Thursday, July 2, 2020

Deputet të leshit, sa po e shisni leshin sivjet?

Hamdi Nuhiju
15 korriku sivjet po vjen më shpejt se viteve të kaluara. Deputeti i zonës e kishte harruar rrugën për në Kumanovë. Xrrx telefoni: O shef ka ishte rruga për te shtabi? Nga ngjarjet e ngjeshura dhe aktivitetet e shumta partiake, ka ngatërruar këmishën me pantallonat.
Në veturën e tij të tipit më të ri ka vendosur një mori me këmisha dhe kravata.
Deputet që votuesit e vet i viziton vetëm njëherë brenda katër viteve.
Deputet që nuk njeh asnjë lagje në zonën prej ku është zgjedhur deputet. Deputet të këtillë deri më tani kemi pasur ne shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
Kampanja zgjedhore është futur në fazën finale. Partitë politike para elektoratit po mundohen që ta prezantojnë platformën e tyre me të gjitha detajet e mundshme. Një foto me qytetarët e rastit, video me dron dhe kaq! Përfundoi punën e tij për rrogën prej 1200 eurove në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Apanazh pas skadimit të mandatit dhe një mal me beneficione. Zgjate o Zot, thotë në veti deputeti i vetmuar.
Por fotografia nuk është vetëm zi. Njoh një kandidat për deputet nga koalicioni “Tash është koha” në njësinë zgjedhore numër 1 që nuk ka lagje e shtëpi shqiptari që nuk e njeh. Zejd Rexhepi është shembull i një aktivisti në terren. Atij asnjëherë nuk iu është dhënë rasti të jetë pjesë e Parlamentit, ndërsa nuk i mungon asnjë element i nevojshëm për të qenë i tillë.
Njoh një kandidat tjetër për deputet nga zona zgjedhore numër gjashtë nga koalicioni ‘Tash është koha”, Hysni Ismaili që në zonën e tij zgjedhore deri më tani nuk kam dëgjuar as edhe një njeri të thotë fjalë të pahijshme për të.
Njoh edhe të tjerë që janë të mrekullueshëm dhe që e meritojnë të i përfaqësojnë shqiptarët në Parlament, si për shembull kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi që me emër dhe mbiemër i njeh thuajse të gjithë aktivistët e tij. Respekt për përjashtimet!
Historia e pluralizmit politik te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut na ka treguar për shumë deputet që nuk dinë të lexojnë dhe të flasin shqip. Kemi dëgjuar dhe parë duke treguar e rrëfyer përralla, ndërsa me përrallën e njëjtë i kanë fituar 4 mandate rend. Përralla e njëjtë që u shndërrua në lesh. Po, lesh i tjerrur që edhe në vitin 2020 para elektoratit ka dal i vetmuar. Lesh i cilësisë së lartë, tha deputeti.
Lexoni për listën e mungesave në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, kush është kampion? Shqiptarët apo maqedonasit?
Lexoni për listën e kërcënimeve që liderët politik lëshojnë në opinion në kampanjë zgjedhore. Kush po përmend kërcënime? Kush po shqyen reklama të kandidatëve për deputet? Kush po e shpërndan gjuhën e urrejtjes në popull? Mblidhni të gjitha këto informacione, para së të vendosni se me 15 korrik kë do ta çoni në Parlament.
Nëse për ju janë të pranueshëm deputetët e leshit që me përrallën e njëjtë i fitojnë zgjedhjet në katër palë zgjedhje, atëherë qoftë i juaj leshi. Së paku shpresoj se nuk do të keni të ftohtë gjatë dimrit.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...