Monday, March 8, 2010

Xhamiafobia në Maqedoni

Xhamiafobia në Maqedoni
Hamdi Nuhiju


Fenomeni i fobisë nga xhamitë nuk është i rastit dhe ka marrur formë qysh më ardhjen në fron nga ana e partisë VMRO-DPMNE që dikur synonte të ruaj kufijtë legal të Bullgarisë së Madhe. Mjafton të lexohet biografia e Vanço Mihajlov njërit prej themeluesve të VMRO, dhe njeriu të bindet e ta ketë të qartë se me çfarë garniture po përballet.


Nga kjo garniturë politike lindën dhe po lindin shumë probleme. Qëndrimet politike janë të ndryshme, ditore, por një gjë është e qartë dhe e pandryshueshme. Politika anti-myslimane dhe anti-shqiptare është boshti i veprimtarisë së kësaj garniture. Këtë gjë me një fjalë të thjeshtë e të lehtë e pohoi edhe zëvendëskryeministri maqedonas për euro integrime Vasko Naumovski në një emision në TV-Sitel të realizuar këto ditë. Pyetjet silleshin rreth dikasterit të tij, dhe disa herë u kërkua nga ai që të përgjigjet në disa çështje të ndjeshme që ishin të provokuar nga ana e kësaj garniture qeverisëse. Nga ai u kërkua përgjigje rreth maqedonishtes qysh në klasën e parë për nxënësit shqiptarë dhe shumë provokime tjera të cilat binin ndesh me sugjerimet e Komisionit Evropian për përparim në marrëdhëniet ndëretnike. Përgjigja e Vasko Naumovskit ishte qesharake, ai ndërmjet tjerash aludoi në problemet e njëjta që ka Bullgaria, Kroacia e Sllovenia e që janë shumë para Maqedonisë. Në këtë mënyrë i arsyetoi problemet e paraqitura në këtë vend dhe na bëri me dije se kjo qeveri do të vazhdoj me avazin e vjetër. Nuk është e rastësishme kjo paraqitje e këtij zëvendës kryeministri me këtë gjuhë. Ngaqë po të vështrojmë garniturën e sotshme udhëheqëse politike do të kuptojmë se atje mbretëron e njëjta gjuhë, ajo që e fol Nikolla Gruevski. Bile këtë gjuhë e mësuan edhe ministrat shqiptar në pushtet duke u bërë pjesë e lojës politike dhe propagandistike të ‘monarkut’ Gruevski. Dhe si zakonisht, në momentin e rritjes së rejtingut, për të zbutur situatën kinse, kjo garniturë fillon e konsultohet me partnerin e saj në qeveri rreth projektit “Shkupi-2014”. Më interesantja e të gjithave është se gjithmonë BDI pranon versionin e parë të ofertave të Nikolla Gruevskit. Kësaj here sheshi i Shkupit, do të kishte sipas këtij versioni edhe buste të heronjve shqiptarë, por nuk do të kishte as Kishë e as Xhami. Duke pasur parasysh rënien e rejtingut të partisë BDI dhe prishjen e imazhit të saj në qeverinë Gruevski, kjo parti do të ishte në gjendje të pranoj gjithçka minimale vetëm për të pasur arsye ose alibi që me çka të dalë para votuesve të saj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ky vendim i dalë nga takimi Gruevski-Ahmeti nuk duhet të merret seriozisht pasi që pas vetes fsheh diçka politike e cila zbulohet si zakonisht pas një muaji ose dy-tre muajve. Parimisht qeveria e Nikolla Gruevskit nuk do të ketë mundësi që të ndalojë Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë që në sheshin e Shkupit të rindërtoj Burmali Xhaminë ngaqë ajo tokë aty është pronë e kësaj Bashkësie.
Shkruesi i këtij teksti nuk ka qenë asnjëherë kundër ndërtimit të busteve të heronjve shqiptarë në qendër të Shkupit. Bile disa herë me radhë ka ngritur zërin për ndërtimin e busteve të heronjve shqiptarë në qendër të Shkupit. Por, ky version i paraqitur nga ana e Gruevskit është mashtrues dhe manipulues si zakonisht. Ngaqë kisha mund të ndërtohet, disa buste të heronjve shqiptarë do të ndërtoheshin, normal duke kaluar nëpër ‘filtrat’ e nacionalizmit maqedonas dhe së fundmi nuk do të kishte vend për rindërtimin e Burmali Xhamisë. Xhamiofobisë në Maqedoni pa vetëdije dhe indirekt po i shërben edhe partia shqiptare në pushtet.
