Friday, July 17, 2020

Manual për deputet, me cilin gisht t`i kruajmë hundët?


Hamdi Nuhiju
E vetmja deklaratë e saktë e drejtuesit të partisë ekstremiste “E Majta”, Dimitar Apasiev, është deklarata e tij që ka të bëje me vjedhjen e zgjedhjeve. Tha se këto zgjedhje, janë ndër zgjedhjet më të parregullta në historikun e zgjedhjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Apasiev është komod me deklaratat e këtilla. Edhe pse është thirrur në Prokurori dhe po krijohet një gogol me emrin e tij, prapë është komod. Ndoshta edhe më komod se Bashkimi Demokratik për Integrim me 15 deputetët e saj. Të gjitha rrugët e qeverisë së re kalojnë nëpër dyert e partisë ekstremiste “E Majta”.
Rezultatet e këtyre zgjedhjeve kanë qenë befasi e këndshme ose e mirë për të gjithë. Pamarr parasysh se si janë të orientuar politikisht shqiptarët, ata kanë arritur një numër të madh të deputetëve. Dhe kjo gjë i bën të gëzohen shqiptarët nga të gjitha subjektet politike, pa asnjë përjashtim.
Skena tragjiko-komike që po krijohen me KSHZ-në dhe paraqitjen e rezultateve po tregojnë saktas se ku po  fle lepuri. Ndoshta edhe nuk e ka nxënë gjumi prej me 15 korrik.
“Treni bullgar” ka marr udhëtar me veti prej veriut të Maqedonisë, në jug, lindje e perëndim. Nëse jemi të njëjtë në rregullsi, edhe në parregullsi jemi të njëjtë. Këtu nuk guxon që të paragjykohet identiteti i parregullsuesve.  Në të kaluarën thuhej se vetëm në vendbanimet shqiptare mund që të vidhen vota dhe të krijohen eksperimente të mbushjes së kutive të votimit. Në këto zgjedhje ky mit ra poshtë. Raportet mediale treguan për një gjendje të zezë në Radovish, Strumicë, Manastir, Karposh, etj.
Deklaratat më të këndshme dhe më komike në këto zgjedhje ishin ata të përfaqësuesve të KSHZ-së, zgjedhjet ishin të rregullta! Edhe ambasadorja amerikane në Shkup, Kejt Brnz, ende pa nisur mirë rrjedha e votimit, zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut i cilësoi si demokratike. Ndoshta të tilla i duhen ndonjë agjende. Le të jetë ashtu!
Deputetëve shqiptar të rinj e të vjetër në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut i dëshiroj shumë suksese në punë. Të mos harrojnë se ne, votuesit edhe pas 15 korrikut kemi dëshirë të takohemi me to, të pimë ndonjë kafe falas, ose edhe ndoshta të qajmë ndonjë hall bashkë.
Nëse duhet të zgjidhni se me cilin gisht ti kruani hundët, ju deputet të nderuar, është mirë të mendoheni mirë. Cili gisht ju le shenjë me shumë në hund? I majti apo i djathti?
LSDM-ja ngriu aktivitetet partiake për një kohë. Ky ishte një veprim i duhur nga ana e saj. Këtë veprim ta ndjekin edhe partitë politike tjera shqiptare e maqedonase. Pushoni pak dhe cliroheni edhe popullin nga ankthi juaj.
Nuk ka dyshim se dikush nga ju do të jetë në pushtet dhe dikush në opozitë. Nuk prishet bota nëse pikërisht ju nuk jeni në pushtet. Jeta vazhdon. Kryesorja të mos i dëmtoni hundët dhe kryet ta keni shnosh.



No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...