Wednesday, February 19, 2014

Ezani dhe vezët e Vetëvendosjes



Hamdi Nuhiju

Tema mbi ezanin gjithmonë është aktuale.  Si në të kaluarën, si në të tashmen ,por edhe në të ardhmen, kjo temë është epiqendër e grupeve të ndryshme të interesit, e sidomos epiqendër e politikës. Sfondi i saj forcohet ose dobësohet, matet ose çmatet nga karakteristikat e popujve, rretheve, rajoneve të ndryshme të botës.

Rreth ezanit ekzistojnë interpretime të shumta. Ato asnjëherë nuk mund të janë të njëjta, por disa bëhen me qëllim të afirmimit të vezëve të Vetëvendosjes, e disa me qëllim të sinqertë, nxjerrjen në pah të vlerave dhe sqarimit të ekzistimit të tij në rrethet tona.
Titulli i këtij reflektimi duket pak tendencioz. Vezët e Vetëvendosjes nuk duhet të janë arsye që ne të kemi aq shumë simpati ndaj tyre sa t`i kthejmë shpinën ezanit, të largohemi prej masës së besimtarëve dhe të keqinterpretojmë qëllimet e ekzistencës së kësaj thirrjeje. Kur përmend vezët, e kam qëllimin në mobilizimin e masave nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe hedhjen e vezëve në drejtim të kësaj qeverie aktuale.
Rrolin historik të Vetëvendosjes në protestat studentore dhe vetëdijesimin e rinisë kosovare drejtë shtetëzimit të Kosovës nuk e besoj se e mohon kush. Po kjo nuk nënkupton edhe marrjen kallëp të çdo interpretimi ose qasje të Vetëvendosjes ndaj të gjitha sferave të jetës. Si lëvizje, ata janë të përcaktuar si të majtë, d.m.th të pafe. Sa turbofolk të duket ky konstatim është i vërtetë. Tashti , për dëshirat e të pafeve ne të interpretojmë qasjen tonë ndaj ezanit dhe ekzistencën e tij në Kosovë është pak absurde.
Është absurd edhe ikja prej fjalës duke u futur në interpretimin e vërtet që Vetëvendosja dëshiron ta dëgjoj. Ne, nuk po e lëmë Vetëvendosjen të thotë për ezanin atë që e tha në parlamentin e Kosovës se është zhurmë, duke votuar një projekt ligj për ndalimin e volumit të saj, por po e themi ne, me terma tjerë duke mos përmendur për asnjë çast Vetëvendosjen. Ne, besimtarët  si ushtar të sinqertë të Vetëvendosjes e vazhdojmë betejën e saj drejtë lyerjes së kokës me akull.
Ezani nuk është zhurmë, edhe sikur të duan disa ta interpretojnë si të tillë. Volumi i tij nuk guxon të jetë vetëm brenda oborreve të xhamive e as vetëm brenda xhamive. Sikur të ishte vetëm brenda oborrit të xhamive, atëherë nuk do të kryente funksionin për të cilin edhe ekziston.
Ezani nuk është thirrje vetëm për në namaz të besimtarëve, po është edhe thirrje për pranimin e Islamit nga pa besimtarët. Nuk duhet t`i frikësohemi vezëve të Vetëvendosjes për ta përmendur këtë fakt. Dhe kur Vetëvendosja voton kundër ezanit, ato janë të vetëdijshëm se çfarë bëjnë. Janë të sinqertë në rrugën e tyre të cilën e kanë zgjedhur.
Duam apo s`duam ta pranojmë edhe kambanat e kishave që dëgjojmë për çdo ditë në kishat e Shkupit, të Kumanovës e vendeve tjera nuk kanë qëllim të tregojnë vetëm për orën ose ekzistencën e kishave në ato vende. Po edhe vetëdijesimin, sipas tyre, të të tjerëve dhe thirrjen në fenë e krishtere.
Çështja e ezanit në Kosovë po ngjason me ezanin në Turqi në kohën e Mustafa Qemal Ataturkut. Vetëm se këtu janë vendosur faza, ndërsa në Turqinë e asaj kohe është shkuar drejtpërdrejt në çoroditje. Kjo qasje e Vetëvendosjes dhe disa partive tjera në Kosovë ndaj ezanit, a nuk na bënë të dyshojmë se hapi i radhës i këtyre partive do të jetë edhe shqipërimi i ezanit, ose thirrja në gjuhën shqipe? Mos u habitni nëse dëgjoni për nisma të tilla në parlamentin e Kosovës.
Feja islame nuk duhet interpretuar në bazë të tekave tona. Ne nuk guxojmë që të fusim dyshime në kokën e njeriut, si për shembull në rrethe ku të gjithë e dimë se Pejgamberi Muhammed alejhi selam ka qenë analfabet dhe ky argument ka qenë një dëshmi se ai nuk ka pasur as shanse teorike të marr ‘mësime’prej të tjerëve, të dalin disa hoxhallarë dhe të thonë: nuk mundet gjithë ai Pejgamber, që ka bërë gjithë atë revolucion në historinë njerëzore të ketë qenë analfabet?!!! Dhe kur përmenden konstatime të këtilla normal që jepen edhe argumente për këtë gjë. Edhe të mos ekzistonin, në historinë njerëzore ka pasur njerëz që kanë thënë fjalë të tilla. Ne njohim plot sekte, grupe të mëdha brenda Islamit që nuk bazohen në asnjë argument të vërtetë, e të mos paska një ‘ argument’ për konstatime të këtilla!!!
Muslimanët ndjejnë dashuri ndaj ezanit, të tjerëve mund t`i duket zhurmë. Ezani si thirrje edhe kur thirret prej njerëzve që nuk kanë zë të bukur, shtojnë kureshtjen për dëgjuesin. Dëgjuesi qoftë me fe ose pafe mjafton të bëjë pak meditim rreth fjalëve të ezanit dhe hulumtim rreth kuptimeve të tij, që t`i përgjigjet ose mos përgjigjet të njëjtës. Disa më zemër të ngurtësuar do ta quajnë zhurmë, dhe do t`i japin rast besimtarëve që t`i tregojnë nëpër mediume ose në vende ku e kanë pasur të ndaluar qasjen se nuk është zhurmë. Disave do t`i duket melodi e mirë që ngelet në nënvetëdijen e tyre, dhe nga frika nuk e pranojnë atë. Kjo kategori e njerëzve është shumicë në botën Perëndimore.
Të gjitha projektet çoroditëse që kanë pasur nisma si ky ndaj ezanit, kanë dështuar. Edhe vet libri i gjelbër i Gadafit, edhe pse ka qenë një tmerr i madh për popullatën, tashmë është shndërruar në histori prej të cilit njerëzit kanë marr dhe do të marrin mësim.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...