Saturday, June 5, 2010

16-fytyrëshi K.Myftaraj dhe Shqipëria e tij Natyrale

16-fytyrëshi K.Myftaraj dhe Shqipëria e tij Natyrale
Hamdi Nuhiju

Kohët e fundit kur shqiptarët triumfuan dhe u bënë pjesë e një humanizmi ndërkombëtar ndaj popullit të përvuajtur të Gazës, në tregun mediatik hidhen mendime amorfe të një të ashtuquajturi gazetar gazetash K.Myftaraj. Në një seri shkrimesh ndaj Islamit dhe myslimanëve shqiptarë, Kastriot Myftaraj edhe njëherë po dëshmon atë gatishmërinë e tij për të luajtur vallen e djallit në mesin tonë.
Duke interpretuar mendimet e Koço Danajt për Shqipërinë Natyrale, Kastrioti e sheh shpëtimin në deislamizimin e popullit shqiptarë. Thirrja e tij haptas për largimin e shqiptarëve nga feja islame është një thirrje e sponsorizuar nga qendra të ndryshme që ndër vite punojnë në heshtje për këtë projekt. E gjithë kjo gjë i shërben të gjithëve përveç të mirës së popullit shqiptarë dhe dy shteteve shqiptare në Ballkan.
Pseudo rrezikun që sheh ai nga islamikët, në fakt është një reflektim i rrejshëm i histerisë mediatike që lëshohet herë pas here në opinion.
E njëjta lojë fjalësh dhe akuzash sillet nga ai në disa shkrime të tij të fundit. Edhe pse ai u padit nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë për thyerje të kushtetutës së R.SH., përgjigja e tij ishte shumë e vrazhdë dhe rreziku i prapaskenave është dominantë për çdo mysliman që dëshiron të jetoj i lirë në Shqipëri. Sikur të mos kishte ndodhur asgjë ai në profilin e tij në fb(facebook) shprehet në mënyrë të paturpshme për udhëheqësin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, për prokuroren e përgjithshme Ina Rama si dhe për institucionet e shtetit shqiptarë.
Pasi që ende vazhdon propaganda e tij anti shqiptare, mendoj se shtetit shqiptarë i konvenon që ai të bëj sulme të këtilla të ashpra ndaj të gjithë myslimanëve shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e më gjerë duke i nënçmuar dhe përbuzur në mënyrën më të keqe.
Siç duket edhe nga mesazhet e tij provokuese në fb(facebook) ai dëshiron që të marr rolin e karikaturistit danez që e keqpërdori lirinë e shprehjes, por edhe të autorit të vargjeve satanike Selman Ruzhdi që mori një fetva nga dijetarët iranian për vrasje.
Ai në përfundimin e shkrimit të tij të fundit të botuar në gazetën Sot thotë:” Çështja është: Ose do të vdesin 20, 30 mijë islamikë radikalë në Shqipëri dhe Kosovë, ose do të vdesin 1-2 milion shqiptarë dhe 2-3 milion të tjerë do të dëbohen, jo në Evropë, ku nuk do të pranohen, por në vendet islamike.
Edhe sikur të arrihet deri tek krijimi i Shqipërisë Natyrale si bashkim shtetëror, është shumë i nevojshëm zhvillimi me ngut i luftës preventive. Kjo luftë duhet bërë sipas mënyrës si e zhvillon Izraeli luftën në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Liban. Bastionet islamike sidomos në pjesën shqiptare të Maqedonisë duhen mësyrë si qytet e Gazës, ashtu që të thyhet vullneti i radikalëve islamikë dhe të detyrohen pjesa më e madhe e tyre që të largohen për në vendet islamike.
Shqipëria Natyrale, ka nevojë për një terapi shoku që të mbijetojë. Kjo duhet të jetë një terapi izraelite. Në këtë luftë preventive do të dalin heronjtë e rinj nacionalë, të ngjashëm me Ariel Sharon, Ehud Olmert, Zibi Livni, Benjamin Netanjahu, Mose Dajan etj. Këta do të jenë heronjtë e Shqipërisë Natyrale.” (Shqipëria Natyrale e mikut tim Koço Danaj, ose ulu Muhamet të bëjmë muhabet, Gazeta Sot, 5 qershor 2010)
Ai haptas bën thirrje për luftë kundër myslimanëve praktikantë shqiptarë. Por, ai nuk ndalet me kaq. Në shkrimet e tij paraprake thirrjen e ezanit e quan lehje qeni dhe Islamin e parasheh si të panevojshëm për shqiptarët e gadishullit Ballkanik.
Fytyrat e tij po them që janë 16, por munden me qenë edhe më shumë. Për të tash janë heronj terroristët izraelit, ndërsa pak më para i shante ata duke mbrojtur politiken e drejt të Ahmed Davotoglus. Disa vite më herët i shante dhe i sulmonte katoliko-centrikët dhe ortodoksët, ndërsa sot është bërë bashkë me ta kundër Islamit dhe myslimanëve. Nga një adhurues i masonerisë ai u shndërrua në nacionalist i përbetuar shqiptarë.
Shqipëria Natyrale nuk mund të krijohet, e as të rikthehet duke i shpallur luftë ‘islamikëve’ siç i quan ai praktikantët mysliman. Ngaqë është e palogjikshme pohimi se islamikët po pengojnë Shqipërinë Natyrale kur ata vazhdimisht punojnë për të dhe kontribuojnë në mënyra të ndryshme.
Shqiptarët u nisën në një mision human për të shpëtuar popullin e Gazës nga uria, ndërsa Kastriot Myftaraj ato i quan arab dhe gëzohet me sulmin që u bë ndaj tyre. Me siguri për të janë arab ngaqë kanë emra mysliman dhe Nënë Tereza është shqiptare, jo që ka emrin shqip, por ngaqë i konvenon atij që të bëj një anim të këtillë çnjerëzor.
Është e kotë që njeriu të humb kohë në debat me K.Myftaraj, por edhe koha e fundit që fenomenit Myftaraj ti jepet fund.
Grupime të mëdha njerëzish që qëndrojnë pas njerëzve të këtillë i akuzojnë myslimanët shqiptarë për intolerantë, ndërsa ata janë të vetmit që thërrasin në zhdukje totale të myslimanëve shqiptarë.
Në mesin tonë për shekuj të tërë ka ekzistuar toleranca, mirëkuptimi dhe dashuria midis popullit tonë me tre fe të ndryshme. Gjithmonë ka pasur tentime për prishjen e kësaj harmonie nga ana e grupeve të caktuara të njerëzve, madje një grup i tyre edhe thërret në zhdukje totale të të gjitha gjurmëve islame në mesin tonë.
Shpresojmë që organet e drejtësisë në Shqipëri do të reagojnë në mënyrën e duhur ndaj K.Myftaraj duke u kujdesur për drejtësinë e përgjithshme në mesin e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...