Saturday, April 15, 2017

PSP-ja, Platforma shqiptare apo një telefonat e prishi marrëveshjen BDI-VMRO?!

Hamdi Nuhiju

Politikanët shqiptar dhe maqedonas në Republikën e Maqedonisë janë bërë sinonim i gënjeshtrës dhe mashtrimeve të vazhdueshme. Këto elemente në mënyrë mjeshtërore janë fshehur gjatë kohës së qeverisjes së përbashkët midis subjekteve politike maqedonase dhe shqiptare.
Nuk do të dilnin në shesh asnjëherë po qe se nuk do të ndryshonin rrethanat politike dhe të detyroheshin që partitë e dikurshme të besueshme ndaj njëra-tjetrës të detyroheshin që t`ia kthenin shpinën që ndodhi midis VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura me  11 dhjetor të vitit 2016 përfunduan me një rezultat zgjedhor që detyrimisht kërkon ndryshime të spektrit politik. Asnjëra parti politike nuk u faktorizua as nga shqiptarët e as nga  maqedonasit. Si rezultat i kësaj, 11 dhjetori në vend që të zgjidhte krizën politike në vend ajo ka thelluar edhe më tej duke mos pasur mundësi që të formohet qeveria ende. Të gjitha subjektet politike janë futur në lojën e ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe duken të pa interesuara për të zgjidhur krizën e thellë politike dhe institucionale që po mbizotëron në Republikën e Maqedonisë.
Deri në këtë pikë kemi arritur si rezultat i asaj se ish kryeministri Nikolla Gruevski nuk arriti që të formoje shumicën për të qeverisur edhe në katër vitet e ardhshme. Bisedimet midis VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për formimin e qeverisë së re janë një shembull ose pasqyrim i asaj se çfarë lloj politike na është ofruar si popullatë brenda 15 viteve të fundit ose qysh prej vitit 2001 e këndej.
Arsyet e mos nënshkrimit të marrëveshjes midis BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së tashmë janë tre. Një variant e ka Nikolla Gruevski, tjetrin BDI-ja dhe sot për opinion e bëri publik një variant tjetër presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov:
1. Sipas liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski mos arritja e marrëveshjes me BDI-në ka të bëje për shkak të Platformës së Tiranës. Gruevski në këtë mënyrë thotë se ai nuk pranon që të kërcënohet prej shteteve të huaja dhe të pranoje platforma që janë të përgatitura në shtete të huaja. Ai akuzon LSDM-në dhe BDI-në duke thënë se këto dy parti janë futur në një lojë të përbashkët e kundër interesave të Maqedonisë. Me këtë koncept Gruevski ka organizuar edhe protestat e ndryshme anti shqiptare në tërë territorin e Republikës e Maqedonisë që janë duke zgjatur sot e kësaj dite dhe nuk dihet se si dhe kur do të përfundojnë.
2. Sipas liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, arsyeja e mos arritjes së marrëveshjes me VMRO-DPMNE-në është Prokuroria Speciale Publike. Ahmeti ka kërkuar në bisedime zgjatjen e mandatit të Prokurorisë Speciale Publike si dhe edhe themelimin e Gjykatës Speciale e cila njëherë e përgjithmonë do të zbardhte të gjitha akuzat që janë duke e cenuar imazhin dhe dinjitetin e tij si lider partie, por edhe të partisë së tij. Kjo mënyrë sipas liderit të BDI-së, Ali Ahmeti do t`i ndihmonte procesit të zgjidhjes së të gjitha shpifjeve sipas tij, pastrimit të radhëve të BDI-së si dhe vazhdimit të rrugës së saj drejt integrimit të Maqedonisë në NATO dhe në BE si një prioritet strategjik i kësaj partie.
3. Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në një intervistë për një medie gjermane ka folur rreth krizës politike në Republikën e Maqedonisë. Sipas tij, gjithçka ka qenë gati për të përfunduar marrëveshja me BDI-në për t`u formuar qeveria e re e dalë prej zgjedhjeve të 11 dhjetorit po të mos ishte një telefonatë e cila ka prishur gjithçka. Ivanov nuk sqaron se kush e ka bërë atë telefonatë  dhe kujt i ka cingëruar telefoni.
Dhe si përfundim marrëveshje BDI-VMRO-DPMNE nuk ekziston. Qeveria teknike edhe pse i ka skaduar mandati ende është aktive me ministrat e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së. Në opinion kemi tre variante krejtësisht të ndryshme për atë se nuk u arrit marrëveshje midis BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së.
Lexuesi i kujdesshëm mund që të pyes:
A) Pse ekzistojnë tre variante krejtësisht të kundërta midis këtyre dy partive politike, kush po gënjen?
B) Pse nuk u prish qeveria teknike edhe pse nuk u arrit marrëveshja për qeverinë politike, a ka marrëveshje që opinioni nuk di për të?

C) A e ka hetuar këtë gjë LSDM-ja që duket krejtësisht e pa interesuar për të zgjidhur krizën politike duke përgatitur një plan se si t`i fitoje zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mund të mbaheshin së bashku me zgjedhjet lokale?!

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...