Wednesday, March 3, 2010

Izmat e Bledar Komini-t

Izmat e Bledar Komini-t
Hamdi Nuhiju


Në një shkrim të botuar në të përditshmen Panorama në Shqipëri me datë 01 03 2010, Bledar Komini flet për “Neo-shqiptarizmi” pa “izma”. Izmat e tij zënë rrënjë thellë në botëkuptimin e sotshëm politik në mesin e intelektualëve shqiptar të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë.


Tashmë është bërë e modës që të flitet për qasjen e re të diplomacisë turke në sferën ndërkombëtare. Nuk ngeli njeri pa dhënë opinion e mendim. Të gjithë paskan të drejtë që këtë qasje ta shohin me sy kritik përveç atyre që këtë frymë të re të diplomacisë turke e shohin si të dobishme për ekzistencën e influencës së tyre si komb.
Është e logjikshme që me ngjalljen e një fuqie super-botërore prej gjumit, fuqitë aktuale në botë bëjnë çmos që këtë ngjallje ta paraqesin si rrezik, si frikë nga asimilimi, zhdukja totale. Përdoren mjete të ndryshme që të krijohet një imazh negativ i ngjalljes së një super fuqie nga gjumi. Nëse shohim terrenin e propagandës kundër zgjimit të kësaj super fuqie prej gjumit, do të na dalin në pah dy elemente të çuditshme. Politika sllave në Ballkan e përkrah ngritjen e Turqisë dhe prezencën e saj në arenën Ballkanike edhe pse Turqia ka prishur marrëdhëniet diplomatike me shtetet sllave për shkak të faktorit shqiptarë. Por, ato gjejnë interesin e tyre ekonomik dhe mbi baza të këtij prizmi bëjnë tolerime, dhe nuk e shohin me rrezik ngjalljen e Turqisë prej gjumit dhe zgjerimin e ndikimit dhe forcës së saj diplomatike në Ballkan. Shfrytëzojnë rastin që ekonomikisht të përfitojnë prej këtij trazimi. Dhe vija e dytë e cila na çuditë, është ajo habia, frika dhe mllefi i shqiptarëve që kanë ndaj zgjimit të diplomacisë turke prej gjumit dhe prezencës së saj në Ballkan. Edhe pse ky zgjim për shqiptarët e Gadishullit Ballkanik d.t.th. forcim në sferën politike, ekonomike, kombëtare e kulturore ata hedhin vrer dhe veprimtarinë e fundit të diplomacisë turke e llogarisin si ‘romantizëm’.
Fjalimit të kryediplomatit turk në Sarajevë Ahmet Davotogllut, fillimisht i vendoi vijë të kuqe dhe shumë kritike Arben Xhaferi, më pastaj Pirro Misha, duke vazhduar me Ndue Ukaj e Valon Kurtishin dhe së fundmi edhe Bledar Komini. Tezat e këtyre analistëve shqiptarë janë të gatuara njëjtë dhe të paraqitura në tregun e mendimeve politike në mënyrë sistematike. Kësaj here ndaj këtij fjalimi këto personalitete vepruan si në korr, njëzëshëm dhe të gjithë zgjimin e diplomacisë turke prej gjumit e llogaritën si diçka shumë të rrezikshme për ekzistencën e popullit shqiptarë.
Fjalimi i Ahmet Davotogllut në Sarajevë po u vështrua në vija të përgjithshme tregon për seriozitetin e orientimit pro perëndimor të Turqisë duke përfshirë në karvanin e saj edhe gadishullin Ballkanik. Ai zhvilloi një mori takimesh në Sarajevë, Beograd e Tiranë për të krijuar një klimë bashkëpunimi dhe intenzivimi të marrëdhënieve ekonomike dhe politike midis këtyre vendeve.
Turqia nuk do që rolin kryesor në Ballkan t`ia jap Serbisë ashtu siç pretendon Bledar Komini në shkrimin e tij. Por, ajo kërkon që të ruaj suverinitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës duke e parë se janë shtuar tensionimet diplomatike midis Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. Turqia ishte i vetmi vend i cili reagoi ashpër ndaj liberalizimit të vizave për Serbinë, Malin e Zi e Maqedoninë, duke kërkuar që në këtë liberalizim të përfshihen edhe Shqipëria, Kosova e Bosnja e Hercegovina.
Zgjimi i diplomacisë turke prej gjumit nuk pengon kombëtarin e shqiptarëve të Ballkanit, e as që rrezikon suverenitetin e dy shteteve shqiptare në Ballkan. Përkundrazi ajo ndihmon shumë në ruajtjen e këtij suvereniteti, ngritjen ekonomike, politike dhe sociale të këtyre vendeve.
‘Korrin’ e udhëhequr nga Arben Xhaferi e ka frikësuar deri në palcë fjalia e Ahmet Davotogllut për idenë e ‘neo-otomanizmit’ në Ballkan. Kjo teori e këtij diplomati e mbi të gjitha teoriticienti me famë ndërkombëtare është edhe një teori plus në mesin e teorive politike. Në shkencat politike dhe shoqërore njihet teori të tilla si amerikanizim, evropianizim e industrializim të popujve e shteteve të ndryshme. Dhe të gjitha këto teori janë të pranueshme përveç idesë së Ahmet Davotogllut.
Amerikanizimi i Ballkanit nuk ka asnjë bazë logjike, shkencore dhe historike. Bëhet fjalë për idenë politike e cila mbisundon në SHBA e udhëhequr mbi parimet e demokracisë protestante.
Evropianizimi ngritët mbi principet e katolicizmit, edhe kjo nuk ka ndonjë bazë të fuqishme për të qenë prezentë dhe i qëndrueshëm në Gadishullin Ballkanik.
Industrializimi i popujve kërkon nënshtrimin e tyre karshi politikës çifute të familjes së Rokfelerëve.
Edhe pse në esencë ka gjëra të pranueshme prej këtyre teorive, dhe kanë arritur që të mbillen artificialisht në këto territore, prapë se prapë nuk janë zgjidhja më e përshtatshme për këtë gadishull.
Bledar Komini përmend historinë, d.m.th. të kaluarën dhe mbi të ai gjykon pozicionin dhe interesimin e Turqisë për Ballkanin. Shqiptarët si mysliman e si të krishter orientimin e kanë kah Perëndimi dhe jo kah Lindja, sipas tij. Ndërsa Turqia po kërkon kthimin e Ballkanit në histori, ose edhe në Lindje.
Në realitet duke parë politikën ndërkombëtare, orientimi i Turqisë si aleat më i fuqishëm i SHBA-ve është kah Perëndimi dhe jo Lindja. Por, Turqia ka të drejtë historike, politike dhe strategjike që të shtrijë ndikimin e saj diplomatik mbi trojet dhe mbi ato popuj me të cilët ka pasur fatin e përbashkët. Dhe jo për ti sunduar, e as për ti nënçmuar, por për të vazhduar me to forcimin në sferën ekonomike, politike dhe sociale.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...