Thursday, July 9, 2020

Ruajuni nga Hasa sepse Mesi nuk po ditka me luajt futboll !!!


Hamdi Nuhiju

Reprezentacioni i Bosnjës dhe Hercegovinës po luan për herë të parë ndeshje miqësore në futboll me Barcelonën, thotë një barsoletë. Gjatë përgatitjeve për t`u përballur, trajneri i kombëtares boshnjake porosit Hasën që të kujdeset për Mesin maksimalisht, me qëllim që mos t`i lejoje të njëjtit të shënoje gol. Fillon ndeshja!
Në minutën e pestë, Hasa shënon gol. Por, jo në portën e ekipit kundërshtar, po në portën e kombëtares boshnjake. Në minutën e 40 shënon golin e dytë në portën boshnjake. Gjatë pauzës, trajneri boshnjak porosit ekipin e kombëtares boshnjake që ta ruajnë Hasën nga shënimi i golave, sepse thotë: Mesi nuk po ditka me luajt futboll.
Është barsoletë e këndshme me doza ironie. Barsoletë që përshkruan bukur situatën e partive politike shqiptare dhe maqedonase gjatë kampanjës zgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut.
Sa autogola u dhanë nga eksponent partiak prej të gjitha subjekteve politike shqiptare e maqedonase gjatë kësaj kampanje? Shumë! E mbani mend sloganin ‘Hajde knej’ dhe këngën e Dafina Zeqirit me pamje eksplicite ‘Hajde ma knej’ të postuar nga ministri i arsimit dhe shkencës, njëherit edhe bartës në listën e kandidatëve për deputet të BDI-së, në njësinë zgjedhore numër dy, Arbër Ademi?
E dëgjuat deklaratën e kandidatit për kryeministër të parë shqiptar, Naser Zyberi, pak para zgjedhjes së tij si kandidat për një pozitë të këtillë se çfarë tha në lidhje me këtë temë? Është farsë.
Në anën tjetër, autogolat e Filipces,  Shekerinskës, Damjanovskit e eksponentëve partiak të Lëvizjes Besa nuk kanë të ndalur. Pa autogola nuk është as blloku opozitar shqiptar në përbërje të Aleancës për Shqiptarët dhe partisë Alternativa. Mjafton të jeni të kujdesshëm gjatë paraqitjeve të tyre publike dhe do t`i zbuloni vet ato.
PDSH-ja dhe VMRO-DPMNE-ja janë kampion në këtë temë. Sidomos spoti kryesor i VMRO-DPMNE-së ku njerëzit vetëm të përkatësisë etnike maqedonase ecin me kokën ulur. Spot i ngjashëm me atë të PDK-së në Kosovë të Kadri Veselit duke e shtyrë autobusin.
Autogolat në kampanjë zgjedhore mund që t`i mbuloje ose t`i fsheh logoja e partisë politike, ndoshta edhe e koalicionit. Ato janë të pranueshme, me doza humori, të lezetshme deri në momentin e zgjedhjes së tyre si deputet. Në momentin e zgjedhjes në pozitën e deputetit, çdo autogol i një deputeti shqiptar ose maqedonas është në dëm të gjitha popujve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.
Disa politikan shqiptar, fatkeqësisht janë të papërmirësueshëm në këtë pikë. Ata pa marr parasysh a gjenden në opozitë ose në pozitë vazhdojnë avazin e tyre në dhënien e golave ndaj votuesve të tyre në radhë të parë, pastaj edhe ndaj tërë popullit shqiptar.
Përfundimisht ka ardhur koha që politika shqiptare në Maqedoninë e Veriut të reformohet. Në këto zgjedhje me sistemin e listave të mbyllura, me mos pastrimin e Listës Zgjedhore, me zgjedhje që do të mbahen deri në ora 21, përsëri do të vazhdoje avazi i vjetër i dhënies së golave në portën e shqiptarëve. Por detyrë parësore përbërja e re parlamentare shqiptare duhet që ta ketë vënien e theksit në këto tema.
Nëse aspak nuk interesohet për këto tema, nënkuptohet dëshira e madhe për të vazhduar gjendja e tanishme që do të jetë vetëm në dobi personale të një klike njerëzish nga Struga e deri në Kumanovë.


No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...