Tuesday, June 30, 2020

Covid 19: Në Komunë vetëm për nevojën e madhe?!


Hamdi Nuhiju
Zgjedhjet e para parlamentare në epokën e pandemisë globale “Covid 19” kanë nxjerr në pah mjerimin e përfaqësuesve politik shqiptar nëpër të gjitha Komunat e Maqedonisë së Veriut. Mjerimi është më i thellë nëse gjurmojmë në Parlament dhe në fjalimet e kandidatëve për deputet.

Pyetje për 1 milion dollar: Kur mbahen zgjedhjet, me 15 korrik, me 15 qershor, apo me 15 gusht? Lapsus dhe gabim që i ka ndodhur së paku njëherë të gjithë kandidatëve të mundshëm për deputet nga të gjitha partitë politike shqiptare, pa asnjë përjashtim.
Rrezet e diellit në këtë fund-qershor kanë kapur fort dhe si duket kujtesa e kandidatëve për deputet ka nisur të turbullohet. Nuk janë mësuar me një intensitet të këtillë garimi. Nuk janë mësuar të janë gju më gju me popullin. Nuk janë mësuar të janë në shërbim të popullit. Nuk janë mësuar t`i dëgjojnë brengat dhe hallet e popullit. Nuk janë mësuar të ecin fshatra e qytete shqiptare brenda një orari normal 24 orësh. Populli pas zgjedhjeve, me të drejt do të thotë: ah sikur kampanja zgjedhore të mos përfundonte.
Të gjithë e keni lexuar një meme që po qarkullon në Fejsbuk e që ka të bëje me një komunë shqiptare në Maqedoninë e Veriut ku në një njoftim shkruhet se në Komunë mund të shkohet vetëm për nevojën e madhe, nevojat e vogla do të kryhen në formë elektronike? Jeni qeshur me zë? E tillë është gjendja edhe në këtë kampanjë zgjedhore.
Partitë politike shqiptare hapin shtabet e tyre në cdo lagje, ndërsa pas zgjedhjeve nuk ka asnjë zyre për deputetët e zonës. Edhe pse është obligim dhe e drejt ligjore që të ekzistoje një zyre për deputetët e zonës ku qytetarët do të kishin mundësi të takoheshin me përfaqësuesit e tyre për t`ia adresuar brengat dhe hallet e tyre, këtë të drejt thuajse nuk po e përdor asnjë deputet shqiptar. Ekziston një zotim nga ana e kandidatëve për deputet nga koalicioni “Tash është koha” që këtë gjë pas zgjedhjeve do të fusin në funksion, por presim të shohim.
Partitë politike shqiptare dhe përfaqësuesit e tyre politik, pas zgjedhjeve, sic duket do të janë njëjtë si Komuna e famshme në periudhën e pandemisë Covid 19:  VETËM PËR NEVOJËN E MADHE. Por kam frikën se nevoja do të jetë aq e madhe,saqë politikanët, funksionarët e tyre do të humben në kohë dhe hapësirë.
Ndërsa në vendet demokratike me ekonomi dhe vizion, shteti i së drejtës nuk i lejon komfort zonën deputetëve të zonës. Nuk ia lejon as komoditetin dhe mundësinë që të luajnë me logjikën e popullit duke i menduar ata në dele, ndërsa veten në ujk.
Sistemi i llogaridhënies që ekziston në Perëndim duhet zbatuar edhe nga strukturat e reja politike në Maqedoninë e Veriut. Nuk mundet që të jesh funksionar i një subjekti politik dhe të mos i japësh asnjë llogari votuesit tënd, por edhe banorëve të zonës të cilët je duke i përfaqësuar.
Sa janë efikas ata funksionar, cili është dallimi prej pikës 1 kur kanë marr funksionin e deri në pikën 2 kur u futën në garën zgjedhore dhe e lanë funksionin? A keni dëgjuar deri më sot ndonjë funksionar shqiptar duke dhënë llogari të këtillë? Unë personalisht nuk kam dëgjuar.
Me 15 korrik votuesi shqiptar duhet që të mendoje me kokën e tij dhe të dije saktësisht se cfarë kërkon. Nuk është kërkesë legale vetëm vendi i punës, por edhe mënyra e dinjitetshme e përfaqësimit. Nevojën e madhe e kryejmë tjetër ku e jo në Komunë. Komunat t`i përdorim për të mirën e përgjithshme të qytetarëve.


No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...