Wednesday, April 19, 2017

Flini dath, PDSH-ja ka zgjidhje për krizën politike në Maqedoni?!

Hamdi Nuhiju

Kriza politike në Republikën e Maqedonisë si duket përfundimisht do të ketë zgjidhje, pas daljes publike të zëdhënësit të PDSH-së, Bekim Fazliu i cili në emisionin Fol Tash në Tv Koha ku ka thënë se PDSH-ja qysh në vitin 2009 ka ofruar zgjidhje për krizën politike të krijuar prej daljes në skenë të bombave të liderit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev e deri më sot.

Zëdhënësi i PDSH-së, ish deputeti Bekim Fazliu i cili humbi besimin e votuesve në vendlindjen e tij, pas një kohe të gjatë heshtjeje dhe strukje brenda PDSH-së ka dal në opinion me një ide famoze e cila sipas tij mban nënshkrimin e PDSH-së.
Fazliu dhe PDSH-ja në kohën e përgatitjes së Platformës shqiptare ose Platformës së Tiranës dhe Prishtinës mbanin anën e VMRO-DPMNE-së dhe as që pranuan të marrin pjesë në përpilimin e asaj platforme.
Përveç kësaj, PDSH-ja në mënyrë konstruktive ka qëndruar besnike ndaj parimeve të VMRO-DPMNE-së edhe në momentin kur Azem Sadiku kryetari në ikje i Komunës së Studenicanit pat thënë në emisionin Click Plus se menjëherë do të nënshkruante një marrëveshje koalicionimi me Gruevskin.
Fazliu dhe PDSH-ja kanë marr dënimin e popullit për luajtjen dhe përdhosjen e të gjitha vlerave shqiptare në Maqedoni dhe në dobi e llogari të interesave maqedonase.
Kriza politike në Republikën e Maqedonisë për çdo ditë e më shumë po thellohet. Edhe përkundër asaj se lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev tashmë i ka 69 nënshkrime duke i përfshirë edhe dy nënshkrimet me pikëpyetje të PDSH-së, ai nuk po mund që të formoje qeverinë e re.
Cirku në Parlamentin e Maqedonisë për çdo ditë po shton mjerimin e popujve në Maqedoni e veçanërisht të popullit shqiptar. Nga radhët e VMRO-DPMNE-së ka deputet në përbërjen e re parlamentare që janë të gjykuar në Gjykatën e Hagës për krime kundër shqiptarëve në Luboten të Shkupit, si për shembull krimineli Johan Tarcullovski.
Edhe përskaj situatave të këtilla politike ku asesi të gjendet zgjidhje për ngërçin politik, LSDM-ja e Zaevit duket e heshtur dhe e pa interesuar për ta zgjidhur ngërçin politik në vend.
Ministrja e vetqeverisjes lokale, Shirete Elezi ka kërkuar vazhdimin e mandatit të kryetarëve të komunave edhe për shkak të asaj se tashmë po skadon mandati edhe i kryetarëve të komunave dhe nuk kemi mundësi që të bëjmë shpalljen e zgjedhjeve lokale.
Lufta e Gjorgje Ivanovit dhe Nikolla Gruevskit përmes intervistave të ndryshme në mediet e huaja dhe të brendshme, si dhe përmes nxjerrjes në rrugë të huliganëve që po përdhosin dhe sulmojnë gjithçka shqiptare ka arritur zenitin.
Në rrethana të këtilla, e ka gjetur rastin ish deputeti i një partie minorene, të papërfillshme dhe të parëndësishme shqiptare, Bekim Fazliu të jap propozime për zgjidhjen e ngërçit politik në vend. Deklarata e Bekim Fazliut mund që të krahasohet me deklaratat qesharake të deputetit rom Amdi Bajram për ta shtuar zhurmën dhe zjarrin në këtë kakofoni politike.
Pse them këtë gjë?
1. PDSH-ja nuk ka të drejt të flas për krizën politike kur ka bojkotuar Platformën shqiptare;
2. “Zgjidhja” e PDSH-së e vitit 2009 nuk ka dorë me realitetin e krizës politike të krijuar këto vitet e fundit;
3. PDSH-ja nuk e ka peshën e një partie serioze me qëndrime parimore. Ajo gjithmonë i ka lëvizur qëndrimet dhe është tallur vazhdimisht me interesat e shqiptarëve.

Dhe në fund flini dath, mosni me këpucë se i përlyeni çarshafët.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...