Wednesday, July 8, 2020

Pse po heshtet rikthimi në punë i mjekes Caca Biljanovska ?!


Hamdi Nuhiju

Nina Caca Biljanovska, turpi i mjekësisë maqedonase, e shkarkuar nga puna dje është kthyer në punë.

“ Mjekja Nina Caca Biljanovska e cila u shkarkua nga pozita drejtoreshë e Klinikës Shtetërore për sëmundje të lëkurës, për shkak se në fillim të pandemisë nuk kishte treguar se është kthyer nga Italia dhe ka shkuar në vendin e punës duke mos u vetizoluar, dhe ndërkohë kishte infektuar 6 kolegë, tani është kthyer në vendin e saj të punës.
Drejtoresha Biljanovska madje mori padi penale nga policia, ndërsa Prokuroria Publike propozoi që e njëjta të dënohet me gjobë prej 10 mijë eurove. Dhoma e mjekëve pret aktvendim të plotfuqishëm me çka do të vendosë nëse do i merret licenca për punë, por ndërkohë mjekja është kthyer në punë.
Caca Biljanovska ishte pacientja e katërt me radhë e infektuar me korona virus në Maqedoni. Pasi u vërtetua se është pozitive ndaj Covid, e gjithë klinika u mbyll, ndërsa kolegët e saj u vendosën në izolim. Kjo sjellje e mjekes u dënua nga ministri i shëndetësisë dhe gjithë kolegët nga fella mjekësore. “, raportuan dje mediet elektronike dhe të shkruara.
Në kulmin e kampanjës zgjedhore kur partitë politike po merren me njëra-tjetrën, diqysh si para syve dhe në heshtje të opinionit, Nina Caca Biljanovska duke mos respektuar etikën e mjekëve dhe pacientëve rikthehet në vendin e saj të punës.
Në kulmin e shifrave të infektuarve me COVID 19, sidomos në rajonin e Shkupit, mjekja e cila ishte shkaktare për shpërndarjen e kësaj sëmundjeje shpërblehet me rikthim në vendin e punës. Edhe pse sipas medieve, proceset kundër saj janë të hapura, është e habitshme se ku u gjet ajo birucë në rregullore dhe ligj që ia lehtëson asaj rikthimin në punë.
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ai i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski në vend që të merren me vendime të këtilla skandaloze që duhet të shqetësojnë secilin qytetar të Maqedonisë së Veriut, ata para syve të opinionit, në debat publik, ndajnë pazare për të krijuar qeverinë e re pa shqiptarët.
Pas këtij vendimi skandaloz për rikthim në punë të mjekes në fjalë, cili do të jetë besimi i qytetarëve ndaj institucioneve të shtetit dhe sidomos ndaj atyre shëndetësore. Nëse pas zgjedhjeve, cila do qeveri do të ndërmerrte masa për rikthimin e orës policore në luftën kundër pandemisë, sa do të ishin kredibile ato masa?
Pse duhet t`i respektojmë masat kundër pandemisë dhe të mos rebelohemi si qytetarët serb që u rebeluan kundër vendimeve politike të qeverisë së re?
Me Caca Biljanovska në institucionet shëndetësore dhe vrasësin e Almirit nëpër rrugët e Kumanovës, do ta ketë bukur të vështirë qeveria e re që të ndërmarr çfarë do hapi drejt rikthimit të orës policore.
Qytetarët kanë nevojë që t`i besojnë institucioneve shëndetësore dhe jo ta humbasin edhe atë pak besim që i ka ngelur. Në këtë mënyrë, sistemi që u bë kujdestar i padrejtësive të shumta po nxit shtimin e mosbesimit të qytetarëve në institucionet shëndetësore dhe si pasojë vjen deri te shpërngulja e tyre.
Rikthimi i Caca Biljanovskas në vendin e punës do të duhej të ishte njëra prej arsyeve se pse shumë njerëz marrin vendimin për ta lëshuar vendin përgjithmonë.


No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...