Monday, November 24, 2014

A ka besnik BESA?

Hamdi Nuhiju

Skena politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë, ka qenë e freskuar hera herës me parti politike shqiptare që kanë pasur vizion dhe mision për ndryshimin e gjendjes së shqiptarëve të Maqedonisë.


Edhe pse partitë politike shqiptare që kanë marr pjesë në skenën politike në Maqedoni, kanë qenë të shumta, megjithatë, prej tyre kanë mundur që t`i mbijetojnë kohës vetëm disa. Kjo gjë ka ndodhur si rezultat i thirrjes në vlerat e luftës ose betejës së armatosur të shqiptarëve të këtushëm, por edhe si rezultat i rizgjimit politik të tyre në kushtet demokratike në vend.

Në fillimet e veta, pluralizmi politik shqiptar në Maqedoni ka qenë i organizuar në formë të një lëvizje mbarë kombëtare e cila i ka identifikuar të gjithë shqiptarët, pa dallime fraksionare dhe ideore. Të gjithë kanë pasur vend dhe kanë vepruar në bazë të kuvendit të tyre për veprimtari politike.

Por me kohë, ndërhyrjet e politikës kanë nxjerr në pah shumë fraksione politike të cilat ndonjëherë kanë kontribuar pozitivisht për shqiptarët e këtushëm, e ndonjëherë kanë ndikuar në mënyrë negative.

Freskimi i skenën politike shqiptare me lëvizje dhe parti politike shqiptare është më se i nevojshëm, me qëllim të ndryshimit të strukturimit të klasës politike, si dhe të ecjes para të çështjes shqiptare në vend. Nuk e besoj se partitë shqiptare ndërmjet veti e shohin vetveten me sy konkurrues në një kohë kur afrohet një alternativë për zgjidhjen e problemeve të cilat ka kohë që nuk po zgjidhen.

Dalja në skenë e lëvizjes “ Besa” është një freski e skenës politike shqiptare e cila mund t`ia kthej shpresën e humbur shqiptarëve të këtij vendi.  Me këtë gjë, nuk nënkuptojmë se BDI dhe PDSH, nuk janë të nevojshëm për skenën politike, por se kësaj skene do të ishte mirë t`i shtohej edhe një subjekt i fortë politik shqiptarë, në këtë rast lëvizja “ Besa”.

Koncepti i reformimit të PDSH-së, që nxori në pah kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela, tregon qartas se partitë politike shqiptare në Maqedoni kanë nevojë për t`u reformuar dhe freskuar me kuadro të rinj dhe me perspektivë.

Besa, me kuadro të rinj të paprovuar në skenën politike shqiptare, të pa damkosur nga ujërat politike të këtij vendi, është një mesazh dhe freski që shton shpirtin dhe jetën e politikës shqiptare në vend. Kjo gjë është e njëjtë, si kur në një rrugë, lind një fëmijë, ndërsa në fund të rrugës njerëzit gëzohen për lindjen e atij fëmiu. Edhe pse ndoshta nuk bisedojnë me vite njëri me tjetrin, edhe pse ndoshta kanë pikëpamje krejtësisht të kundërta, por kjo lindje në vetvete dëshmon për nevojën e freskimit dhe gjallërisë që i duhet një shoqërie.

Besa për të mbijetuar në skenën politike shqiptare në Maqedoni dhe për të mos pasur fatin e shumë ideve qëllimmira që kanë dal në skenë, duhet që të ketë besnik në radhët e veta e jo eufori. Euforia është armiku më i madh i partive politike shqiptare.

Vizioni që duhet t`i afroj shqiptarëve të Maqedonisë, Besa, duhet të jetë vizion gjithëpërfshirës dhe afatgjatë.

Ka thënë Pejgamberi Muhammed alejhi selam:” Nëse vjen dita e kiametit dhe t`i ke një fidan në dorë, mbille”. Fidanët politike shqiptare në Maqedoni, janë gjeneratori i një zhvillimi të qëndrueshëm për të ardhmen e shqiptarëve të Maqedonisë.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...