Hamdi Nuhiju
Me 30 mars të këtij
viti (2017) pata publikuar një shkrim me titull: A
mund të zgjidhet Talat Xhaferi kryetar parlamenti edhe pa votat e Lëvizjes
Besa?!
Me 27 prill të këtij
viti (2017) në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë shumica parlamentare në
krye me LSDM-në, BDI-në, Aleancën për Shqiptarët dhe Lëvizjen Besa mbajtjen një
seancë në kushte të jashtëzakonshme ku për kryetar parlamenti pa votat e Lëvizjes
Besa u zgjodh kandidati i BDI-së, Talat Xhaferi.
27 prilli i këtij
viti mbahet mend në demokracinë e Republikës së Maqedonisë edhe për demaskimin
dhe huliganizmin maqedonas ku brutalisht u rrahën deputetët e LSDM-së, shefi i
Aleancës për shqiptarët, Zijadin Sela dhe asnjë gërvishtje nuk kishte për
deputetët e BDI-së, ndërsa deputetët e Lëvizjes Besa të hutuar dhe të
painformuar për rrjedhat e asaj mbrëmje, ashtu si kanë sqaruar në medie, janë
larguar prej Parlamentit.
Largimi i deputetëve
të Lëvizjes Besa pati përmasa të frikshme tek militantët partiak duke i sharë,
fyer dhe etiketuar me fjalë të ndryshme, madje deputeti i BDI-së, Artan Grubi në
skenë nxori edhe termin Lëvizja IK.
Në opinion u përfol
dhe u gjykua mjaftueshëm edhe këndimi i himnit shqiptar në Parlamentin e
Republikës së Maqedonisë nga ana e deputetit të Lëvizjes Besa, Zeqirija
Ibrahimi, i nxitur ashtu si sqaroi më vonë në medie, nga këndimi i himnit
maqedonas nga ana e kriminelit Johan Tarçullovski.
Ajo që mund të
shihet dhe krahasohet midis deputetëve të Lëvizjes Besa dhe militantëve partiak
të Aleancës për shqiptarët dhe deputetëve të BDI-së ka kodra dallim. Militantët
partiak të Aleancës për shqiptarët thanë lloj-lloj fyerje, sharje, etiketime
dhe sulme ndaj deputetëve të Lëvizjes Besa. Sulmeve të deputetëve të BDI-së i
parapriu Artan Grubi i cili nuk la rast pa e sulmuar Lëvizjen Besa në opinion
dhe vazhdonte betejën e tij të frikësimit të atyre medieve që i jepnin hapësirë
edhe qëndrimeve të Lëvizjes Besa.
Opinioni shqiptar në
Republikën e Maqedonisë i pa të gjitha këto, por pa edhe sjelljen e deputetëve
të Lëvizjes Besa, apelin e deputetit Zeqirija Ibrahimi i cili sugjeroi për qetësi
dhe jo sharje. Ai këmbëngulte në apelin e tij që aktivistët e Lëvizjes Besa të
mos shajnë dhe ofendojnë deputetët e BDI-së dhe Aleancës për shqiptarët. Në profilin
e deputetit Zeqirija Ibrahimi ata që kanë përcjell ngjarjet mund që të shohin
edhe komente që janë bërë ndaj tij fyese, por habitshëm për etikën dhe moralin
politik në Maqedoni, deputeti Ibrahimi asnjërin prej atyre komenteve nuk e
fshiu, komentuesit nuk i bllokoi dhe nuk ia ktheu me të njëjtën masë.
Kjo sprovë që i
ndodhi politikbërjes shqiptare në Maqedoni ka nxjerr në pah eliksirin dhe dritën
në fund të tunelit që me vite jemi duke e kërkuar si shqiptar të Maqedonisë.
Lëvizja Besa qysh
prej ekzistimit të saj në skenën politike ka vendosur parime të cilat deri më
sot mesa kam pasur mundësi që t`i përcjell asnjërin prej tyre nuk e ka thyer. Kanë
thënë se nuk do t`i përkrahin kriminelët dhe të korruptuarit e BDI-së dhe ashtu
doli.
Kjo gjë fshihet në
kllapinë e shqiptarëve të Maqedonisë për arsyen e thjeshtë se shqiptarët e këtushëm
fatkeqësisht nuk janë mësuar me politikan parimor.
Përndryshe zgjedhjes
së Talat Xhaferit për kryetar Parlamenti iu janë gëzuar të gjithë shqiptarët e
Republikës së Maqedonisë pa përjashtim se votues të cilës parti janë ose nuk
janë votues fare. Këtë gjë nuk mund ta mohoje askush. Por kur flasim në sferën
e subjekteve politike, atje ekzistojnë parime dhe koncepte mbi baza të cilave
ndërtohen politika dhe vizatohet ardhmëria e një populli. Parimet dhe konceptet
e Lëvizjes Besa binin në kundërshtim me zgjedhjen e një kuadri të BDI-së,kuadër
o korruptuar në krye të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë.
No comments:
Post a Comment