Hamdi Nuhiju
Në Maqedoni koncepti optimizëm është
drejtë zhdukjes. Po sikur, ishin drejtë zhdukjes dinosaorusët, disa krijesa, që
ishin si dëshmi e gjallë, e ekzistencës së tyre në këtë botë.
Ajo dëshmi nuk
ishte në vetvete dëshmi për krijesat, po dëshmi edhe për epokën, për njerëzit, për sistemet nëse
ekzistonin. Të jesh optimist nuk është keq, por edhe optimizmi i tepruar është
keqdashje e vetvetes. Njerëzit më optimist në botë, janë njerëzit më punëtor në
botë. Sikur të mos ishin punëtor, optimizmi i tyre nuk do të kishte vlerë. T`i
nuk mund të jesh optimist pa pasur qasje produktive në shoqëri.
Të gjitha dyert e optimizmit janë
mbyllur në këtë shtet të pa emër. Është mbyllur edhe vet optimizmi në vetvete
duke mos njohur shtetin e Maqedonisë. Ajo po mohon ekzistencën e këtij shteti dhe
popujve të saj që po jetojnë në të. Si mund të jesh optimist në një shtet ku për
çdo ditë bëhet keq e më keq? Si mund të shpresosh të mirën ,kur komplet udha e
vizatuar e këtij shteti është kah e keqja? Njerëzit kanë nevojë që të rikthehen
tek optimizmi si një burim frymëzimi për esencën dhe ekzistencën e tyre. Ata duhet
të ushqehen me optimizmin e dritës në fund të tunelit. Nuk guxojmë që t`i errësojmë
sytë dhe mendjen e të sillemi gjithmonë në vend si njerëz të çmendur.
Optimizmi është një mjet që mban
gjallë popujt. Përderisa është mjet në zhdukje, atëherë nënkuptohet se edhe ai
popull që është kapur pas tij është popull në zhdukje. Optimizmin nuk mund ta kuptojmë
pa hapat konkret të bëra drejt tij. T`i veproje punën, pastaj shpreso në
rezultatin. Si mund të shpresosh në rezultatin pa vepruar në punën?
Në disa shtete diktatoriale si për
shembull Egjipti, edhe pse veprohet puna, prapë thyhet optimizmi në bel. I janë
hapur dyert nga ai shtet sikur një shtegtar për të ikur në një mjerim total. Optimizmi
e ka dënuar veten me një pesimizëm të zbehtë që shton veç vrer.
Tek ne, optimizmi është shndërruar
në pesimizëm. Për çdo ditë premtohet futja e Maqedonisë në NATO dhe në
Bashkimin Evropian, ndërsa asnjëherë nuk realizohet ai premtim. Për çdo ditë
kemi premtime për vende të reja të punës, për investime të reja, gjëra këto që
nuk ndodhin. Edhe nëse ndodhin, janë investime në pjesën maqedonase të
Maqedonisë, duke anashkaluar totalisht shqiptarët e këtij vendi si dhe të
gjitha bashkësitë tjera etnike në vend. Ndërsa edhe tek pjesa maqedonase,
investimet e tilla e kanë të pamundur që të jetësohen pa konceptin korrupsion.
Edhe pse sot, edhe nëse del me
argumente konkrete për korrupsionin e organizuar nga politikanët tanë, prapë dënohesh
me ligjin për shpifje. D.m.th. optimizëm është që nëse sjell ndonjë argument për
ndonjë gjë, të mos dënohesh, por ai argument të zënë vend diku. E jo argumenti
në fjalë të shndërrohet në një mjet për t`u futur në burg.
Ish kryeministri i Maqedonisë Vlado
Buçkovski, i përdorur prej pushtetit të Nikolla Gruevskit si një kloun në
mediumet qeveritare, në momentin e harxhimit të tij si kloun u përballë me
ligjet e këtij shteti si dhe u dënua. Kryeministri tjetër i Maqedonisë, Lubço
Gjeorgjievski u shkatërrua politikisht prej propagandës së qeverisë së R.M.
duke e paraqitur atë si një bullgar i konvertuar në maqedonas.
Në një kohë kur oponentët politikë
janë në një pozitë të këtillë inferiore, popullata nuk ka shpresa që të zgjohet
prej gjumit.
Xherom Ferari në romanin e tij “
Parashikim për rënien e Romës” tha:” Atë që njeriu e bën, njeriu edhe e shkatërron”.
Optimizmi nuk është në dorë të njeriut, por ekziston një tendencë e fshehtë e
njeriut për ta shkatërruar.
Ne kemi mësuar se zullumi ose dëmi
këputet atëherë kur është trashur shumë. Pa u trashur shumë, nuk mund të këputet.
Zullumi shkon në proporcion të drejtë me durimin e popullatës. Atëherë kur ky
proporcion i drejtë shndërrohet në një proporcion të zhdrejtë, zullumi gjendet
pranë prangave të durimit.
Optimizmi duhet rikthyer tek
masat e gjëra të popujve në Maqedoni. Nëse humbet ky koncept, nuk do të kishte
kuptim asgjë.
No comments:
Post a Comment