuar. Ajo lakohet nëpër fazat e jetësimit, dhënies së alternativës, e asesi në teorinë boshe të ngufatjes së heshtjes.
Qëllimi i ngufatjes së heshtjes nuk është heshtja e as kritika. Alternativa mund të jetë në piedestalin më të lartë të saj, por praktikimi i versionit fillimisht në individin, në familjen e pastaj edhe në shoqërinë,është ngufatje totale e heshtjes. Aty ku nuk ka vend për kritika ka vend për diktaturë. Paramendoni sistemet politike që ngulfatën botën e kritikës, ndërsa e gjallëruan idenë e heshtjes. Dhe shtetet një ndër një kopjuan këtë sistem që siguron ekzistencë në skenën politike. Në vend të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve, atyre i afrohet modeli i heshtjes dhe pranimit në heshtje të krimeve.
Në vend që të kritikohet dukuria e zhvillimit të manifestimeve të bukurisë në oborret e xhamive, nga mediumet e caktuara, qëllimisht po kritikohet thirrja e ezanit ose ndërhyrja e dhunshme e hoxhës në jetën e përditshme shoqërore. Koncepti i ndërhyrjes së dhunshme është koncept marksist që nuk ka asgjë të përbashkët me demokracinë.
Në vend që të kritikohet dukuria e korrupsionit që po mbretëron në çdo segment të politikës sonë, mediumet tona merren me jargëzimin pas fondeve të pushtetit. Këtij jargëzimi nuk mund ti ikin as kritikët më të famshëm që në emër të famës, dhe mbushjes së xhepave përmes shkruarjes së shkronjave, janë në gjendje të ngjyrosin me ngjyrën e korrupsionit.
Paramendoni sikur nënat e baballarët e fëmijëve të dënuar në rastin ‘Monstra’, ta ngufatnin heshtjen dhe të nxjerrin në shesh arsenalin e drejtësisë?
Paramendoni sikur të diplomuarit tanë që presin me vite për tu punësuar në administratën shtetërore dhe në këtë mënyrë rrinë sus karshi çdo dhunimi psikologjik, të kapnin veglat e kritikës e t`i ktheheshin tokave të tyre, duke e izoluar heshtjen dhe pritjen në radhë tek dyert e ‘byrosë së punësimit’? Është e turpshme mbështetja jonë tek njerëzit, tek partitë politike, tek shtetet, për të zgjidhur problemet tona ekonomike, politike, kur kemi duar, këmbë, sy e veshë që na ka dhënë Zoti, kur e dimë saktësisht se furnizimi nuk është në dorën e askujt. Njeriu i cili i ka kthyer shpinën Zotit dhe pret e shpreson se rrësku është në dorën e ndonjë partie politike, ka gabuar rëndë. Është gabim të mendosh se diploma universitare detyrimisht duhet që të siguroje edhe punësimin e lehtë, ose me gjuhën e shqiptarëve ‘agallëkun’.
Duke u bazuar në këtë logjikë, na u shtuan të diplomuarit, ndërsa u ulë numri i bujqve, blegtorëve, tregtarëve, biznesmenëve. Toka e Komunës së Likovës është shumë më pjellore se toka e Komunës së Strumicës. Por, në tregun me shumicë në Shkup, specat e Strumicës ose edhe patëllxhanët shiten shumë më shtrenjtë sesa specat e patëllxhanët e prodhuar në Komunën e Likovës. Jo që janë më cilësore, por njerëzit i vlerësojnë tokat e tyre, i punojnë dhe në fund nuk tolerojnë që tregtari të lozë me djersën e tyre.
Është e palogjikshme që një njeri që ka pesë hektar tokë, shqiptarë nga Komuna e Likovës, të dal në tregun e Kumanovës dhe të blej speca, patëllxhanë, domate. Djali i tij në vend që t`i përkushtohet përpunimit të prodhimeve të tokës dhe të gjeje metoda të reja për të zgjeruar prodhimet, ai nënçmohet e përbuzet para ‘Byrove të punësimit’ duke pritur me vite për t`u futur në administratën shtetërore.
Si mund të përparojmë si popull kur nuk vlerësojmë atë që kemi? Secili popull në këtë botë, përparimin e tij e ka nisur duke u bazuar në kapacitetet që ka, e jo duke i injoruar e përbuzur të njëjtat. Me siguri se shumë pak veta dinë për luftën që bëhet rreth grurit midis SHBA-ve dhe Rusisë. Ndoshta edhe më pak veta e kanë kuptuar hapin e ministrit të punëve të jashtme të Turqisë Ahmet Davotoglu që në ambasadat e Turqisë në botë, t`i caktohet edhe detyra e marrjes së informacioneve nga sfera teknologjike dhe mënyra e aplikimit të njëjtës edhe në Turqi.
Ka ardhur koha që të gjithë ta ngulfatim heshtjen dhe t`i përveshim mëngët e kritikës, që në këtë mënyrë ta përmirësojmë veten po edhe shoqërinë.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...