Friday, October 8, 2010

Tifoz i Bosnjës dhe Hercegovinës

Tifoz i Bosnjës dhe Hercegovinës
Hamdi Nuhiju


Ndeshja futbollistike midis skuadrës së Shqipërisë dhe asaj të Bosnjës dhe Hercegovinës në stadiumin Qemal Stafa në Tiranë përfundoi me rezultat 1 me 1. Ky rezultat e sjelli Shqipërinë në vend të parë të grupit,  në lojërat eliminatore për Kampionatin Evropian 2012, ndërsa Bosnjën dhe Hercegovinën në vend të tretë.
Para ndjeja një rezultat të këtillë! Jam i kënaqur që asnjëra skuadër nuk arriti që ta mund skuadrën tjetër, përderisa si vende janë mike dhe epiqendra në Ballkan. Nuk mund të bëjë as Shqipëria pa Bosnjën dhe Hercegovinën e as Bosnja e Hercegovina pa Shqipërinë.
Shqiptarët dhe boshnjakët kanë pasur gati fatin e njëjtë. Shekuj të tërë kanë qenë në kuadër të një superfuqie botërore si Perandoria Osmane. Edhe në kohën e Jugosllavisë kanë qenë nën një ombrellë. Shpërbërja e Jugosllavisë dhe lufta në Bosnje dhe Hercegovinë i gjeti shqiptarët dhe boshnjakët bashkë në vijë të frontit për të mbrojtur popullin boshnjak nga gjenocidi serb. Po ashtu edhe lufta çlirimtare e Kosovës shqiptarët dhe boshnjakët i gjeti nën një front. Askush nuk ka të drejt ta mohoj kontributin e tjetrës palë. Sot si emblemë identifikuese e boshnjakëve të Sanxhakut është prejardhja e tyre ilire. D.m.th. boshnjakët e Sanxhakut krenohen me prejardhjen e tyre ilire të përbashkët me atë të shqiptarëve dhe këtë e përdorin si mjet mbrojtës kundër sulmeve të një pas njëshme të shtetit serb.
Lidhjet midis shqiptarëve dhe boshnjakëve janë të theksuara edhe në aspektin familjar. Në kohën kur prindërit tanë e kishin të vështirë të gjenin femra shqiptare për tu martuar, në mungesë të gjinisë së kundërt, këtë zbrazëtirë e mbulonin femrat nga Bosnja të cilat në një mënyrë ose tjetrën janë paraqitur si edukatore të shumë heronjve shqiptarë që në luftërat e fundit në Ballkan dhanë rezultat.
Politika e bëri të veten. Shqipërisë i shkaktoi një milion probleme të brendshme për të mos parë dritën me sy. Sulme të pandërprera nga komshiu grek përmes Kishës Ortodokse Shqiptare ( lexo: Helene). Përzierje e ambasadës së SHBA-së edhe në punët më të imta të brendshme. Konflikti i ‘përhershëm’ midis pozitës dhe opozitës. Ky konflikt përveç që ka marrë statusin ‘ i përhershëm’ ai edhe po merr përmasa të krizës politike brenda vendit. Njashtu këtij shteti shekullor po i bën probleme edhe një shtet dy dekadash si Maqedonia.
Në anën tjetër Kosova u krijua si shtet me ndihmën e fuqive të mëdha si Turqia dhe SHBA-ja, por autoritetet e jashtme e kanë shndërruar këtë Republikë në protektorat. Edhe pse Kosova gjendet në fillim të shtetësisë së saj, ajo po ka probleme të brendshme për nga aspekti i aferave korruptive të të përzgjedhurve politikë, përmes montimeve të ndryshme politike që bëhen nga forca-pro serbe jashtë Ballkanit kundër personaliteteve të ndryshme elitare në Kosovë etj, dhe së fundi po mundohet që të thellohet kriza politike e cila nuk është hetuar shumë nëpër mediume, me rastin e dhënies dorëheqje të kryetarit të shtetit Fatmir Sejdiut dhe ardhjes në këtë post si ushtrues detyre të Jakup Krasniqit.
Vet ardhja në këtë pozitë e z.Jakup Krasniqit është problematik në vetvete ngaqë forma e udhëheqjes së shtetit dhe paraqitjes së datave për zgjedhje të parakohshme parlamentare ose edhe zgjedhje për kryetarin e shtetit mund të shfrytëzohet nga qarqe të ndryshme për devijim nga problemet e vërteta më veriun e Kosovës dhe pranim në heshtje të vjedhjes së kësaj pjese të Kosovës nga Serbia.
Bosnja dhe Hercegovina këto ditë ishte në zgjedhje presidenciale. Për kryetar i federatës u zgjodh djali i ish-presidentit të Bosnjës dhe Hercegovinës Alija Izetbegoviqit, Bakir Izetbegoviq. Mediumet paraqitën një kuriozitet të çuditshëm në këto zgjedhje presidenciale ku kryetari i deritanishëm Haris Silajgjixh nuk arriti që të votoj në këto zgjedhje pasi që kishte harruar dokumentet e identifikimit.
