Monday, September 20, 2010

Zukorliq dhe autonomia e Sanxhakut

Zukorliq dhe autonomia e Sanxhakut
Hamdi Nuhiju


Sanxhaku është një zonë e themeluar prej fiseve ilire Dardanët dhe Autoriatët. Ajo zonë ka një rëndësi të veçantë historike-politike dhe shoqërore për boshnjakët, shqiptarët dhe serbët.
Tashmë është e ndarë në dy pjesë, njëra pjesë është e vendosur në Mal të Zi, ndërsa tjetra, pjesa më e madhe gjendet në Serbi.
Në këtë territor përfshihen disa qytete, si Novi Pazari, Sjenica, Rozhaje, Tutin, Prijepolje, Priboj, Nova Varosh, Pljevja , Bijelo Polje, Berane, Plav, dhe Gusinje.
Kjo pjesë e Serbisë dhe e Malit të Zi gjithmonë ka qenë e diskriminuar në të gjitha planet. Aktiviteti serb ka depërtuar edhe tek partitë boshnjake lokale duke i korruptuar ata dhe duke i pamundësuar për tu interesuar për të drejtat e boshnjakëve të këtyre vendeve.
Bosnja dhe Hercegovina ka një mori probleme të brendshme nga Serbia dhe në këtë mënyrë nuk ka arritur që të interesohet seriozisht për pozitën e boshnjakëve dhe myslimanëve të këtij regjioni.
Fatkeqësisht ose fatmirësisht për çështjen boshnjake në Serbi dhe Mal të Zi më shumë është kujdesur reis ulemaja i Bosnjës dhe Hercegovinës Mustafa efendi Çeriç, sesa vet përfaqësuesit politik të atij vendi. Myftiu kryesor i Sanxhakut është Muamer efendi Zukorliq. Ai ka mbështetje të fuqishme nga Reis Ulemaja Mustafa Çeriç.
Duke u marrë për bazë të gjitha faktorët dhe faktet historike, politike, ekonomike, gjeografike, nacionale dhe fetare, myftiu Zukorliq nisi një aksion për autonominë e Sanxhakut.
Mbështetja është e fuqishme nga ana e boshnjakëve të Sanxhakut me përjashtim të partive politike boshnjake të cilat u deklaruan kundër myftiu Zukorliq. Ata sikur përfaqësojnë interesat e politikës serbe në Sanxhak dhe jo interesat e boshnjakëve prej të cilëve janë zgjedhur si përfaqësues të popullit të tyre. Ndërsa ekzistojnë zëra të fuqishëm në pjesën e Sanxhakut në Mal të Zi për përfaqësimin e njëjtë të tërësisë së regjionit të Sanxhakut në idenë e autonomisë edhe prej Malit të Zi. Në këtë fazë është arritur një marrëveshje për përfaqësim të përbashkët të interesave të boshnjakëve të Sanxhakut nga dy anët e kufirit midis Serbisë dhe Malit të Zi.
Pas deklaratave të njëpasnjëshme për media të myftiu Zukorliq, u deklaruan gati të gjitha partitë politike serbe kundër idesë së myftiut Zukorliq dhe popullit të Sanxhakut.
Mirëpo, myftiu Zukorliq nuk merr për bazë deklaratat e të gjitha partive politike, ai kërkon bisedime direkt me kreun e shtetit serb Boris Tadiq. Për media u deklarua edhe Boris Tadiq, po edhe kryetari i Malit të Zi Filip Vujanoviq të cilët thanë se nuk bisedohet në këtë mënyrë nga një myfti që nuk është përfaqësues i drejtë i interesave nacionale të një populli.
Pas këtyre veprimeve, në Sarajevë u themelua një Organizatë për Mbështetjen e Sanxhakut, ku kryetar i saj i zgjedh  Avdo Hebib një aktivist i njohur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Bosnje dhe Hercegovinë.
Përmes letrave të ndryshme u njoftuan edhe gati të gjitha instancat më të larta evropiane për situatën e boshnjakëve në Sanxhak. Ndërsa ndihmës myftiu i Sanxhakut, Mr.Senad Halitoviç është në një vizitë në Washintgon duke kërkuar përkrahjen dhe mbështetjen e boshnjakëve të Amerikës për autonominë e Sanxhakut.
Rroli i Turqisë në këtë sferë është mjaftë i rëndësishëm. Vizita e kryeministrit turk Rexhep Taip Erdoan së bashku me presidentin serb Boris Tadiq në Novi Pazar të Sanxhakut dha shenja dhe sinjale për mbështetje të idesë së myftiut Zukorliq. Në mënyrë direkt kjo kërkesë nuk mbështetet, por përmes investimeve ne ekonomi, infrastrukturë dhe kulturë për qytetarët e regjionit të Sanxhakut, që për Sanxhakun autonom do të ishte një plus i madh për të hapëruar drejtë aspiratave euro-atlantike.
Kundër myftiut Zukorliq dhe idesë së autonomisë së Sanxhakut ishte edhe Kisha Ortodokse Serbe e cila përmes deklaratave të saja nëpër media edhe njëherë po dëshmon se çfarë fryme ‘shpirtërore’ mbron.
Ministri për të drejtat e pakicave Svetozar Çipliç tha se nuk do të konsideroj pozitën e myftiut nëse ai bën ndonjë thyerje të ligjit. Do të përgjigjet para ligjit si çdo qytetar tjetër i Serbisë. Me këtë gjë iu kërcënua myftiut Muamer Zukorliq për burgosje nëse ai tenton që të shpall mosdëgjim qytetar në Sanxhak nga ai dhe qytetarët e Sanxhakut.
Në këtë situatë të turbullt të gjitha opsionet janë të mundshme. Vetëm se shpresojmë që të mos plas ndonjë konflikt i armatosur ku Sanxhaklinjtë do të vuajnë sikur kanë vuajtur shqiptarët e Kosovës për rrugëtimin e tyre shekullor.



No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...