Saturday, September 18, 2010

Statistikat politike të popullsisë


Statistikat politike të popullsisë
Hamdi Nuhiju

Secili shtet në botë bën regjistrimin e popullsisë. Regjistrimi i popullsisë bën të mundur që sa më lehtë të përcaktohen parametrat ekonomik, politik, por edhe të matet forca e një shteti në krahasim me shtetet tjera. Ky regjistrim mundëson edhe aspektin e investimeve për disa shtete të vogla. Njashtu mundëson edhe formën e mos diskriminimit nacional dhe fetar në vende të ndryshme. Por, askund nuk duhet që të kushtëzoj regjistrimi i popullsisë të drejtat e qytetarëve të atij vendi. Ajo gjë duhet të jetë masë e demokracisë dhe jo e demokratëve. Paramendoni themelimin e Republika Sërbska në Bosnje dhe Hercegovinë në një periudhë kur bëhej masakër dhe luftë në Bosnje nga ana e serbëve. Paramendoni statusin e veçantë të popullatës serbe në Kosovë, në një periudhë kur bëhej spastrim etnik mbi shqiptarët mysliman të Kosovës nga ana e Serbisë. Paramendoni kërkesat e pandërprera të Beogradit për ndryshimin e pozitës së popullsisë serbe në Mal të Zi, dhe në fund ankesat e pafundme të kësaj politike ndaj popullsisë boshnjake në Sanxhak dhe asaj shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Nëse gjërat do ti shihnim në parametrin e të drejtave në bazë të numrit, atëherë popullata serbe nuk do të duhej të ishte kaq e favorizuar në Ballkan. Pasi që për nga numri, popullata serbe në Bosnje dhe Hercegovinë është minoritet, njashtu edhe në Kosovë dhe në Mal të Zi. Por, një formulë e këtillë ekziston vetëm në logjikën e popujve që janë mësuar të ushqehen me diskriminim ndaj popujve tjerë.
Pejgamberi Muhamed sugjeron që si Ummet-popull të shtohemi, pasi që Ditën e Llogarisë do të krenohet me numrin e madh tonin.
Baza e shtimit dhe regjistrimit të popullsisë është një rrënjë e fortë për stimulimin e kësaj veprimtarie. Por, forma e aplikimit të saj, dhe qëllimi se ku duhet të arrihet është gjë e turbullt dhe me shumë pikëpyetje nga njerëz të ndryshëm.
Sipas zëvendës kryeministrit të Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, prej me 1 prill 2011 deri më 15 prill të këtij viti duhet bërë regjistrimi i popullsisë në Republikën e Maqedonisë. I gjithë ky proces kushton afër 14 milion euro në të cilin janë të përfshirë 18500 veta.
Regjistrimi do  të realizohet nga Komisioni Shtetëror i Regjistrimit (KSHR) në bashkëpunim me Entin Shtetëror të Statistikave (ESHS), duke përfshirë edhe një monitorim sipërfaqësor nga Eurostat, institucioni i BE-së për statistika.
Forma e regjistrimit të popullsisë nuk është e drejtë. Komisioni për regjistrim të popullsisë përbëhet nga 20 veta, njerëz tërësisht partiak të lidhur direkt me garniturën udhëheqëse në këtë vend.
Rreth regjistrimit të popullsisë reaguan dy partitë politike shqiptare në opozitë, Demokracia e Re dhe Partia Demokratike Shqiptare.
“Cili është roli i atij komisioni prej 20 anëtarëve, kur dihet se regjistrimin e udhëheq Enti Shtetëror i Statistikave. Ne gjithashtu jemi të pakënaqur edhe me periudhën e realizimit, ku në vend që të kryhet regjistrimi gjatë muajve të verës, ai po ndodh në muajin prill”, ka theksuar zëdhënësi Hoxha, duke shtuar si çështje problematike edhe mungesën e kuadrove shqiptare në ESHS. (http://www.ina-online.net/Default.aspx?neës=96b04a2b-663e-44f7-836b-0ce0518e8910&ln=3)
Ndërkaq nga PDSH-ja thanë se nëse nuk zgjidhen çështjet e marrjes me nënshtetësi nga shqiptarët e Maqedonisë nga ana e këtij shteti, atëherë ato si parti do të thërrasin në bojkotim të regjistrimit të popullsisë.
Nëse bojkotohet regjistrimi i popullsisë atëherë dëmi është më i madh sesa dobia e regjistrimit të popullsisë, nga që në këtë mënyrë i hapet dera e diskriminimeve të reja ndaj shqiptarëve nga ana e Gruevskit. Por, nëse kjo gjë është presion për zgjidhjen sa më efikase dhe më të shpejt të problemit të shtetëzimit të shqiptarëve në Maqedoni, atëherë kjo deklaratë mban.
Kemi shumë raste në Maqedoni ,ku shqiptarët nuk kanë arritur që të marrin nënshtetësi ngaqë maqedonasit prej tyre kërkojnë njohjen e gjuhës maqedonase. E si mund të kërkosh mësimin e kësaj gjuhe nga një nënë shqiptare e cila i ka bërë 60 vjet në këtë shtet?
Mendoj se edhe kësaj here, statistikat e popullsisë do të jenë tërësisht politike në dëm të shqiptarëve. Se po qenë të sakta, dhe me natyrën e popujve në vend, atëherë shqiptarët që shumicë janë mysliman duke ndjekur porosinë e Profetit të tyre do të shtoheshin, ndërsa maqedonasit që shumicë janë ortodoks duke ndjekur porositë e Shën Pjetrit për shenjtërinë e priftërinjve, do të kishin ulje në numër të popullsisë.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...