Tuesday, August 31, 2010

Dushk i Daut Dautit


Dushk i Daut Dautit
Hamdi Nuhiju

( reagim ndaj shkrimit Kur predikuesit i përziejnë kapuçat, të botuar në Gazetën Koha e re, me datë 30.08.2010)

Shqetësimi i Daut Dautit në shkrimin e tij është shqetësim i përgjithshëm i mbarë myslimanëve shqiptarë. Ne gjithmonë tentojmë që të ruajmë dhe kultivojmë tolerancën dhe mirëkuptimin midis popujve dhe feve të ndryshme. E asesi të nxisim dhunë, urrejtje e përçarje midis popujve e etniteteve të ndryshme. Por, propaganda e Dautit më duket e pa sinqertë në këtë kohë, me këtë frymë.
Gjendemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, prandaj edhe duhet sqaruar disa gjëra esenciale nga sfera që ceki autori ynë.
Dauti paska dëgjuar një ilahi në një radiostacion që thirr në intolerancë ose në vrasje të ‘shkijeve’ dhe bashkim të myslimanëve. Sinqerisht prej kur e mbaj mend veten si mysliman nuk kam dëgjuar asnjë ilahi në gjuhën shqipe që thirr në vrasje kundër shijeve. Po, kam dëgjuar ilahi xhihadi që janë ilahi të logjikshme dhe të përshtatshme për të gjithë njerëzit, por ilahi siç thotë autori ynë, asnjëherë. Mos ndoshta e ka fjalën për ilahinë që përgatitën disa mendjelehtë shqiptarë për Bin Ladenin. Nëse e ka fjalën për atë ilahi, atëherë unë bëhem krah me Daut Dautin dhe luftojë ato fenomene dhe dukuri që paraqiten nga një pjesë e popullit tonë.
Në kulm të shkrimit të tij, Daut Dauti sjell shembullin e axhës së Pejgamberit s.a.v.s. që triumfalisht nuk e ka pranuar Islamin deri në përfundim të jetës. Dhe kjo gjë paraqet një formë të intolerancës së një publicisti laik i cili haptas sjell shembuj kundër bashkimit të myslimanëve, por edhe kundër pranimit të Islamit nga njerëzit e ndryshëm në rruzullin tokësor.
Autori ynë krenohet me veprën e Pjetër Bogdanit i cili në Çetën e Profetëve shanë Pejgamberin s.a.v.s. Ai me këtë gjë dëshiron që në mënyrë intolerante t`ia imponoj një figurë ‘kombëtare’ shumicës së popullit shqiptarë që janë mysliman. Nëse Pjetër Bogdani ka folur shqip dhe ka sharë shqip Profetin Muhammed s.a.v.s. atëherë ai për mua si shqiptarë mysliman nuk ka asnjë vlerë njerëzore e të mos flasim të jetë njëri prej pararendësve të kulturës së popullit tim. Populli im shqiptarë është popull i civilizuar dhe nuk krenohet me figura të tilla që subjekt të shkrimeve të tij kanë fyerjet dhe sharjet e profetëve të ndryshëm. Unë nuk pajtohem as me sharjen e Profetit Isa dhe Musa a.s. jo vetëm për Profetin Muhammed.
Autori ynë dëshiron që në mënyrë intolerante të na shtyj me zor ta duam Gjergj Kastriotin-Skënderbeun një njeri që ka luftuar kundër Perandorisë Osmane-Islame ( me gjitha mangësitë dhe të mirat që ka pasur) në emër të Vatikanit dhe kryqit e asesi në emër të shqiptarizmës. Nëse ai krenohet me Gjergj Kastriotin-Skenderbeun, le të krenohet gjithë ditën e gjithë natën, por nuk ka të drejt që në mënyrë të dhunshme t`ia imponoj këtë figurë shqiptarëve mysliman.  Vlerë e jona nuk është gjuha që flasin ‘heronjtë’ tanë. Por, vlerë mund të konsiderohet vepra dhe punët që kanë bërë këta heronj për popullin tonë.
Nëse Nënë Tereza paska qenë shqiptare, pse ka folur shqip, ajo do të ketë respektin tim deri në masën e caktuar për veprën që ka bërë, por asesi nuk mund të jetë heroinë e imja, ose krenari.
Për Daut Dautin vlerë të veçantë paraqesin veprat e Ismail Kadaresë të cilat në mënyrë direkt dhe indirekte deformojnë faktet historike duke e paraqitur Perandorinë Osmane si më të zezën e të zezave. Ai kërkon që në mënyrë intolerante shqiptarët mysliman ta duan Ismail Kadarenë kur ai haptas na thërret që të kthehemi në Krishterizëm. Nuk di, çfarë kontesti kombëtar ka thirrja e Ismail Kadaresë në krishterizëm që të krenohem unë si shqiptarë me të?
Në njërën mënyrë ose në tjetrën Daut Dauti dëshiron që të theksoj se ne si shqiptarë mysliman duhet që të largohemi nga feja, ose edhe të jemi fetar aq sa dëshiron laicizmi ose projektet e huaja për instalimin e figurave të ndryshme në trungun tonë.
Ai, pra Daut Dauti është kundër bashkimit të myslimanëve kur ka parasysh bombat që po shpërthejnë për çdo ditë nëpër xhamitë e myslimanëve. Por, autori edhe këtu na është i pasinqertë duke mos treguar realitetin e shpërthimit të atyre bombave, se kush po imponon luftë dhe dhunë në ato vendeve, myslimanët, apo qarqet e ndryshme ndërkombëtare.
Bëri mirë që përmendi turqit në shkrimin e tij, ku tha se të gjithë turqit nuk janë mysliman. Në Turqi feja krishtere mbrohet me ligj, ndërsa feja islame jo. Në Shqipëri mbi 80% mysliman, del një Kastriot Myftaraj dhe kërkon që ta bëjë të jashtëligjshëm Islamin në atë vend duke i dëbuar “islamikët” nga Shqipëria përmes luftës e dhunës. Askush asgjë nuk mundet t`i bëjë atij. Ndërsa hoxhallarët shqiptarë që model kanë një shtet ku me ligj mbrohet krishterimi, gjenden nëpër qelitë e Shqipërisë, Maqedonisë e Kosovës të dënuar padrejtësisht vetëm se duan të jetojnë si mysliman shqiptarë që e duan kombin dhe fenë.
Autori ynë e përfundon shkrimin e tij me këto fjalë:” Dhe të qenurit shqiptar i ndryshëm nga myslimanët, nuk duhet ata t’i dëbojmë nga trungu kombëtar, siç ka ndodhur me ortodoksët shqiptarë këtu në Maqedoni.”
Këtë gjë po kërkon Kastriot Myftaraj me tutorët e tij duke i dëbuar myslimanët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, e nuk e kërkojnë myslimanët asnjëherë.

1 comment:

Anonymous said...

Po cekja ketij shkaut se Pjeter Bogdani ka pas vulen personale velika serbia

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...