Saturday, April 2, 2016

Pse preshevarët duhet që të rreshtohen pas Alternativës për Ndryshim?

Hamdi Nuhiju

Zgjedhjet në Serbi po afrohen. Me afrimin e tyre, skena politike në Luginën e Preshevës ka filluar që të nxehet me aktivitete të ndryshme, shantazhe, sulme, montime, por edhe me tentime për të tërhequr votuesin preshevar në rrjetën e subjekteve politike.

Në zgjedhjet që do të mbahen me 24 prill nga Lugina e Preshevës do të garojnë shtatë subjekte politike, në mesin e tyre edhe Alternativa për Ndryshim.
Ky subjekt politik është prej subjekteve më të reja në spektrin politik preshevar dhe për to zyrtarisht është gara e parë ku po marrin pjesë, ndërsa jo zyrtarisht ato janë prezent në Preshevë gati se një dekadë.
Shqiptarët jashtë Luginës së Preshevës po i përcjellin me një interesim të veçantë këto zgjedhje që po realizohen në Serbi, pasi që duket sikur janë vendimtare për të ardhmen evropiane të Serbisë, po në këtë mënyrë edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Dalja në skenë e Alternativës për Ndryshim, shqiptarëve të Luginës së Preshevës i ofroi një alternativë të re evropiane e cila ka zgjidhje praktike për të gjitha problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Alternativa për Ndryshim është një mishërim i konceptit evropian ku në vete ka mbledhur intelektual me taban kombëtar dhe fetar që kanë dert të ardhmen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Përmes investimeve të vazhdueshme ndër vite në Luginën e Preshevës, këto shqiptar e kanë dëshmuar veten në terren si një grup që bart me vete dertin e banorëve të Luginës së Preshevës.
Shqiptarët jashtë Luginës së Preshevës ndër vite kanë pasur mundësi që të shohin një cirk politik në Luginë, ku oponentët shqiptar politik gati sa nuk rriheshin në emisionet debative të nxënë ngushtë për gënjeshtrat dhe dredhitë financiare që kanë bërë ndër vite. Ata janë mësuar që shqiptarët e Luginës së Preshevës t`i shohin të përçarë dhe sunduar prej serbëve përmes shërbëtorëve të tyre në skenën politike të Luginës.
Opinioni është mësuar me skandalet politike të kryetarit të Preshevës dhe Bujanocit, me diplomat false, me krijimin e bordellove në Luginën e Preshevës që kanë për qëllim degjenerimin e shqiptarëve si dhe për popullimin e heshtur të Bujanocit nga ana e serbëve dhe shndërrimin e tij në një Medvegje  të dytë.
Edhe pse në Luginën e Preshevës pat dal në skenë Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, edhe pas luftës heroike, fatkeqësisht çështja e shqiptarëve në Luginë nuk u përmirësua. Përkundrazi jazi i ndarjes midis shqiptarëve u bë më i madh, ndërsa dukuria e shpërnguljes së përhershme ose largimit të shqiptarëve prej Luginës së Preshevës për në Kosovë dhe në vendet e Bashkimit Evropian u bë një natyrshmëri.
Pas pavarësimit të Republikës së Kosovës, Kosova Lindore, ose Lugina e Preshevës ngeli zot në vete, e vetme pa ndihmën e shteteve amë të Kosovës dhe Shqipërisë. Ajo përmes forcave të saja  tentoi që të mbijetoj përballë një makinerie të fuqishme serbe e cila po tenton që t`i zhduk ato në heshtje.
Duke i parë këto rrjedha, aktivistët dhe krerët e Alternativës për Ndryshim të cilët fillimisht në terren ishin prezent si aktivist të sektorit civil humanitar, morën një vendim të rëndë mbi supe, për ta nxjerr popullatën e Luginës së Preshevës nga balta dhe zhvilluar atë ekonomikisht pa e vjedhur, mashtruar e shtypur.
Unë jam i bindur se krerët e Alternativës për Ndryshim janë aq të pasur saqë nuk janë futur në këtë rrugë për t`u pasuruar. Por përkundrazi, janë futur në këtë rrugë për ta nxjerr popullatën e Luginës së Preshevës nga balta dhe për të krijuar një alternativë ku shqiptarët e Luginës së Preshevës do të ndjeheshin rehat.
Mendoj se opsioni i vetëm i pa korruptuar dhe i duhur për shqiptarët e Luginës së Preshevës është Alternativa për Ndryshim. Çdo opsion tjetër është vazhdim i mjerimit dhe vjedhjes nga ana e subjekteve politike shqiptare me jaranët e tyre serb ndaj popullatës shqiptare të Luginës së Preshevës.


No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...