Hamdi Nuhiju
Të bëjmë
dua, apo t`i mallkojmë të tjerët? Kjo është një çështje mbi të cilën duhet vendosur tërë vëmendjen.
Besimtarët e dikurshëm nuk mallkonin të tjerët, e
as terrin, por bënin dua për ato që gjenden në terr. T`i duhet t`ia duash të
mirën vëllait tënd, sikurse atë të mirë që e do për vetveten. Në parafrazim, kështu
duket një porosi e të dashurit tonë Pejgamberi Muhammed alejhi selam.
Njerëzit ndonjëherë qëllimisht i ngatërrojnë duanë
me mallkimin. Nga goja lehtë del mallkimi, po duaja për t`u pranuar tek Zoti
duhet të dale prej thellësisë së zemrës.
Të gjithë imagjinojmë gjëra që i duam dhe imagjinojmë
t`i largojmë gjërat që si duam. Imagjinata në esencë është dobi për shpirtin
dhe zemrën e besimtarit mysliman. Po mund të ketë edhe efekte të kundërta me
vet realitetin e ekzistencës së saj.
Sipas Ibën Sinas, ‘ Rexha’, në përgjithësi është imagjinimi
konkludiv apo i pandehur i një gjëje apo situate që ka për të ndodhur në të
ardhmen, kurse ‘ umnije’ që në shqip do të thotë, pak a shumë’ shpresë dhe dëshirë’,
do të thotë të imagjinosh dhe të dëshirosh se do të ndiesh kënaqësi prej
diçkaje që i përket së ardhmes.’( Njeriu në filozofinë e Avicenës dhe vendi i
tij në gjithësi, Ali Durusoj,Shkup , 2006 f.199)
Duaja ka të bëjë me të ardhmen. Njashtu edhe
mallkimi ka të bëjë me të ardhmen. Njeriu e dëshiron një përmirësim të një
gjendje që nuk gjendet, ose ruajtje prej një gjendje që nuk dëshiron të jetë. Njashtu
mallkon dikë për ndonjë padrejtësi që i është bërë, duke qenë i vetëdijshëm se
mallkimi nuk realizohet menjëherë.
Forma imagjinuese e duasë është pasuri relative që ngjall
shpresë tek shpirtrat e besimtarëve dhe besimtareve.
Thotë Allahu xh.sh. në Kur`anin famëlartë:” E kur robërit
e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më
lutet”.( Bekare:186)
Mallkimi dhe duaja janë dy gjëra jo të njëjta. Duaja
ka të bëjë me mirësinë dhe nëse është e sinqertë, ajo patjetër që do të
pranohet prej Allahut xh.sh. Për pranimin e saj na ka garantuar Zoti në Kur`an.
Ndërsa, mallkimi nëse nuk është i vërtetë për atë që bëhet, i kthehet personit
që mallkon.
O vëllai im dhe motra ime, ta mësojmë veten për të
mos i mallkuar njerëzit. Nëse thua se gjenden mallkime të Allahut në Kur`an,
mos e arsyeto veten në këtë formë. Gjendemi në një kohë, kur më së shumti kemi
nevojë për të bërë dua për njëri-tjetrin, për të shprehur respekt dhe dashuri. Bota
e mallkimit është botë e të kaluarës. Besimtari mysliman nuk duhet të ketë asgjë
të përbashkët me të.
Ai që mallkon, shpreh pafuqinë e tij, ndërsa Pejgamberi
Muhammed alejhi selam na ka mësuar që të jemi të fuqishëm e jo të dobët. Në radhët
e besimtarëve mysliman duhet gjithmonë të përgatitesh e të jesh zgjuar. Nuk guxon
në asnjë moment të qëndrosh i dobët. Të dobëta janë gratë e fëmijët, ndërsa besimtarët
nuk guxojnë që të janë të tillë.
Ne, porositemi sipas porosive të Pejgamberit alejhi
selam që dy ditë të mos i kemi të njëjta. Patjetër të ndryshojnë në dobi tonën
personale dhe të ummetit në përgjithësi.
No comments:
Post a Comment