Monday, March 24, 2014

Retorika me fenë



Portali Zhurnal: Po ju shkruaj nëse mund te përgjigjeni për retorikën gjithnjë e më të shpeshtuar të politikanëve për fenë, tashmë kur ende jo zyrtarisht nuk ka filluar fushata. Si shembull, Mendu Thaçi akuzon Ali Ahmetin se e njeh Marksin në vend të Allahut. Si mund të shpjegohet ky diskurs i politikanëve?  


Hamdi Nuhiju: Politikanët tanë me vite të tëra kanë bërë një përzierje të ndjenjave dhe emocioneve të popullatës për të akuzuar njëri-tjetrin, por edhe për t`i ikur përgjegjësive që kanë marrë mbi supe.
Ata përdorin fenë për ta akuzuar njëri-tjetrin, ndërsa harrojnë ose janë të paaftë që t`i zgjidhin problemet e ndryshme fetare të popullit shqiptarë që jeton në Maqedoni. Burmali Xhamia, do të ishte problem i Bashkësisë Fetare Islame, nëse qeveria e Maqedonisë nuk do të përzihej për shitjen e pronës së saj. Por, përderisa u përzien, si partitë politike shqiptare në pozitë, si ato në opozitë duhej që të ndërmarrin masa për të reflektuar drejt gjetjes së një zgjidhjeje të atij problemi.
Burmali Xhamia është vetëm një problem i shqiptarëve të Maqedonisë që reflekton pakujdesin dhe dyfytyrësinë e politikanëve tanë. Ka edhe një mori problemesh tjera, të cilat me ndërhyrjen e politikës mund që të zgjidheshin.
Retorika në fjalë është e njohur për publikun. Në zgjedhjet e fundit lokale, vet kryetari i PDSH, Menduh Thaçi në një intervistë për televizionin Koha mallkonte tetovarët dhe hoxhallarët pse nuk e votuan kandidatin e tyre. Mendoj se popullata është vetëdijesuar dhe nuk bie më pre e kësaj retorike propagandistike.

1 comment:

Anonymous said...

http://www.zhurnal.mk/content/?id=1432416263124

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...