Thursday, September 9, 2010

Rezultate dhe pasoja

Rezultate dhe pasoja
Hamdi Nuhiju

Sikur njeriu që gjithmonë duhet ta llogaris veten para se ta llogarisin, edhe në politikë duhet bërë llogaritë para se të ti bëjnë llogaritë të tjerët. Kësaj logjike veproi edhe kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Edhe pse llogaritë e qeverisë Gruevski i ka bërë opozita në mënyrë të shkëlqyer, përsëri ai nuk i dha luksin përfundimtar opozitës për të thënë fjalën e fundit.

Para disa ditësh, nëpër mediumet e Maqedonisë pamë deklaratën e kryeministrit maqedonas, i cili foli gjerësisht për ‘rezultatet’ e qeverisjes së tij, duke mos i venduar theks të veçantë pasojave të qeverisë së tij. Sikur donte të tregoj, se me pasojat e kësaj qeverie ka kush merret, dhe se ai duhet që të flas për ‘sukseset’ dhe orientimet e kësaj qeverie.
Fjalimi i gjatë dhe patetik ishte në vëmendje vetëm të qendrave të ndryshme hulumtuese dhe disa opinionistëve dhe publicistëve gjurmues të ngjarjeve politike. Pjesa tjetër e qytetarëve të Maqedonisë me siguri as që e kanë dëgjuar fjalimin e gjatë të tij.
Vitet e pavarësimit të Maqedonisë janë vite patetike të një tranzicioni të stër-zgjatur ekonomiko-politik i cili ka lënë pasoja të thella në mentalitetin e qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi. Ashtu si la pasoja regjimi i Enver Hoxhës tek qytetarët shqiptarë, pasojat gati të njëjta mund ti ndjejë secili qytetarë në këtë vend e veçanërisht shqiptarët. Ata në kurriz të tyre përjetuan vuajtje të pandërprera dhe ende sot e kësaj dite po vuajnë prej problemeve të ndryshme që nxiten prej sistemit politiko-ekonomiko-shoqëror.
Kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin e tij qeverisjen e tij e ndau në dy pjesë, atë para periudhës së krizës ekonomike dhe pas ku ndërmjet tjerash tha:” Sukseset e kësaj qeverie i përjetuan pensionerët të cilët morën mbi 30% pensione të rritura dhe rrogat në sektorin publik janë rritur për 22%. (http://www.vlada.mk/?q=node/5800)
“Rezultatet e mira në dy vitet e para i ndali kriza ekonomike të cilën arritëm që ta sanojmë duke mos rritur tatimet sikur në shtetet tjera, d.m.th. pa pasoja.”( http://www.vlada.mk/?q=node/5800)
Fjalimi i gjatë i tij, nga sajti zyrtar i qeverisë së Nikolla Gruevskit ishte tejet i shkurtuar. Para fjalimit të tij, koalicioni qeveritar BDI nuk ishte pajtuar me Nikolla Gruevskin për ‘sukseset’ ngaqë sipas tyre në sukseset e kësaj qeverie bën pjesë edhe BDI.
Menjëherë pas deklaratës së Nikolla Gruevskit pasuan reagimet e shumta të partive të ndryshme, por edhe të mediumeve në Republikën e Maqedonisë.
BDI tha: “Përshkrimi më i mirë do të ishte: fotografia thotë 1000 fjalë. Ai doli vetëm dhe kjo flet vetvetiu”, (http://alsat-m.tv/lajme/vendi/42841.html)
Imer Aliu nga PDSH tha: “Shqiptarët e me të edhe PDSH-ja këtë ndërhyrje të Ali Ahmetit nuk kanë se si ta interpretojnë vetëm si një dëshirë të tyre që projektet skandaloze e në dëm të shqiptarëve më së miri vetë Ali Ahmeti ti prezantoje e jo Nikolla Gruevski. Shqiptarët e me të edhe PDSH-ja e dinë se Ali Ahmeti mashtroi dhe tradhtoi gjatë dhe pas konfliktit të 2001 duke keqpërdorur gjakun dhe dhimbjen e shqiptarëve për tu instaluar në pushtet herë me LSDM e herë me VMRO.” (http://alsat-m.tv/lajme/vendi/42841.html)
