Sunday, April 2, 2017

A i konvenojnë Zoran Zaevit zgjedhjet e parakohshme parlamentare?

Hamdi Nuhiju
Zgjidhja e ngërçit politik në Maqedoni ka marr përmasa maratonike. Është vështirë që të gjendet drita në fund të tunelit me qëllim që banorët e Republikës së Maqedonisë të frymojnë lirshëm dhe institucionet e shtetit të funksionojnë në mënyrë të duhur.

Zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit 2016 ka kohë që kanë përfunduar. Tashmë po futemi në muajin e katërt qysh prej atëherë dhe ende nuk kemi një qeveri e cila do të jetë stabile dhe do të reflektoje rezultatin zgjedhor.
Janë harxhuar të gjitha inercionet politike, ndërsa në terren kanë dal protestuesit e Nikolla Gruevskit dhe ashpërsimi i retorikës anti shqiptare. Situata politike dhe ndëretnike aq shumë është duke u zier saqë qytetarët janë duke u frikësuar nga ndonjë eskalim i mundshëm. E gjithë kjo situatë politike po duket e pashpresë edhe për shkak të ofertës së Nikolla Gruevskit për zgjidhjen e krizës politike dhe mënyrës së veprimit të liderit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev me 67 nënshkrime. Gruevski ka nxjerr në opinion idenë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokalet, ndërsa Zoran Zaevi edhe përskaj asaj që ka mbledhur 67 nënshkrime për formimin e qeverisë duket sikur i pa interesuar për formimin e qeverisë.
Kjo formë e veprimit të politikës së butë të liderit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev ka nxjerr në opinion disa interpretime të cilat secila në vetvete mbart në vete logjikë.
1. Zaevit nuk i konvenon të formoj tash qeveri me shqiptarët: Interpretimi i parë që po qarkullon në opinion ka të bëje me atë se liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev nuk i konvenon që të formoje qeveri tash me partitë politike shqiptare. Sipas këtij interpretimi, BDI-ja është ende parti besnike e Gruevskit dhe si rezultat i kësaj mund që t`i kryente shërbim Gruevskit dhe të shkatërronte ose dobësonte qeverinë e Zaevit në 100 ditëshin e parë të qeverisë. BDI-ja do të arsyetohej me mos zbatimin e kërkesave të platformës shqiptare dhe në këtë mënyrë do t`ia rriste rejtingun vetvetes dhe VMRO-DPMNE-së.
2. Qeverisja e Zaevit me shqiptarët nënkupton 8 ministra shqiptar: Interpretimi i dytë që po qarkullon në opinion ka të bëjë me atë se nëse Zaevi tash do të pranonte që të formohej qeveria, ai do të kishte një matematikë me 5 ministra të BDI-së me Aleancën, 2 të Lëvizjes Besa dhe Edmond Ademin si një kuadër i votave shqiptare në LSDM. Në këtë mënyrë maqedonasit në qeverinë e Zaevit do të ishin pakicë, ndërsa Gruevskit do t`i shtohej preteksti për ta sulmuar ende më shumë Zoran Zaevin. Përveç kësaj, 8 ministra shqiptar në qeverinë e Zaevit do të bllokonin secilin proces të mos zbatimit të platformës shqiptare dhe në këtë mënyrë ende më shumë do të tensionohej situata politike në terren.
3. Zaevit i konvenon ideja e Gruevskit për zgjedhjet e parakohshme: Interpretimi  i fundit që po qarkullon në opinion ka të bëje me atë se liderit të LSDM-së, Zoran Zaev i konvenon ideja e Nikolla Gruevskit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale. Sipas këtij interpretimi, Zaevi do t`i forconte pozicionet e tij ende më shumë në terrenin shqiptar për shkak të zgjedhjeve lokale dhe në këtë mënyrë do të kishte rastin që të rris numrin e deputetëve, ndërsa numri i deputetëve të VMRO-DPMNE-së të ulet, por po ashtu edhe numri i deputetëve shqiptar do të ulet. Me përsëritjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe mbajtjen e tyre së bashku me zgjedhjet lokale ky interpretim thotë se shqiptarët do të dalin humbas.


No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...