Hamdi Nuhiju
Propozimi i presidentit të
Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për ta emëruar ambasador në Maqedoninë
Veriore, Gjergj Dedajn ka nxitur reagime të shumta të opinionit.
Të gjithë kanë
reaguar kundër këtij emërtimi përveç militantëve dhe përfaqësuesve të Bashkimit
Demokratik për Integrim.
Gjergj Dedaj, kryetar i Partisë
Liberale të Kosovës tashmë është i njohur në opinion si shqiptari më ekstremist
kundër termeve islamik, fe islame, turk dhe Turqi. Ai në të gjitha paraqitjet e
tij publike në mënyrë të vazhdueshme ka ofenduar komunitetin turk në Kosovë dhe
jashtë saj, si dhe muslimanët duke u kërcënuar madje se nëse Kosova ndonjëherë
do të anëtarësohej në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik ai do të jepte dorëheqje.
Gjergj Dedaj ka shkelur haptas
Kodin Penal të Republikës së Kosovës ku nëse do të ekzistonte shtet juridik në
Kosovë ai tashmë duhej që të ishte prapa grilave në burgun e sigurisë së lartë.
Emërtimi i tij si ambasador në Maqedoni, gradimi i vazhdueshëm edhe përkundër
opinionit kosovar dhe shqiptar në Maqedoni nxjerr në pah dyshimet për hipotekën
e presidentit Thaçi te Gjergj Dedaj.
Proceset të përgjithshme politike
në Kosovë dhe në Maqedoni, referendumi i caktuar në Maqedoni me 30 shtator dhe
referendumi i paralajmëruar nga presidenti Thaçi për çështjen e Luginës së
Preshevës gjithnjë e më shumë i nxjerr në pah veprimet e këtilla si emërtimi i këtij
ambasadori në Maqedoni si dhe arrestimi i shtatë “shqiptarëve anonim të ISIS-it”
nga qytete anonime të Maqedonisë nga ana e policisë.
Këmbëngulja e presidentit Thaçi për
ta mbajtur si ambasador Dedajn në Maqedoni në kohën kur në Maqedoni ende është
president Gjorgje Ivanov shton dyshimet për misionin e këtij ambasadori. Dihet mirëfilli se
cilat janë detyrat e një ambasadori në një shtet të caktuar.
Gjergj Dedaj me qëndrimet e tij
anti-turke dhe anti-islame, me emërtimin e tij ambasador në Maqedoninë Veriore
a nënkupton kjo gjë që ai do të duhet që të përçaje muslimanët e Maqedonisë,
t`i prish raportet e Turqisë me shqiptarët e këtij vendi si dhe të fus në burg hoxhallarë
që do të ishin të rrezikshëm për BDI-në dhe interesat sllave?
Emërtimi i Dedajt ambasador në
Maqedoni a do t`i ndihmonte BDI-së që të “zbulonte” shqiptarët ortodoks dhe
katolik e në Tetovën 100 përqind myslimane në zgjedhjet e ardhshme parlamentare
të nxirrte si kandidat edhe ndonjë Branko Manajllovsk tjetër?
Kryeministri i Republikës së
Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev duhet që të reagoje urgjentisht kundër emërtimit
të tij si ambasador. Po ashtu edhe Bashkësia Fetare Islame e Republikës së
Maqedonisë Veriore nuk guxon që të hesht përballë një racisti të këtillë.
Ne nuk duam që t`i prishim
raportet e Maqedonisë me Kosovën e as me Turqinë. Vendosja e tij në një pozitë
të tillë dëmton rëndë marrëdhëniet diplomatike midis Kosovës dhe Maqedonisë.
Nëse Hashim Thaçi nuk ndërron mendje
dhe dëshiron që ta dërgoje ambasador në Shkup, atëherë le t`ia ndërroje destinacionin,
le ta dërgoje në Reçicë të Vogël te selia blu. Vetëm atje Gjergj Dedaj, Mut
Kelmendi e të ngjashëm janë të mirëseardhur.

No comments:
Post a Comment