Friday, July 3, 2020

Mos u prishni për parti


Hamdi Nuhiju

Shkrimtari ynë, Kim Mehmeti bukur e shpjegon gjendjen e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe qasjen e partive politike ndaj tyre. Shpesh herë e përmend ndarjen e shqiptarëve në popull partish, klane partiake.
Është më vlerë mendimi i tij nga rrugëtimi i palëkundur që ka bërë në të kaluarën dhe të tanishmen. E mbaj mend një shkrim kërcënues në gazetë kur lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi ia patë bërë Iso Rusit. Në atë kohë të gjithë heshtnin, përveç  Kim Mehmetit që reagoi me shkrimin Im zot Thaci!
E mbani mend kërcënimin partiak që lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në Gazetën Koha, në kulmin e fuqisë së tij politike, ia pat bërë mendimit të lirë, fjalës së lirë? Si janë ndjerë familja e Iso Rusit në atë kohë?
Është lojë e zbuluar tashmë prishja e marrëdhënieve ndëretnike gjithmonë në kohë zgjedhjesh. Dhe nxitja e gjuhës së urrejtjes. Kush bën nxitje të këtillë nëse jo politikanët dhe liderët e partive politike?
Në të kaluarën , liderët e partive politike shqiptare kanë kërkuar kurban. Sa më shumë nxënës shqiptar që të rrihen në autobusët lokal të qytetit të Shkupit, rejting më i madh për partinë shqiptare dhe maqedonase në pushtet. Ndërsa nxënësve të mjerë shqiptar falas i ngelte vetëm rrahja.
Kjo është vetëm njëra anë e rrëfimit. Rrëfimi vazhdoi edhe në kohën e copëzimit të subjekteve politike shqiptare. Pluralizëm politik por pa demokraci brenda. Militantët e njërës parti kërcënonin aktivistët dhe militantet e partisë tjetër. Babai me djalin nuk flisnin, sepse babai i takonte një subjekti politik shqiptar, ndërsa djali subjektit tjetër politik. Mos harroni, kjo tendencë ekziston të përsëritet edhe në këto zgjedhje. Çfarë fitoni nëse e ashpërsoni gjuhën e urrejtjes deri në sharje ndaj politikanëve të caktuar, si për shembull Muhamed Zekirit, Bilall Kasamit, Afrim Gashit, Zijadin Selës e Sadulla Durakut? Asgjë ! Votuesit e tyre vendosin për të ardhmen e tyre politike, ndërsa sharja dhe gjuha e urrejtjes mbahet mend dhe krijon pasoja të rënda sociale.
Kjo gjë nuk nënkupton se politikanët që mbajnë funksione publike dhe partiake nuk bën të kritikohen. Kritika prej sharjes ka dallim si në formë, po ashtu edhe në esencë.
Çfarë fitojmë nëse e shajmë votuesin e BDI-së, PDSH-së, LSDM-së, Lëvizjes Besa, Aleancës për Shqiptarët, Alternativës? Mënyra e sulmeve personale, paragjykimet që krijojmë rreth tyre, sharjet dhe ofendimet mbahen mend edhe pas përfundimit të zgjedhjeve. Ndërsa në fund varësisht prej numrave, partitë politike shqiptare si dhe ato maqedonase detyrohen që të ulen e të bisedojnë për formimin e qeverisë. Dikush ngel në opozitë, dikush futet në pushtet.
Prishja e shqiptarëve për parti politike është mëkat. Partitë duhet që t`i përdorim për të mirën tonë të përgjithshme dhe edhe nëse nuk e arrijmë këtë qëllim, jeta duhet të vazhdoje. Prapë në një rrugë, në një lagje në një fshat ose në një familje do të ketë njerëz që i përkasin subjekteve të ndryshme politike.
Këshilla e vetme që subjektet politike shqiptare me të drejt duhet ta japin në këto zgjedhje është: MOS U PRISHNI PËR PARTI. Po kjo është këshillë që bën të pranohet prej tyre. Tjera këshilla mos pranoni!


No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...