Tuesday, March 22, 2016

Presidenti Gjorgje Ivanov është tejet i brengosur për sigurinë e kontinentit?!

Hamdi Nuhiju

Sulmet terroriste nuk po ndalen. Ato nuk do të ndalen deri në momentin kur Perëndimit nuk do t`i duhet ky armik, por duhet që ta ndryshoje armikun. Perëndimi është duke kryer misione të rëndësishme, transformime, prandaj edhe këto sulme në mënyrë të orkestruar nga një regjisor i njëjtë po realizohen si në Paris, Bejrut, Ankara, Londër e së fundmi në Bruksel.
Terrorizmi është terrorizëm dhe duhet gjykuar. Ai nuk ka asgjë të përbashkët me ideologjinë. Në fakt ideologjia e terrorizmit është paraja.
Si popujt e mëdhenj që solidarizohen me njëri-tjetrin për ngjarjet e këtilla, ashtu edhe popujt e vegjël duhet që të solidarizohemi me viktimat, cilat do qofshin ato dhe t`i dënojmë sulmuesit. Këtë gjë popujt e vegjël të Ballkanit e bëjnë gjithmonë në mënyrë fisnike, pa anime dhe duke bashkëndjerë me të tjerët.
Përndryshe, ajo që habit janë animet ose deklaratat e kryeministrave, ministrave, deputetëve, kryetarëve të shteteve e politikanëve. Me Parisin u solidarizua e tërë bota. Po me të u bënë bashkë prifti, hoxha dhe shehu nga Shqipëria për të dhënë mesazhin e paqes, mirëkuptimit e tolerancës. Ndërsa, prifti, hoxha dhe shehu nga Shqipëria nuk ishin bashkë me Ankaranë dhe Turqinë. Ata ishin të ndarë, këtu përfundoi toleranca e njohur fetare tek shqiptarët.
Në Maqedoni gjatë dy dekadave të fundit kemi përjetuar tre konflikte të armatosura, lufta e 2001, Brodeci dhe Lagja e Trimave, si dhe krizat e refugjatëve nga Kosova, Bosnja, dhe tashmë së fundi nga Lindja e Mesme dhe Afrika.
Në konfliktin e fundit, policia maqedonase u fut në Lagjen e trimave, lagje e banuar kryesisht me shqiptar pa paralajmëruar askënd. Kreu misionin e saj dhe iku.
Kryetari i shtetit, Gjorgje Ivanov, gjatë konfliktit në Kumanovë ishte thuajse i pazë. Ai reagoi menjëherë pas nisjes së aksionit.
Ajo që na habit, është se sot në një deklaratë për medie theksoi se atij i intereson siguria e kontinentit, gjë e cila i intereson të gjithëve. Dhe sipas tij, edhe pse BE-ja nuk i ka dhënë qasje në të dhënat për refugjatët, Maqedonia është e gatshme që për sigurinë e kontinentit të lejoje qasje në bazat e saj të dhënave.

Kryetari Gjorgje Ivanov si duket ka harruar se edhe banorët e Lagjes së trimave ishin dhe janë pjesë e këtij kontinenti dhe se ai duhet që para se të kujdeset për sigurinë e kontinentit të interesohet edhe për sigurinë e atyre banorëve. Atje, policia u fut pa paralajmërim. Shqiptarët në mëngjes u zgjuan nga krismat dhe bombardimet. U prish siguria e shqiptarëve dhe maqedonasve të këtij vendi. Ende traumat janë prezent. Tmerri, frika dhe pasiguria janë bërë pjesë e jetës së këtyre njerëzve.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...