Hamdi Nuhiju
Zyrtarisht ka nisur gara për zgjedhjet presidenciale në Republikën e
Maqedonisë Veriore. Kandidatët për president kanë mbledhur nënshkrimet dhe kanë
nisur që t`i ndezin motorët për të kërkuar votat e qytetarëve! Brenda kësaj periudhe
kanë ndodhur edhe shumë gjëra tjera të rëndësishme të cilat nxisin kërshërinë e
opinionit publik, ajo është shqiptimi i dënimit me burg prej tre vjetësh për
liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi, si dhe dënimit me shtatë vite burg të Feta
Alimi.
Ajo që ra në sy të opinionit ishte pjesëmarrja e liderit të Aleancës për
Shqiptarët, Zijadin Sela në emisionin “Oksigjen” të Besim Dinës ku Sela përmend
një paqe me Menduh Thaçin ku premton publikisht se nuk do të votoje për heqjen
e imunitetit prej deputeti të Menduh Thaçit, ndërsa nuk thotë as edhe dy germa
për Feta Alimin, shpëtimtarin e Zijadin Selës. Në emisionin e Besim Dinës ka
edhe një rubrikë për t`ia falur dhe kërkuar falje dikujt, të cilën Zijadin Sela
nuk e shfrytëzoi për Feta Alimin dhe familjen e tij që gjenden në një situatë
tejet të rëndë emocionale dhe shpirtërore.
Kandidatja e VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet presidenciale ka nisur që të
takohet me qytetarët, po ashtu edhe kandidati i LSDM-së dhe 31 partive që e përkrahin
atë është duke marr pjesë nëpër shumë takime publike. Ajo që është e turbullt
dhe e panjohur për opinionin, është kampanja e Blerim Rekës e përkrahur nga
Zijadin Sela dhe Bilall Kasami. Përveç thirrjes së Besim Dinës në emision për të
votuar kandidatin shqiptar, Sela as që ia përmendi emrin atij dhe partnerit të
tij Bilall Kasami. Madje i bënë ftesë publike Besim Dinës që të anëtarësohet në
Aleancën për Shqiptarët. Në këtë mënyrë i dhanë mesazh indirekt edhe Bilall
Kasamit dhe aktivistëve të tij që të shkrihen në Aleancën për Shqiptarët.
Në paraqitjet e tij publike, kandidati i LSDM-së për president, Stevo
Pendarovski disa herë e ka përmendur atë se nuk dua që të zgjidhem president i
Republikës së Maqedonisë Veriore nëse nuk do të kisha përkrahjen e shqiptarëve.
Ai premton se do të jetë president mbipartiak që do t`i përfaqësoje interesat e
të gjitha nacionaliteteve duke mos diskriminuar askënd. Gjatë kampanjës së Pendarovskit
dhe i pyetur nga mediet në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare,
kryeministri i Republikës së Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev ka deklaruar se
vendi do të shkoje në zgjedhje të parakohshme parlamentare vetëm nëse zgjedhjet
presidenciale i humb Stevo Pendarovski.
Gordana Siljanovska Davidkova, kandidatja e VMRO-DPMNE-së për presidente
shteti si duket u la nën hijen e deklaratave antishqiptare të kryetarit të
VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski. Ai i habiti të gjithë me deklaratën e tij të
fundit kur haptas i ftoi të gjithë qytetarët e Maqedonisë, maqedonasit, romët,
turqit, boshnjakët, vllahët, serbët, duke mos përmendur askund shqiptarët, për përkrahje.
Mickovskit si duket nuk i duhen votat e shqiptarëve dhe ai në këtë mënyrë po e
vazhdon politikën e ish kryeministrit të Maqedonisë, tashmë azilantit në
Hungari, Nikolla Gruevski.
Përndryshe në korniza të kampanjës presidenciale edhe shumë lojtar të rëndësishëm
të VMRO-DPMNE-së iu shqiptuan dënime me burg, si ajo për ish ministrin e punëve
të brendshme, Mitko Cavkov, 18 vite burg dhe të tjerët me radhë. Opinioni maqedonas
u trondit nga lajmet e këtilla, ndërsa në rrjetet sociale nuk munguan memet të
cilat nxjerrën pjesën humoristike të këtyre ngjarjeve. Në disa prej memeve që patëm
rastin ti lexojmë, ishte edhe një e tillë ku VMRO-DPMNE-së i propozohej që të
hapin edhe një degë në burgun e Shutkës. Një tjetër meme interesante ishte edhe
ajo me fotografinë e liderit të VMRO-DPMNE-së ku shkruante se nuk keni burgje të
mjaftueshme në Maqedoni sa ne kemi hajna për t`i mbushur ato.
VMRO-DPMNE-ja mori edhe një goditje nga Federata Ruse e cila e pranoi
ndryshimin kushtetues të Maqedonisë duke e njohur Maqedoninë si Republika e
Maqedonisë Veriore.
No comments:
Post a Comment