Wednesday, May 29, 2013

Thashethemet



Hamdi Nuhiju

Shqiptarët i kanë në gjak thashethemet. Tërë ditën e natën rrinë e kuvendojnë dhe marrin nëpër gojë njerëzit e dynjasë. Kështu veprojnë këta ndaj tyre, po edhe ata ndaj këtyre të njëjtën masë kthimi kanë.
Thashethemet shpesh herë përdoren në vend të gjellës. Në vend që të ngop nëna fëmijët e saj me ushqime të shijshme, ajo i mbush me zarzavate fjalësh për mangësitë ose të arriturat e tjetrit.
Në të dyja rastet, bëhet hiperbolizimi i tyre. Nëse është e arritur, nuk është aq e madhe sa paraqitet në thashetheme, ose nëse është mangësi ose dobësi, nuk është aq e shëmtuar, e keqe, e rëndë, sesa thashetheme-ja që e paraqet.
Thashetheme-ja nuk është cilësi vetëm e shqiptarëve. Atë mjeshtërisht po e përdorin edhe fqinjët ose bashkëqytetarët tanë. Gatuesit e tyre si prej shqiptarëve ashtu edhe prej maqedonasve janë futur në të njëjtën gjellë thashetheme-je. Veprojmë në mënyrë të orkestruar:thanë.
Nëse duam t`ia hipim çmimin njëri-tjetrit, duhet të veprojmë në vijën e njëjtë. Herë hidhërohemi, herë pajtohemi. Ndoshta me vite karshi popujve tanë nuk flasim, ndërsa ne e kemi përgatitur gjellën e njëjtë. Edhe unë, po edhe ti për gjatë kohë, do të jemi në pozita udhëheqëse. Kështu murmuritën e pëshpëritën politikanët.
Thashetheme-ja nga goja e popullit si anomali u bë  armë e politikanëve. E shndërruar në bombë atomike shpesh herë ajo shpërthen në terrene të panjohura e të papranueshme për opinionin.
Politikanët mund të nxjerrin smeralde ari nga thashethemet aq sa ka mundur të nxjerr rend Prigozhin Stenxhers nga kaosi. Nëse veset e mira e të këqija do t`i shndërronim në rrathë, rrethi më i madh do të ishte ai i thashethemeve. Thashethemet kanë zëvendësuar librat, mjetet e informimit, gazetat, revistat, madje edhe botëkuptimin progresist të jetës. Edhe vet mjetet e informimit janë shndërruar në prodhuese dhe shpërndarëse e thashethemeve.
Një shtet hibrid si Maqedonia, i ndërtuar në konceptin e kuturologjisë dhe i bazuar në frymën e thashethemeve po ngulfat edhe fëmijët e shkollave fillore përmes testeve eksterne. Për të mbuluar vetmbytjen në testet eksterne, kjo elitë politike detyrohet që të shkaktoj skandal diplomatik, duke organizuar - mos organizuar Samitin e Ohrit, në të cilin samit, nuk ishte e ftuar presidentja e Kosovës.
Normal ky skandal diplomatik mund të ketë shumë interpretime, në mesin e tyre edhe atë, se tash i duhet një shërbim i vogël Sali Berishës dhe të zgjedhurit të tij Bujar Nishani, në zgjedhjet parlamentare  të 23 qershorit.
Përderisa në anën tjetër, Nikolla Gruevski merret me mbytjen e tërësishme të opozitës maqedonase në Republikën e Maqedonisë. Shqiptarët gjatë kohë kanë ngelur pa opozitë. Detyrimisht korpusi politik shqiptar duhet që të ndryshoj rrënjësisht. Ai korpus nuk duhet që të veproj në mënyrë të orkestruar me korpusin politik maqedonas, po gjithmonë në vija të kundërta. Ideja e shtetit multietnik ose bashkim-vëllazërimit është ideja e ngufatjes së nacionalizmit dhe interesave shqiptare.
Thashethemet nuk mbyllen me kaq. Por, alarmojnë thashetheme të reja.


No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...