Friday, May 7, 2010

‘Sudbina’-fate, Maqe(d)onia Express…!!!

‘Sudbina’-fate, Maqe(d)onia Express…!!!
Hamdi Nuhiju


Deklarata nr.1 e UÇK e shqetësoi dukshëm faktorin ndërkombëtar. Prandaj, edhe u nisën të gjitha presionet politike për zgjidhjen e këtij problemi esencial në Republikën e Maqedonisë. Interesant është edhe deklarata e Besim Doganit, dhënë para do kohësh Gazetës Lajm të Republikës së Maqedonisë. Si duket ai largimin e tij nga rradhët e DR e llogariti me padrejtësinë politike që bëhet ndaj faktorit politik shqiptar në këtë vend dhe rrugën e protestës politike e gjente në modelin e deklaratës së UÇK.


Armatimi i gjetur në Bllacë i ka shqetësuar ndërkombëtarët, ndërsa vendorët përmes politikës së heshtjes po bëjnë lojën e të përndjekurit politikë. Të gjitha montimet politike në këtë vend janë realizuar në këtë mënyrë. Shqiptarëve të këtushëm iu kujtohet shumë mirë ai slogani i partive maqedonase me arsyetimin karshi ndërkombëtarëve, se atojanë për më shumë të drejta ndaj shqiptarëve, por thjeshtë, opozita maqedonase do të destabilizonte shtetin dhe do te krijohej një kaos politik në vend.
Si janë duke rrjedhur ngjarjet në Republikën e Maqedonisë, përsëri shqiptarët e këtushëm do të gjenden karshi një tradhtie të madhe prej vet shqiptarëve. Prongozimet e analistëve shqiptarë se pas çdo vendimi të rëndësishëm për Maqedoninë lind një tragjedi shqiptare, si duket do të jenë me vend.
Gruevski i cili më shumë po luan rolin e ‘Hamletit’ në teatrin e kryeparlamentarit të Maqedonisë, nuk është aspak i interesuar për zgjidhjen përfundimtare të problemeve ndëretnike në këtë shtet.
Para disa muajve, u realizua një sondazh prej një mediumi ndërkombëtarë ku alarmohej gjendja e tensionuar ndëretnike në këtë vend. Kjo sjellje e ‘monarkut’ Gruevski nga biruca e miut në pallatin e mbretit, vështirëson ende më shumë pozitën e shqiptarëve të këtushëm.
Të gjitha rrugët juridike dhe politike janë të mbyllura. U realizuan aq shumë truke dhe dallavere, sa që politikanët tanë ishin në gjumin e thellë të karrikeve të zeza të pushtetit politik.
Edhe beteja midis BFIM dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë këto ditë ka marrur përmasa të një tradhtie të rradhës. BFIM ishte aq shumë e vendosur në kërkesat e saja për rindërtimin e Burmali Xhamisë sa që të gjithë besimtarëve musliman të këtij vendi iu kthye besimi ndaj institucionit të tyre legal në Republikën e Maqedonisë. Por, ndryshimi i kahes dhe vendosmërisë së tyre, lëshimi pe, ose ndërrimi i diskursit të kërkesave të BFIM, i zhgënjeu të gjithë besimtarët musliman të këtij vendi.
BFIM fillimisht ishte kundër pjesëmarrjes në konferencën ndërkombëtare për mirëkuptim religjioz që organizohet në Ohër. Por, si duket brenda natës ndërruan mendje, dhe nga një institucion që mbron të drejtat e muslimanëve dhe përfaqëson muslimanët e këtij vendi u shndërrua në parti politike që ndryshon vendimet e saja brenda çastit.
Edhe pse shqiptarët musliman të këtij vendi duhet të mbështesin fuqishëm BFIM për kultivimin e jetës fetare, kulturore dhe shpirtërore të qytetarëve të këtij vendi, por ato presin që të mos zhgënjehen nga përfaqësues të këtij institucioni.
Nga një plan i shkëlqyer i Nikolla Gruevskit, të gjitha kërkesat për Burmali Xhaminë u shndërruan në humbje kohe dhe rikthim i mendësisë së ariut në botën e padukshme të tradhtive pafund. Këshilli koordinativ për rindërtimin e Burmali Xhamisë pa mbështetjen e BFIM nuk do të kishte mundësi që këtë betejë ta realizojë deri në fund.
Të gjithë besimtarët musliman të Republikës së Maqedonisë u habitën me lajmin e Gazetës Lajm të datës 06.05.2010 më titull:” Kisha në Shkup. Xhamia në Llazhec!” ku ndërmjet tjerash thuhet:” Ai ( zëdhënësi i BFIM) sqaron se me Qeverinë janë marrë vesh për ndërtimin e xhamisë në fshatin Llazhec të Manastirit si dhe për rikonstruimin e xhamisë së Prilepit.”
Edhe pse për rikonstruimin e xhamisë së Prilepit dhe xhaminë e fshatit Llazhec të Manastirit pak më herët si garantë u paraqitë edhe kryediplomati turk Ahmet Davotollu, BFIM duhet të vazhdonte betejën deri në fund për kërkesat e tyre për rindërtimin e Burmali Xhamisë.
Si duket fati i shqiptarëve të këtij vendi është zhgënjimi. Përndryshe fatit në gjuhën sllave maqedonase i thonë ‘sudbina’. Ma(q)edonia Express po vazhdon në mënyrë të skajshme politikat e saja të gatuara nëpë anti-shqiptare të gatimit.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...