Tuesday, June 4, 2013

Hytbeja e hoxhës Irfan Salihu



Hamdi Nuhiju

Hytbeja shumë e përfolur këto ditë e hoxhës Irfan Salihu ishte njëra prej temave që preokupon ose që duhet të preokupoj secilin shqiptarë mysliman.  E kemi parasysh se fjalët që u thanë aty nuk e preokupojnë pjesën krishtere të popullatës shqiptare për shkak të provincializmit të tyre në ideologji dhe fe.

Ajo hytbe u përqesh dhe u sulmua nga shumica e medieve shqiptare, çuditërisht edhe nga një grup myslimanësh praktikant që nuk ndajnë si duket brengat e njëjta me hoxhën. Ata mysliman në vend se të marrin hapin për të ndryshuar shoqërinë në të mirë, shkojnë dhe gjykojnë hytben e hoxhës e i japin leksione me vend e pa vend se si duhet që ti përdor fjalët.
Në kohën e komunizmit, ashtu siç na kanë treguar pleqtë tanë, në hytbet e hoxhallarëve janë përzier vet shteti, ndërsa tash në demokraci  prej tek shteti, grupet e vogla të interesit, mediumet, individët, intelektualët, myslimanët, badihavxhinjtë etj. Ndërsa në  ’ hytben ’ e Arian Canit, të mbajtur në Zonë e Lirë, ku i njëjti predikoi për ‘merakliket’ me shami, nuk u dëgjua zëri i këtyre myslimanëve praktikant.
Brenga që e paraqet haptas hoxha Irfan Salihu duhet që të gjithë neve të na vetëdijësoj. Baza e shoqërisë që është familja, sot është në zhdukje e sipër. Nëpër oda, kafene, institucione publike e private, gati të gjithë e dimë se ku është problemi, por heshtim. Heshtja jonë d.m.th se ne jemi pajtuar me një gjendje të këtillë dhe nuk duam ta ndryshojmë. Ne, nuk duhet që të interesohemi që fenë ta marrim prej hoxhallarëve tanë që ndajnë të njëjtat brenga me ne, por e marrim prej formateve të emisioneve që sulmojnë traditat shqiptare që janë në dobi të ruajtjes së moralit dhe nderit. Në emisionin e fundit të Agron Llakaj u sulmua edhe tradita e vendosjes së banjave për kryerjen e nevojave fiziologjikë diku jashtë shtëpisë  ( nënkuptohet brenda në oborr). Ndërsa, tek e diela shqiptare, fëmijët e klasave të pesta e të gjashta mësohen se si duhet të puthen.
Vet institucionet e ndryshme publike në Shqipëri kanë bërë analizë për virgjinitetin e vajzave të shkollave të mesme e fillore në Shqipëri, ndërsa hoxha të njëjtat analiza të tyre i përmendi. As nuk shtoi e as nuk pakësoi. Nuk e di se çfarë krimi është që të përmendësh studimin dhe analizimin e dikujt për të sulmuar disa dukuri ose vese negative në shoqërinë tonë? Hytbeja nuk qenka vend i duhur?!!! Nëse hytbeja nuk është vend i duhur për të folur për moralin dhe nderin e besimtarëve, atëherë nuk e di se për çfarë shërben hytbeja? Ose ndoshta hytbeja duhet të shërbej dhunshëm për thirrjen e popullatës për të votuar partitë në pushtet në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri?
Përderisa në vende të ndryshme të botës bëhen tentime se si të ruhet virgjiniteti i femrave, tek ne, si duket edhe hoxha e ka të ndaluar që të flas për ruajtjen e virgjinitetit dhe pastërtisë së femrave tona. Tek ne promovohen aktivitete si ‘Nata e Seksit’ në Prishtinë, si dhe Shqipëria është shndërruar në parajsë tokësore për homoseksualet, lesbiket etj, ndërsa hiç më larg se në Maqedoni, këto grupe janë të diskriminuar skajshmërish me investimin e pushtetit dhe opozitës. Nëse duhet që ta dallojmë të mirën nga e keqja, këtë gjë duhet bërë vet ne shqiptarët mysliman, e jo ortodoksët, katolikët, protestantët etj, ndërsa neve të na detyrojnë që ti përkulemi veseve çthurëse.
Unë nuk jam avokat i hoxhës, por do të jam avokat i brengës së tij deri në përfundim të jetës. Në shtjellimin e asaj hytbeje kisha shtuar edhe kritere ende më të rrepta për të ndërtuar një familje të shëndosh. Pa familje të shëndosh, nuk do të kemi shoqëri të shëndosh dhe ardhmëria e kombit tonë do të jetë gjithmonë në rrezik.


2 comments:

Unknown said...

Allahu t'shperblefte per deklaraten Hamdi!

Festa said...

Plotesisht e drejte, Hamdi. Besoj se sikur hoxha t'a shtjellonte kete ceshtje ne nivelin qe po e beni ju, askush nuk do te regonte negativisht ndaj asaj hytbeje...Por, eshte toni emocional (urrejtja) dhe vecanerisht gjuha e njeanshme (pavaresisht audiences se aty per atyshme)ajo qe ngjalli reagimet. Cdo eksperience eshte mesim...Hajr inshalla!

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...