Thursday, March 30, 2017

A mund të zgjidhet Talat Xhaferi kryetar parlamenti edhe pa votat e Lëvizjes Besa?!

Hamdi Nuhiju

Lufta politike brenda shqiptare në Maqedoni ka filluar që të ndryshoje formën nga tragjike në tragjiko-komike. Po lexoj dhe dëgjoj akuza të ndryshme prej më banaleve që nuk kanë të bëjnë aspak me të gjithë procedurat demokratike dhe politike në vend.
Beteja politike midis BDI-së, Aleancës për shqiptarët në njërën anë dhe Lëvizjes Besa në anën tjetër duket sikur po nervozon opinionin e përgjithshëm por edhe i ka futur në përplasje aktivistët e të gjitha palëve. Arsyeja e akuzave të ndërsjella midis aktivistëve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa është mospranimi i Talat Xhaferit për kryetar të Parlamentit nga ana e Lëvizjes Besa. Dhe kjo gjë në opinion po interpretohet edhe si tradhti kombëtare.
Por si është e vërteta e kësaj beteje të pakuptimtë midis BDI-së, Aleancës për shqiptarët në njërën anë dhe Lëvizjes Besa në anën tjetër?
Dihet mirëfilli se me votat e LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për shqiptarët Talat Xhaferi mund të zgjidhet pa probleme kryetar i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, pa pasur nevojë për nënshkrimet e Lëvizjes Besa.
Përderisa Talat Xhaferi mund të zgjidhet kryetar parlamenti edhe pa ato nënshkrime, pse aq shumë insistohet në nënshkrimet e Lëvizjes Besa? Ky lloj insistimi i palogjikshëm nxjerr në pah disa interpretime që mund të janë ose të mos janë të vërteta:
1. LSDM dëshiron që ta dobësoj Lëvizjen Besa: Ky interpretim i parë ka të bëjë me rrezikun që LSDM-ja sheh për votuesit e saj shqiptar nga Lëvizja Besa. Për këtë arsye me çdo kusht tenton që Lëvizjen Besa ta përlyej me përkrahjen e saj të dhunshme ndaj BDI-së.
2. BDI dëshiron që ta lidh Lëvizjen Besa me VMRO-në: Disa pikëpamje po qarkullojnë në terren se BDI-ja dëshiron me çdo kusht që ta fus në kurth Lëvizjen Besa dhe ta lidh atë me VMRO-DPMNE-në. Përmes mos përkrahjes së kandidatit të tyre për kryetar të Parlamentit, në opinion Lëvizja Besa do të akuzohet se është në një vijë me VMRO-DPMNE-në dhe në këtë mënyrë shpreson në rritjen e rejtingut të saj të cunguar.
3. Aleanca për shqiptarët nuk dëshiron të dëgjoj për Lëvizjen Besa: Dhe kjo gjë mund të shikohej prej në aeroplan. Qysh prej daljes në skenën politike, Aleanca për shqiptarët sipas këtij interpretimi vazhdimisht ka kurthuar Lëvizjen Besa duke e paraqitur atë si tekanjoze, ndërsa vet duke e luajtur rrolin e viktimës. Në këtë mënyrë gjithmonë kur në opinion ka sulme ndaj Lëvizjes Besa, më të zëshëm në shpërndarjen e atyre sulmeve janë aktivistët e Aleancës për shqiptarët.
4. VMRO-DPMNE do që ta zhduk prej skenës politike Lëvizjen Besa: Ky lloj i interpretimit thotë se përmes përmendjes së vazhdueshme të ridefinimit plan programit të Lëvizjes Besa, Gruevski të gjitha të këqijat që kanë ndodhur në Republikën e Maqedonisë dhe që do të ndodhin edhe në të ardhmen dëshiron që t`ia përshkruaj Lëvizjes Besa. Funksionarët partiak të VMRO-DPMNE-së nuk kanë lënë rast pa e përmendur idenë e ridefinimit si rrezik për ekzistencën e Republikës së Maqedonisë si shtet. Ose të heqim dorë nga ridefinimi ‘Lëvizja Besa’, thotë interpretimi, ose të shkatërrohet Maqedonia.
5. Lëvizja Besa po luan rrolin e viktimës: Interpretimi i fundit është se Lëvizja Besa ka lidhur marrëveshje të fshehta me VMRO-DPMNE-në për zgjedhjet lokale, ndërsa në opinion po luan rrolin e viktimës. Në këtë mënyrë Lëvizja Besa flet hapur kundër politikanëve të korruptuar të BDI-së për t`ia çuar qejfin VMRO-DPMNE-së, me qëllim që t`ia rrit rejtingun VMRO-DPMNE-së dhe Lëvizjes Besa.
Këto interpretime po qarkullojnë në opinion si tek njëra anë po ashtu edhe tek ana tjetër. Ku fshihet e vërteta për mos përkrahjen e Lëvizjes Besa të kandidatit të BDI-së për kryetar parlamenti?

A u bë kiameti pse Lëvizja Besa nuk e përkrahi kandidaturën e Talat Xhaferit për kryetar të Parlamentit? Këto pyetje mund që të gjejnë përgjigje në qasjen e Lëvizjes Besa dhe të BDI-së e Aleancës për shqiptarët ndaj platformës shqiptare dhe zbatimit të saj.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...