Reagimi i DR ishte i këtillë: “Pyesim publikisht BDI-në, a pajtohen me raportin e Kryeministrit Gruevski dhe a mendojnë se në këtë formë i kontribuojnë interesit të shqiptarëve dhe shtetit multietnik? A do të vazhdojë BDI-ja edhe pas këtij raporti të jetë servil dhe shërbëtor i Nikolla Gruevskit në këtë Qeveri?” (http://alsat-m.tv/lajme/vendi/42841.html)
LSDM vlerëson se: .“Diçka po ngec sepse BDI nuk qëndron pas krejt asaj që e thotë Gruevski. Në fakt ai mburrej se pas kësaj që e flet qëndrojnë të gjithë. Sot është vetë. Mund të vërenit se si i dridhej zëri. Definitivisht u skuq nga të gjitha gënjeshtrat të cilat i tha”( http://alsat-m.tv/lajme/vendi/42841.html)
Ndërsa Lube Boshkovski, dikur dora e hekurt e Nikolla Gruevskit tha: "Zoti Gruevski ju nuk flisni për punën e bërë të qeverisë në largim, përkundrazi bisedoni për suksesin kriminal të familjes tuaj. Derisa i bindni qytetarët se është realiste të ndjejnë efektet e krizës globale ekonomike, do të ishte më mirë të thoshit sa të holla të popullit përfunduan në llogaritë e familjes. Partia “Të Bashkuar për Maqedoninë” dhe populli maqedonas nga parajsa të cilën deshët të na prezantoni, në realitet e ndjeu rrethin e nëntë të ferrit. E shndërruat Maqedoninë në një vend prej ku secili dëshiron të largohet"(http://www.koha.net/index.php?cid=1,17,33325)
Sa i përket rritjes së pensioneve, zotëri Nikolla Gruevski nuk duhet ta gënjejë popullatën e thjeshtë bile në periudhë inflacioni ku bëhet zhvlerësimi i parasë dhe shtrenjtimi i produkteve ushqimore. Ai duhet të bëhet i sinqertë me popullatën dhe të thotë se kjo ‘rritje’ e pensioneve dhe rrogave të administratës publike, nuk është si rezultat i ‘vizionit’ të tij, por si rezultat i krizës ekonomike dhe kurtheve financiare që i nxitë inflacioni.
Ai shumë bukur e ndau pushtetin e tij në dy pjesë, d.m.th. në dy vitet e para bëri një padrejtësi ndaj votës shqiptare duke e shkelur BDI dhe deklasuar atë edhe pse kishte autoritetin e popullit për të bashkë qeverisur. Ishte periudha e ardhjes në qeveri të PDSH ku ndodhi tragjedia e Brodecit të cilën qytetarët shqiptarë ende kanë kujtime dhe pasoja të hidhura. Ishte periudhë ku dhunshëm organizoheshin montime të ndryshme politike kundër shqiptarëve të Maqedonisë. Dy vitet e para ishin tmerri i Tetovës shqiptare e cila u kthye në ferr nga ndikimet nacionaliste të qeverisë Nikolla Gruevski.
Periudha tjetër dy vjeçare, me ardhjen në pushtet të BDI, në fakt nuk ndryshoi asgjë, përveç koalicionit qeveritarë. Përsëri shqiptarët të shkelur, të përbuzur dhe të dënuar padrejtësisht nga gjykatat e Maqedonisë.
Në burgun e Idrizovës gjendet një shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm i cili tashmë i ka bërë 15 vite burg dhe gjatë kësaj periudhe nuk ka bërë edhe gabimin më të vogël në këtë burg. Llogaritni të jeni 15 vjet në një burg dhe të mos bëni asnjë gabim. Ky shqiptarë është nga Tetova të cilit para 15 viteve, policia maqedonase padrejtësisht para syve të tij e ka rrahur babain e tij. Dhe ky së bashku me vëllaun e tij kanë vrarë disa polic për të ruajtur nderin e familjes. Këto njerëz, mbrojtës të nderit familjar, dënohen padrejtësisht nëpër burgjet e Maqedonisë. Ky është vetëm një rast në mesin e shumë rasteve të këtilla që ekzistojnë në Republikën e Maqedonisë e që njerëz si Nikolla Gruevski i kanë bërë kurban të demokracisë liberale.
Në këtë shtet njeriu dënohet vetëm se është shqiptarë. Ai nuk ka të drejtë të jetoj si qytetar i thjeshtë i këtij vendi. Po e patë këtë të drejt, Maqedonia moti kohë do të ishte pjesë e strukturave evropiane.




No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...