Friday, May 10, 2013

Armiqtë e kritikës



Hamdi Nuhiju

Pas zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë shumë njerëz u dëshpëruan. Ata humbën sensin dhe kuptimin e të kuptuarit të politikës. Thjeshtë gjithçka që ka të bëjë me politikë u shndërrua në gërdi. Edhe flakadanët e politikës u shuan në terrin e blasfemisë pas zgjedhore. Skenarë të përgatitura paraprakisht, sisteme të formuara në bazë të interesave, e asesi në bazë të konceptit të demokracisë e lirisë, rrugë që mbyllen në rrethin vicioz, janë vetëm disa reflektime që duken.

Kritikët në vend që të merren me kritikimin e fenomeneve politike që po ndodhin në shoqëri, ata kthyen lapsat e tyre kah vet kritikët. Merren me biografitë e tyre, me gjithçkalogjinë e tyre, duke mos përmendur se në botën e gjithçkalogjisë po futen edhe vet ata. Duke u marr me biografinë e tjetrit, jep mundësinë që edhe tjetri të merret me biografinë tënde. Dhe pushtetit kjo gjë i konvenon. Një kritikë nga kritikët e për kritikët.
Politikës i konvenon që lapsat t`i drejtohen njëri-tjetrit dhe të harrojnë vet politikën. Të merren me gjithçka përveç me pazarllëqet që bëjnë partitë politike shqiptare e maqedonase. Të merren me të gjitha fenomenet që kanë të bëjnë në sferën e kritikëve, ndërsa të harrojnë të përmendin brengat e popullatës e në këtë mënyrë duke u bërë zë i popullatës në raport horizontal e vertikal.
Më shkurt e shqip, politik bërësve u konvenon që të përmenden përmendoret në sheshin e Shkupit, e të mos i shkoj ndërmend ndonjë kritiku të përmend se maqedonasit po ndërtojnë fabrika në Shtip, e në pjesën maqedonase, duke lënë gati se në vdekje pjesën shqiptare. Atyre i konvenon që ne të merremi me kushtëzimin ndaj njëri-tjetrit duke ndryshuar idealet e kritikës për shkak të dy trohëve të bukës që o në këtë mënyrë o në tjetrën patjetër që do t`i marrim.
Jetojmë në një kohë kur njerëz tanë kanë ëndërr një vend pune, ndërsa disa njerëz tjerë mu në këtë kohë kanë arritur gjithçka në sferën ekonomike në kurriz të qytetarëve të këtij shteti.
Kritika ka armiq të mëdhenj. Armiku më i madh i kritikës është vet kritiku. Ai e zhvlerësoi atë, e hodhi në treg dhe filloi që ta shesë. Myshterinjtë e saj janë njerëz të pushtetshëm, d.m.th njerëz të zgjedhur.
Armiku i dytë i kritikës që është më i madh se vet kritika është egoja e kritikut. Mbërthehet në vetvete dhe armiku po qe se i fryu asaj, kritikën ta merr falas, pa asnjë gram ari të shpenzuar në këtë rrugë. Në këtë mënyrë bëhet dirigjimi i kritikës po edhe jeta e kritikut merr kahen e kontrollit dhe varësisë totale.
Fryrja e egos së kritikut bëhet në mënyrën e bërjes hite të këngëve pavlerë. Një ditë dikush, për këngën:” Të ka lali shpirt” më pyeti: ‘A aq shumë vlera artistike ka kjo këngë që për çdo ditë gjithkund duhet ta dëgjojmë?’
Armiku i tretë i kritikës është pushteti. Nënkuptohet, e gjithë garnitura shtetërore përdor të gjitha mjetet e lejueshme dhe të palejueshme ose për ta zhdukur kritikën ose për ta kontrolluar tërësisht. Raste të këtilla kemi plotë, sidomos pas ardhjes në pushtet të partisë VMRO-DPMNE.
Armiku i katërt i kritikës është zhvlerësimi i vijës ideologjike të kritikut. Njeriu i cili del në skenën e kritikës dhe për interesa të caktuara e të shkurtra, shet ideologjinë e tij, lëkund nga vija e tij ideologjike, i kthen shpinën, nuk i përmbahet, në këtë mënyrë dëmton kritikën po edhe vetveten.
Kohët e fundit janë shpeshtuar termet komunist me petkun e demokratit. Ose edhe shpesh herë po dëgjojmë terme të tilla si ish politikanë të dalin në botën e kritikës dhe të përfitojnë nga kulaçi mediatik.
Kritiku nuk duhet që të merret as me vijën ideologjike të krikëve, as me pozicionin e politikanëve ose rokadën nga politika në kritikë. Thjeshtë ai është zë i popullit dhe si i tillë nuk guxon që të zhvlerësoj këtë institucion të rëndësishëm.
Kritiku në fillim është i panjohur, i pa autorizuar, por vazhdimësia dhe gjetja e vetes së njerëzve në kritikat e tij, e bënë atë zëdhënës besnik. E populli në rend të parë duhet që të ndëshkoj vet kritikët para se t`i ndëshkoje politikanët e tij. Kritikët janë ndër faktorët kryesor që devijojnë brengat e popullit dhe e paraqesin situatën vetëm me lule aromatike, retorikë boshe të premtimeve të politikanëve tanë.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...