Tuesday, August 31, 2010

Në cilën vrimë duhet venduar gishtin?!!!

Në cilën vrimë duhet venduar gishtin?!!!
Shkruan Hamdi Nuhiju

Dekadat e fundit, përveç akuzave të ndërsjella pozitë-opozitë nuk pamë asgjë të re në skenën politike dhe ekonomike. Pozita, zakonisht si formë mbrojtëse të vetvetes përdor sulmin ndaj opozitës, ndërsa opozita këto dekadat e fundit, po luan në kartën e ndjenjave private të njeriut. Kur them ndjenja private, mendoj në sferën tjetër të veprimtarisë së njerëzve të veshur me petkun politik.


Edhe pse në esencë duhet të ekzistoj një kualifikim për politikan, prapë se prapë loja me sferën private të politikanëve zyrtar është shumë e fëlliqur dhe e ulët. Kjo gjë nuk i arsyeton veprimet çoroditëse të disa politikanëve tanë alla-Bill Klintonçe duke thyer çdo ligj njerëzor dhe moral. Edhe pse gjëra të këtilla ka edhe në mesin e politikanëve tanë, por këto gjëra mbahen fshehtas, ngaqë të gjithë janë të përlyer nga pak dhe këtë ‘sekret’ të hapur e mbajnë mbyllur provincialisht.

Por, qëllimi i këtij titulli nuk është forma klasike e veprimtarisë amorale të njerëzve-politikanë.

Çështja më shumë ka të bëjë me pjesën alegorike sesa me pjesën praktike. Sepse tek e fundit për pjesën praktike të veprimtarisë amorale të njerëzve-politikanë secili mban përgjegjësi për veten e tij. Sa i përket pjesës alegorike me kuptim të deshifrimit të rrjedhave politike atëherë mbajmë përgjegjësi e gjithë shoqëria, duke përfshirë edhe opionbërësit.

Partitë politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë fatkeqësisht janë shndërruar në shoqata joqeveritare që vetëm akuzojnë njëra-tjetrën e asesi të hedhin hap para për të ndryshuar vizionin e këtij vendi. Kritika është piedestali më i lartë i një populli, por, ajo duhet bërë në mënyrën më të mirë.

Ekzistojnë shumë koncepte për një kritikë të frytshme dhe të pafrytshme. Një subjekt politikë nuk mund të kritikojë qeverinë, ose edhe ministrat e caktuar në qeveri, pa pasur një opsion të qartë, të mirë dhe praktikisht të mundshëm. Subjektet tona politike, fatkeqësisht sot thirren ende mbi plan-programe nacionaliste duke mos vizatuar as shkronjën A të alfabetit të platformës ekonomike dhe politike të shqiptarëve të këtushëm.

Ne jetojmë në një shtet të njëjtë me gjitha nacionalitetet e këtushme, dhe orientimi i subjekteve politike shqiptare mbi baza nacionale e ka sjell gjendjen e popullit tonë në këtë gjendje. Çështja nacionale shqiptare zgjidhet me një program politik të qartësuar, por jo të definuar si plan-program nacionalist.

Mund të marrim shumë shembuj nëpër botë se si shumë çështje nacionale zgjidhen në mënyra më efektive. Qeveria aktuale e Turqisë është një model ideal i kësaj çështjeje. Edhe pse mediumet e ndikuara prej politikës anti-turke bëjnë shumë zhurmë për problemet midis kurdëve dhe turqve, është më se e qartë se qeveria e Rexhep Taip Erdoanit arriti që të gjejë një formë të përshtatshme të integrimit ekonomik të kurdëve në Republikën e Turqisë. Kurdët favorizohen për të destabilizuar Turqinë prej brenda duke nxitur probleme që ekzistojnë vetëm në letrat e planifikuesit të mëdhenj.

Partitë politike shqiptare nuk duhet që të nxisin ndasinë në aspektin nacional midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Ata duhet të gjejnë formula dhe forma për ta shuar nacionalizmin tek partitë politike maqedonase e jo të bëhen alibi i nacionalizmit maqedonas. E shoh, beteja e partive politike shqiptare në opozitë nuk bëhet me VMRO-DPMNE, por me BDI.

Edhe PDSH-ja edhe DR-ja gjatë tërë kohës merren me BDI, duke i lënë terrenin tërësisht të hapur VMRO-DPMNE dhe luksin LSDM që të merret me VMRO-DPMNE. Unë nuk mendoj që partitë politike shqiptare në vend nuk kanë guxim të shprehen karshi garniturës udhëheqëse në vend.

Ata kanë guxim, por nuk shprehen ngaqë i mungon alternativa e qartë politike në aspektin e tërësishëm për shqiptarët e Maqedonisë si një etnitet shtet-formues, e jo si një minoritet që për të mbajtur në skenë partitë politike shqiptare gjithmonë duhet të kërkoj të drejta prej maqedonasve. Me këtë konstatim nuk miratoj veprimet jo të drejta të BDI e as që them se BDI nuk duhet kritikuar. Ajo duhet kritikuar, por nuk duhet të jetë preokupimi kryesor i partive politike shqiptare në opozitë. Birat janë hapur. Gishtat të gjitha janë në numër. Ka ngelur gjallë vetëm durimi...

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...