Në këto zgjedhje u pa retorika e njohur tashmë e politikanëve serb e sidomos e udhëheqësit të tyre Milorad Dodik i cili përsërite shpesh tezën se pas 15 viteve nuk do të ketë më Bosnje dhe Hercegovinë. Njashtu ai paralajmëroi politikanët boshnjak me rrezikun e radhës që i kanoset këtij shteti nga ana e kësaj republike që kërkon të ndahet nga Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe në këtë mënyrë ti bëjë probleme boshnjakëve të këtij vendi.
Në Sanxhak këto javë u aktualizua çështja e autonomisë së Sanxhakut nga ana e myftiut Muamer Zukorliq.
E shoh që padrejtësisht sulmohet shteti mik i yni Bosnja dhe Hercegovina nga nacionalist të ashtuquajtur shqiptarë, pse sipas tyre ky shtet ende nuk e paska njohur pavarësinë e Kosovës.  Në rreshtat në vijim ua përkujtoj këtyre nacionalistëve të ashtuquajtur fjalët e presidentit historik të Bosnjës dhe Hercegovinës Alija Izetbegoviq për Kosovën:”..Kurrë paqe në Ballkan! Kësaj here regjimi i Beogradit ka vendosur për ‘zgjidhje’ përfundimtare të çështjes së Kosovës. Nga dita në ditë intensifikonte pastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë. Me fshesë të hekurt pastronte gjithçka para vetes. Më shume se një milion burra, gra dhe fëmijë i kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe janë nisur në drejtim të Maqedonisë, të Shqipërisë dhe të Malit të Zi. Gati njëzet mijë kanë ardhur në Bosnje. Si përgjigje ndaj kësaj, më 23 mars NATO-ja ka ndërmarrë sulme ajrore kundër caqeve në Jugosllavi. Janë përhapur lajme për vrasje masive të civilëve shqiptarë, por edhe për hamendjet e disa aleatëve perëndimorë për vazhdimin e fushatës.
Me 7 prill ia dërgova një porosi Organizatës së Konferencës Islamike, e cila ato ditë mbante mbledhje në Gjenevë:” Duke shprehur respektim tim të sinqertë dhe mirënjohjen time përfaqësuesve të pranishëm anëtarë të Organizatës së Konferencës Islamike, në veçanti anëtarëve të Grupit të Kontaktit, dëshiroj të lus anëtarët e OKI për NDIHMË POPULLIT TË KOSOVËS, I CILI PO PËRJETON DITË TË VËSHTIRA...’( Fragmente nga kujtimet e Alija Izetbegoviqit).
Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Bosnja dhe Hercegovina nuk është vullnet i popullit boshnjak e as i politikanëve boshnjak, por i hileqarëve evropianë që projektuan Bosnjën e Hercegovinën në atë mënyrë që ajo të mos ketë mundësi të bashkëpunojë me shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë në aspektin kulturor, ekonomik, dhe politik. Por, megjithatë bashkëpunimet nuk ndalen, ato rrjedhin në mënyrë të natyrshme në ato sfera ku ka mangësi projekti i hileqarëve evropianë.
Në gusht të vitit të kaluar për vizitë tre ditore në Kosovës ishte Reis Ulemaja i Bosnjës dhe Hercegovinës Mustafa Ceriq. Ai u prit nga Myftiu Naim Ternava, po edhe nga kreu i shtetit të Kosovës Fatmir Sejdiu. Vizita e kreut të Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës në Kosovë, është edhe një dëshmi plus se mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës nuk është vullnet i shumicës boshnjake atje, por projekt i hileqarëve evropian. Myftiu Tërnava si dhuratë reis ulemasë i dha një plis që ta mbajë si kujtim nga vizita e tij në Kosovë. Nga fjalimet e atyre dyve ne kuptojmë qëllimin e vizitës së Reis Ulemasë në Kosovë që është harmonizimi i qëndrimeve të dy anëve sa i përket keqkuptimeve për arsyen e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Në kohën kur diplomacia turke ka shtuar vizitat në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, ne kemi parasysh alarmin e rrezikut në aspektin politikë për Bosnjën dhe Hercegovinën.
Në këtë moment shqiptarët duhet institucionalisht ti dalin krah Bosnjës dhe Hercegovinës, duke i bërë probleme Serbisë përmes mbështetjes së autonomisë së Sanxhakut, por edhe përmes aktualizimit të çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Po, jam tifoz i Bosnjës dhe Hercegovinës ngaqë është koha për tu bërë tifoz i saj për të ruajtur suverenitetin e tërësisë territoriale të asaj federate e cila në çdo moment kërcënohet nga Serbia dhe aleatët e saj.
Jam tifoz i Bosnjës dhe Hercegovinës ngaqë në këtë mënyrë i ndihmoj edhe shtetit të Kosovës duke përkrahur autonominë e Sanxhakut me qëllim të largimit të apetiteve serbe në Kosovë.



No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...