Tuesday, December 17, 2013

Nuk ka vend për brengosje



Hamdi Nuhiju

Njerëzit për nga natyra e tyre dinë që ti ndërlikojnë marrëdhëniet e tyre shoqërore. Disa prej tyre ndoshta edhe i thjeshtësojnë të njëjtat në bazë të interesave të momentit, po në raste tjera ata nuk i ikin dot ndërlikimit.
Dhe si rezultat i marrëdhënieve të ndërlikuara e të tensionuara shoqërore midis individëve dhe grupeve të caktuara, vijmë deri tek pozita të sikletshme të cilat dinë të janë të rrezikshme.
Si individi ashtu edhe shoqëria duhet që t`i përshtatet rrethit dhe të ambientohet me secilën situatë. Ai nuk guxon që të keqtrajtoj çështjet që ka në dorë për të orientuar e as të orientoj veten drejt çështjeve që mund të keqtrajtohen prej të tjerëve. Shtresëzimi  i shoqërisë sa është i dëmshëm për individin është po aq i dëmshëm edhe për shoqërinë. Përmendet ky fakt për arsyen e pasojave që dalin në trajtim nga ana e këtij shtresëzimi e jo pajtimit me fatin e vetëvendosjes dhe përcaktimit. Njeriu nuk mund ta ndryshoj statusin e tij social, ose mendor po qe se është i krijuar në rrethana dhe kushte të tilla. Ai mund që pesimizmin e tij ta shndërroj në optimizëm dhe në prizmin e optimizmit t`i trajtoj të gjitha fenomenet shoqërore.
Dora e Krijuesit është gjithmonë prezent në vetëdijen shoqërore të njeriut. Ky fakt mjafton si stabilizator për gjendjen shpirtërore, morale, shoqërore e fizike të njeriut. Rruga e brengosjes e frikës nga padrejtësia shoqërore, si dhe inspirimi i njeriut nga vargjet kur`anore, fjalë e Allahut, për të reflektuar mbi të gjitha këto padrejtësi, janë dy gjëra që duhet trajtuar me mesatari. Njeriu për asnjë moment nuk guxon që të humbet dhe të humb edhe të tjerët në humbëtirën e tij ideologjike dhe mendore. Të tjerët duhet që ti thërras në reflektim po ashtu edhe veten duhet që ta ketë të kyçur në këtë rrugë të një kapshme.
Njeriu për njeriun është ujk. Kjo thënie ka tingëlluar keq dhe ka dal si rezultat i reflektimit të njeriut për njeriun nga prizmi shtazarak. Duke u qasur në këtë frymë, shumë kurthe e blasfemi kanë dal në shesh dhe është bërë e domosdoshme mbrojtja prej gjendjeve dhe situatave të këtilla.
Ndërsa për besimtarin mysliman mjafton reflektimi në këtë ajet kur`anor sa për të qetësuar zemrën, shpirtin, ndjenjat dhe stabilizuar mendjen:” Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka gjendet në Tokë dhe tek Allahu do të kthehen të gjitha çështjet.”( Ali Imran:109)

Ky ajet kur`anor definon ekzistencën e të gjitha gjërave dhe çështjeve. Në këtë mënyrë njeriu zbulon se është një krijesë e një Krijuesi Madhështor, i Cili të gjitha botët i mban në ekuilibër dhe nën kontroll të vazhdueshme. Gjithçka është krijuar me vullnetin dhe dëshirën e Tij, po ashtu edhe gjithçka mund të shkatërrohet me vullnetin dhe dëshirën e Tij. Prandaj, besimtari mysliman karshi kurtheve të shumta që ekzistojnë në këtë botë, nuk ka vend për brengosje. Ai e di se të gjitha çështjet kthehen tek Allahu. Mjafton vetëm të ndjek me përpikëri rrugën e Tij.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...