Friday, April 16, 2010

Kryqi vs.rezidenca


Kryqi vs.rezidenca
Hamdi Nuhiju


Qeveria e Nikolla Gruevskit e mbushur me provokime të njëpasnjëshme ndaj shqiptarëve të këtushëm, kësaj here vendosi edhe një kryq në Kalanë e Shkupit. Nëpër qendrat e studimeve politike tashmë ekziston sinteza se pas çdo gjurmimi dhe në çdo skaj të këtij vendi kjo qeveri gjen ka një kishë dhe kryq.


Vendosja e kryqit në Kalanë e Shkupit në vetvete është një provokim i rëndë edhe për komunitetin mysliman të këtij vendi, ngaqë vet kjo qeveri ka vendosur që ti ndajë tokë Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë për të ndërtuar rezidencën e saj në Kalanë e Shkupit. Para ca kohësh në emisionin Rruga Drejtë në TV Alsat-M ‘monarku’ Nikolla Gruevski ia bëri me dije të gjithë shqiptarëve të këtij vendi, po edhe komunitetit mysliman në Maqedoni se ai mund të bëj çka të dojë duke mos përfillur aspak ndjenjat e këtyre njerëzve që jetojnë dhe janë pjesë përbërëse e shoqërisë së këtij vendi.
Përderisa BDI dhe DR para zgjedhjeve parlamentare mundohen që të gjejnë një zgjidhje të aplikimit të ‘Badinterit’, kur Arbër Xhaferi jep dorëheqje nga nënshkrimi i tij i marrëveshjes kornizë së Ohrit dhe i jep peshë e përkrahje marrëveshjes politike të plasuar nga PDSH, Nikolla Gruevski me suitën e tij vazhdon krishterizimin dhe sllavizmin e këtij vendi. Vizita e kryediplomatit turk Ahmet Davotogllu në Shkup, si duket nuk i mbushi me mend këto njerëz të cilët nuk lëshojnë pe nga plani i tyre deri në pikën e fundit.
Krerët e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë kërkojnë vazhdimisht pronat e veta të cilat i humbën gjatë kohës së gjumit të tyre të thellë. Por, kërkesat e tyre legjitime hasin në veshë të shurdhër si çdoherë.
Tashmë është bërë kohë e koalicioneve dhe e lulëzimit të premtimeve partiake. Secila parti shqiptare në vend gjen një alternativë ose zgjidhje për çështje të rëndësishme të këtij shteti. Ndërsa, në momentin e marrjes së fronit politik, bëhen pjesë e programeve partiake të partive maqedonase dhe deri në pikën e fundit mundohen që të bëjnë ‘politik’ për të mos prishur orekset e bashkëpunëtorëve maqedonas.
Kupa e diskriminimeve të njëpasnjëshme është mbushur. Kjo qeveri së bashku me partinë shqiptare në pushtet e meritojnë ndëshkimin e duhur nga popullata vendase. Por, për nga natyra ne mashtrohemi lehtë dhe me pak. Nuk është aspak çudi që edhe pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të njëjtit udhëheqës partish të ndajnë pushtetin. Do të ndodhte mrekulli nëse ‘monarku’ Nikolla Gruevski pas gjitha këtyre diskriminimeve ndaj shqiptarëve të këtushëm të binte prej pushtetit. Si duket popujt e këtij vendi janë mësuar që të jetojnë me logjikën e diskriminimeve ndaj njëri-tjetrit e aspak me logjikën e drejtësisë shoqërore.
Shqiptarëve të këtushëm pushteti i VMRO-DPMNE gjithmonë do ti përkujtojë ndërtimin e kishave dhe kryqeve në çdo skaj të Maqedonisë e veçanërisht në ato vende ku jetojnë shqiptarët mysliman. Ndërsa pushteti i LSDM do ti përkujtojë dhunimet kundër kombit shqiptarë, përdorimi i montimeve të ndryshme politike, mos zgjidhja e problemeve sociale dhe ekonomike të shqiptarëve të këtushëm, krijimin i hendeqeve të mëdha sociale midis maqedonasve dhe shqiptarëve etj.
Në të gjithë këtë histori ka një të mirë, ngaqë njohim anën tjetër të medaljes. E dimë se lojërat politike dinë ti bëjnë me mjaftë mjeshtëri dhe përkrahen prej faktorëve të jashtëm që janë kundër ekzistencës së popullit shqiptarë në Ballkan. Por, nuk mjafton të njohim vetëm anën tjetër të medaljes duke mënjanuar kontributin tonë në sferën politike dhe shoqërore. Partitë politike shqiptare nuk duhet të ekzistojnë në skenën politike mbi logjikën e mbijetesës, por atë të meritokracisë. Ne si shqiptarë duhet ta pyesim veten se sa kemi mundësi që ti qëndrojmë ballë garniturave të këtilla dhe të mos lejojmë diskriminime të këtilla.
Paramendoni, ne nuk po kemi mundësi që të ndalim edhe një diskriminim më të vogël të bërë nga ana e ‘monarkut’ Gruevski, e të mos flasim që të bëjmë plane për ndryshimin e vizionit të shoqërisë së përgjithshme të këtij vendi.
Gjaku i derdhur i shqiptarëve në 2001 nuk u bë, që sot të ndërtohen kryqe në Kalanë e Shkupit dhe ne të rijmë e të bëjmë sehir.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...