Sikur të realizohej ky plan i menduar në takimin Gruevski-Ahmeti do të ishte një sulm dhelparakë fillimisht ndaj politikës shqiptare në vend, e më pastaj edhe ndaj të gjitha organizatave joqeveritare që janë renditur në një krah së bashku me Bashkësinë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë për rindërtimin e Burmali Xhamisë. Këtë gjë dëshiron ta arrijë Nikolla Gruevski dhe garniturat ortodokse që veprojnë në Republikën e Maqedonisë.
Nga kjo garniturë politike ndodhi djegia e Xhamisë së Obednikut, për të cilën xhami nuk u realizua asnjë dëm-shpërblim nga ana e kësaj qeverie. Ishin po këta maqedonas të cilët në vitin 2001 djegën xhaminë e Prilepit dhe dhunshëm e sllavizuan tërë qytetin duke vazhduar agresione edhe sulme të njëpasnjëshme ndaj nxënësve shqiptar të Prilepit, por edhe ndaj banorëve të këtij vendi duke i imponuar gjuhën maqedonase, kulturën e fundit dhe së fundi edhe fenë ortodokse, duke mos i lejuar besimtarët mysliman që të falin namazin e xhumasë në xhaminë e djegur.
Vet ish-kryetari i Komunës së Prilepit ishte kundër faljes së namazit të xhumasë në xhaminë e tyre të djegur nga ana e besimtarëve myslimanë, ndërsa kur dalin nëpër media qajnë me lot krokodili po këta maqedonas për bashkëjetesë midis myslimanëve dhe ortodoksëve në këtë vend. Faji gjithmonë i hedhet shqiptarëve, se shqiptarët qenkan ata që prishin harmoninë kulturore-fetare dhe ndër etnike në këtë shtet. Ndërsa, këta vazhdimisht provokojnë, sulmojnë dhe kryejnë agresion e dhunë ndaj popullatës shqiptare në vend. Në kohën kur në Prilep ndalohej e drejta elementare e shprehjes së besimit, e cila e drejtë është e mbrojtur nga Konventat Ndërkombëtare, por edhe nga ligjet e Republikës së Maqedonisë, shumica e mediumeve nacionaliste maqedonase paraqitën dilemën e mos pasjes së flamujve maqedonas në dy qytetet shqiptare si në Tetovë dhe Gostivar.
Edhe pse muftinia e Prilepit kërkoi që të restauroj Xhaminë e Çarshisë në Prilep, kjo kërkesë ra në vesh të shurdhër dhe u kundërshtua nga ana e udhëheqësish lokale në Prilep. Kjo udhëheqësi është për rekonstruimin e Xhamisë së Çarshisë, por vetëm si monument historik-kulturor duke u shndërruar në muze dhe jo në Xhami. Ndaj këtij deklarimi, reagoi Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë duke ia bërë me dije udhëheqësish lokale në Prilep që të mos përzihet në punët e kësaj Bashkësie.
Nga persona të panjohur këto ditë u vendos një predhë e pashpërthyer në oborrin e Xhamisë Tatar Sinan Pasha në Kumanovë. Reagimi i muftinisë së Kumanovës ishte i menjëhershëm duke e denoncuar rastin në polici dhe duke kërkuar që të zbardhet rasti.
Nuk është hera e parë që sulmohet Xhamia e Tatar Sinan Pashës në Kumanovë, dhe ende sot e kësaj dite nuk janë zbuluar rastet e këtilla dhe si duket nuk do të zbulohen kurrë.
Nuk ka dyshim se rruga që po ndjek qeveria e Nikolla Gruevskit dhe struktura të caktuara ortodokse në vend janë në dëm të komunitetit maqedonas në këtë vend. Duhet të jetë alarm i qartë ai ‘mesazh’ i ardhur prej Zotit në fushën e Pollogut, po edhe në Ohër duke e futur Maqedoninë para një katastrofe natyrore.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...