Friday, September 24, 2010

Karpalak II

Karpalak II
Hamdi Nuhiju


Vitin 2001 të gjithë e mbajmë mend si vit të hidhërimit dhe përplasjes së armatosur midis shqiptarëve dhe shtetit maqedonas. Është vit i shprehjes kulminante të padrejtësisë së garniturave maqedonase ndaj shqiptarëve të këtij vendi.
E gjithë kjo padrejtësi, shtypje, internim ndër vite për shqiptarët e këtushëm, në vitin 2001 i detyroi shqiptarët që të mblidhen nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e tyre si popull.
Në beteja të armatosura ekzistojnë pasoja të ndryshme midis dy palëve. Nuk mund të arsyetojmë njërën palë përballë palës tjetër, përveç se me qëllimin e futjes në betejë.
Shqiptarët në vitin 2001 u detyruan që të kapin armët dhe me armë ta thyejnë shurdhimin e veshëve të politikës maqedonase ndaj padrejtësisë që iu bëhej, ndërsa maqedonasit ishin ‘braniteli’ ose mbrojtës të vazhdimësisë së padrejtësive, përdhunimeve, nënçmimeve të politikës sllave ndaj shqiptarëve mysliman të këtushëm.
Në historinë më të re të maqedonasve dhe shqiptarëve të Maqedonisë, lufta e 2001, është luftë e turpit dhe krenarisë. Është turp për një shtet që pretendon orientimin perëndimor demokratik që ta sjelle punën deri në konflikt të armatosur brenda qytetarëve të saj. Kjo gjë i ka hije vetëm regjimeve politike e asesi vendeve të cilat pretendojnë demokracinë liberale.
Endrju Matën thotë:” Unë kam ardhur në një përfundim se, s´ka luftë, në historinë e njerëzimit, që nuk do të mund të shmangej me 15 minuta diplomaci të ndershme".
Nuk mund të presim diplomaci të ndershme nga një popull i pandershëm i cili historikisht ka shprehur apetitet e saj për asimilim të shqiptarëve dhe myslimanëve të këtij vendi. Ndershmëria në politikën maqedonase është një term i panjohur. I huaj në tokën bazike të politikës, por në një truall maqedonas, ndershmëria humb kuptimin e saj të vërtet.
Të jesh i ndershëm në diplomacinë maqedonase, d.t.th. të provokosh diskriminime, nënçmime, dhe të përbuzësh të vërtetat e popujve tjerë karshi të ‘vërtetës’ tënde të krijuar në akull.
I vetmi popull në Ballkan që ka qenë i ndershëm dhe i sinqertë me identitetin maqedonas, shtetin maqedonas dhe simbolet e tyre janë shqiptarët. Por, shqiptarët janë i vetmi popull në Ballkan i nënçmuar dhe përbuzur në mënyra të ndryshme nga politika sllavo-maqedonase.
Duke i pasur parasysh të gjitha këto raporte midis shqiptarëve dhe maqedonasve, në luftën e 2001 kishte beteja të lavdishme për shqiptarët e Maqedonisë. Njëra prej betejave të lavdishme të UÇK ishte ajo në Karpalak ku u vranë 14 ushtarët maqedonas nga ana e kësaj ushtrie. Ushtarët maqedonas ishin nga Prilepi të cilët në emër të ‘mbrojtjes së shtetit të tyre’ nga ‘terroristët shqiptarë’ erdhën prej Prilepit e rrugës për në Tetovë për të shtypur kryengritjen shqiptare.
Askush nuk i ka faj Prilepit për betejën e Karpalakut. Shqiptarët nuk morën armët nga qejfi i madh për luftë e të vrasin ushtarë nga Prilepi. Askush nuk ka dëshirë të vras e të vritet.
Tash në vend që të mbulohet turpi maqedonas i vitit 2001, ai vazhdon të trashet dhe hollohet me politikën shoviniste të kryetarit të komunës së Prilepit i cili po kërcënohet haptas se nuk do të ketë mundësi askush të ndërtoj xhami në Prilep. Sipas tij nuk duhet harruar Karpalaku, prandaj edhe askush nuk mund të ndërtoj ose rindërtoj xhami në Prilep përderisa ai është kryetar i Komunës së Prilepit. Qasja e tij është aq raciste dhe e padrejtë saqë haptas dëshmon për orientimin dhe disponimin e këtij shteti ndaj shqiptarëve mysliman të këtushëm.
Ata nuk duan të na shohin gjallë, ndërsa ne ia njohim historinë.
Ata nuk duan të na shohin me xhamitë tona, ndërsa ne njohim Kishën Ortodokse Maqedonase.
Ata nuk duan të na shohin me universitete tona, ndërsa ne njohim ditët e arsimit maqedonas.
Ata nuk duan të na njohin kulturën tonë, ndërsa ne njohim kulturën e tyre.
Ata na quajnë njerëz të ardhur nga mali, ndërsa ne njohim identitetin e mohuar të tyre.
Ata mundohen ti bëjnë problem Kosovës, ndërsa ne njohim shtetin e tyre.
Prefekti i Prilepit, Marjan Ristevski është kërcënuar se do ta prishë sërish xhaminë e djegur në Prilep nëse fillon ndërtimi i saj me qëllim që në të të falet namaz.
Ai në këtë mënyrë po thërret në kryqëzatë kundër myslimanëve shqiptarë duke rikthyer Karpalakun II, por në sytë e errësirës së padrejtësisë, e asesi të një qëllimi fisnik të mbrojtjes së nderit dhe dinjitetit si shqiptarët.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...