Friday, June 11, 2010

Kryqëzata mediatike shqiptare

Kryqëzata mediatike shqiptare
Hamdi Nuhiju

Është i njohur fakti se shumë media shqiptare janë vënë në shërbim për të sulmuar të gjitha vlerat fetare të popullit tonë. Ato kanë një anim të heshtur ndaj katolicizmit dhe ortodoksizmit shqiptarë, ndërsa sulmojnë me vrer gjithçka që quhet islame.
Sulmet janë të kohë paskohshme nga mediume të ndryshme shqiptare në Ballkan. Me vetëdije ose pa vetëdije edhe një pjesë e madhe e mediumeve që janë të orientuara fetarisht kah shumica e popullit shqiptarë nuk lejojnë zhvillimin e debatit dhe dialogut me ato njerëz që i pengon ekzistenca e Islamit në mesin tonë.
Para disa javësh u arrestuan pesë prizrenas mysliman me arsyen se na qenkan ‘vehabi’ dhe rrezik për shtetin prej kartoni “Kosovë”. Duke mos pasur asnjë provë për akuzat e tyre ata u detyruan që ti lirojnë këto qytetar të pafajshëm.
Mediat kosovare i mbushën ballinat me lajmin e rrezikut islamik në Kosovë. Ndërsa, lëshimi nga burgu i këtyre djelmoshave u kalua në heshtje dhe pa asnjë gjurmë të këtyre mediave.
Në Ferizaj nga shkolla largohet vajza me shami Arlinda Zeka dhe si rezultat i kësaj bashkëqytetarët e saj organizuan një protestë paqësore kundër diskriminimit që iu bëhet femrave me mbulesë. Për këtë problematik paralajmërohet edhe presidenti Sejdiu në një takim me studentët kosovar në Malajzi.
Ndërsa, kryetari i metropolës së vetme në Kosovë sjell vendim për ndalimin e mbulesës nëpër institucionet arsimore dhe publike.
Edhe pse bëhet padrejtësi haptas, edhe pse në prapa skenë pranohet se po bëhet padrejtësi, në këtë rrugë vazhdohet me këmbëngulje sikur e gjithë shoqëria jonë shqiptare është drejt zhdukjes së të gjitha gjurmëve islame në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Për dallim prej Kosovës ku Bashkësia Islame e Kosovës nuk po guxon për arsye të panjohura për opinionin ende të përballet ligjërisht me këto dukuri diskriminuese në Kosovë, në Shqipëri përfundimisht u zgjua nga gjumi i thellë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë si dhe Forumi Mysliman i Shqipërisë. Fyerjet e Gazetës Sot dhe gazetarit të saj Kastriot Myftaraj u paditën nga ana e Komunitetit Mysliman Shqiptarë si dhe Forumit Mysliman të Shqipërisë.
Reagimet ishin të shumta ndaj Kastriot Myftarajt, ndërsa gazeta Sot botoi vetëm reagimin teologjik të Justinian Topullit dhe atë historiko-diplomatik të Hajrudin Mujës. Dhe mediat tjera shqiptare as që morën guximin të botojnë ose publikojnë madje një shkronjë kundër thirrjeve raciste të Kastriot Myftarajt dhe pronarëve të tij.
Në heshtje e kaluan rastin edhe disa mediume që janë në duar të shumicës së popullsisë shqiptare në vend duke u frikësuar, ose duke u arsyetuar se nuk duhet të humbet kohë me të ‘sëmurë psikik’. Ata nuk dhanë hapësirë për publikimin e mendimit ndryshe, jo pse nuk duhet që opinioni i gjerë të përballet me këto dukuri, porse kanë frikë nga ‘nëntoka’.
Duke përshkruar rrjedhat historike në mesin e popullit shqiptarë, euriditi shqiptarë Sami Frashëri në librin e tij Zëdhënësi i Lindjes, i botuar nga Logos-a, në Shkup në faqen 33 shkruan:” Duke përfituar nga ndarja e copëtimi i Shqipërisë, sllavët e grekët po përpiqen secili më vete t`i shkombëtarizojnë shqiptarët që kanë pranë, madje t`u zhdukin edhe emrin si shqiptarë. Kështu, bullgarët e serbët në anën verilindore të Shqipërisë dhe grekët në Shqipërinë jugore, po hapin në çdo qytet e fshat shkolla, të parët në gjuhën sllave, dhe të dytët në gjuhën greke, po dërgojnë mësues, priftërinj e mjekë sllavë ose grekë, dhe në këtë mënyrë po u ndryshojnë gjuhën dhe kombësinë shqiptarëve të krishterë. Ata po krijojnë kështu një gjendje të tillë, ku shqiptarët e krishterë të kenë epërsi nga kultura mbi bashkatdhetarët e tyre myslimanë”.
Të bësh thirrje sot për ndalimin e fesë islame në Shqipëri, të ndalosh në Prishtinë mbulesën, ti diskriminosh vajzat e mbuluara në Shqipëri, të mbyllësh hoxhallarë të pafajshëm në burg, të mbyllësh xhami të ndryshme në Kosovë me pretekstin e terrorizmit islamik nuk është as më pak e as më shumë sesa dhunimi i të drejtës qytetare të shumicës shqiptare në këto troje. Dhe sipas Sami Frashërit këto metoda janë në dobi të sllavëve dhe grekëve e aspak për ruajtjen e shqiptarizmës nga rreziku i terrorizmit islamik.
Kallëzimit penal të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Forumit Mysliman të Shqipërisë, Kastriot Myftaraj iu përgjigj me kallëzim penal duke kërkuar që të shpallë të jashtëligjshme fenë islame në Shqipëri dhe që të dënoj me burgim z.Selim Muça dhe z.Fisnik Kruja.
Na habit fakti se prokurorja Ina Rama deri tani nuk ka marr asnjë hap ndaj Kastriot Myftarajt edhe Gazetës Sot, edhe pse ka prova të mjaftueshme se ky individ dhe ky medium kanë shkelur Kushtetutën e Shqipërisë.
Dr.Zakir Naik thotë:” Në sytë e vjedhësit polici është terrorist, prandaj dëshmoj dhe deklaroj se çdo mysliman është terrorist ndaj vjedhjes, keqpërdorimit të fjalës së lirë, korrupsionit, padrejtësisë..”


No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...