Tuesday, October 19, 2010

Myftiu Zukorliq vs. Riza Halimi


Myftiu Zukorliq vs. Riza Halimi
Hamdi Nuhiju

Dy pjesë të Serbisë prej të cilave njerëzit dhe politika ndryshe prej sllavizmit të Ballkanit, mund të përfitojë shumë janë Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës. Dy regjione në Serbi të cilat janë po aq problematike sa edhe vet ekzistenca e diplomacisë rajonale në Ballkan.
Tendenca për të ndryshuar diskursin politik të Beogradit mund të shndërrohet në një aksion politik të paramenduar mirë deri në elemente detajizuese. Por, prijësit e dy etniteteve dallojnë shumë për nga sfera e politikës dhe diplomacisë. Në njërën anë kemi një konflikt të armatosur në Luginën e Preshevës duke luftuar për të drejtat e shqiptarëve të atjeshëm, ndërsa në Sanxhak, në historinë më të re kemi një lulëzim në organizim të brendshëm që më shumë merr përmasa të një organizimi hibrid privat, sesa pjesë e një hiper strukture shtetërore.
Konflikti i armatosur në Luginën e Preshevës la pasoja të rënda për qytetarët e saj. Edhe ajo pak infrastrukturë që ishte krijuar me mund të madh nga kontributet e vet qytetarëve të kësaj ane u shkatërrua. Përfitimet nga ai konflikt si gjithmonë i merrnin persona jo adekuat që u pasuruan në atë periudhë. Përveç disa punësimeve të reja në policinë e Serbisë asgjë nuk ndodhi në Luginën e Preshevës. Përsëri asnjë investim në aspektin e infrastrukturës, ekonomisë, kulturës dhe jetës së përditshme në Preshevë. Edhe pse u derdh gjaku i qytetarëve të kësaj lugine për të drejtat e tyre, të drejtat ende po cenohen, po përbuzen, shtypen e përdhunohen. Ndërsa përfaqësuesit e saj politik ende po janë besnik të regjimit të Beogradit.
Si duket Beogradi duke u mësuar nga situata në Sanxhak me një Bashkësi Islame të fuqishme si ajo e myftiut Muamer Zukorliq shumë lehtë arriti që ta përçajë në shumë pjesë Bashkësinë Islame të Luginës së Preshevës. Ndërsa përfaqësuesit politik nuk ka nevojë që ti përçajë, pasi që ata ashtu të korruptuar po qëndrojnë deri në përfundim të rrugëtimit të tyre besnik ndaj regjimit të Beogradit. E kemi rastin e njëjtë me përfaqësuesit politik të Sanxhaklinjve si Sulejman Ugljanin dhe Rasim Lajiq.
Një problem i ri lindi dhe ende është aktual në Luginën e Preshevës. Lugina e Preshevës po zbrazet nga banorët e saj. Ato po ikin në Perëndim për të kërkuar një fat më të mirë ekonomik dhe politik. Me liberalizimin e vizave për Serbinë, preshevarët me vrap ikën jashtë në Perëndim. Autobus të renditur me udhëtar të shumtë që nuk po duan të shohin mbrapa. Ata ardhmërinë e tyre po e shohin atje ku liria ekonomike dhe politike i jep frymë edhe lirisë kulturore, etnike e fetare.
Liberalizimi i vizave për Serbinë dhe Maqedoninë është shpatë me dy tehe. Në njërën anë qytetarëve serb dhe maqedonas i jep mundësi afirmimi jashtë vendeve të tyre në sfera të ndryshme të teknologjisë,inovacioneve dhe shkencës, ndërsa në anën tjetër zbraz vendbanimet shqiptare nga këto vende për arsye politike dhe ekonomike duke mbështetur teorinë e Ivo Andriçit.
“Çdo gjë e verdhë nuk është ar, çdo gjë që shkëlqen nuk është dritë, çdo gjë që rrjedh nuk është ujë...” Kështu thotë mendimtari  Fetyllah Gylen.
Perëndimi midis shkëlqimit, ngjyrës së verdhë e rrjedhës, nuk mund të bëhet edhe prehja dhe rehatia shpirtërore e njerëzve të dërmuar ekonomikisht dhe politikisht prej shteteve të tyre. Pozita e tyre në ato shtete është si rezultat i hartave të hartuara nga ana e Perëndimit, e asesi si rezultat i neglizhencës së banorëve të këtyre vendeve.
Por, qasja e drejt kërkon edhe qëndrime të drejta e burra të mëdhenj. Disa mund të përfitojnë nga situata të ndryshme politike duke pasur për qëllim kauzën, e jo mbushjen e xhepave personal me pasuri të dyshimtë. Ndërsa pjesa tjetër duke shikuar vetveten e jo drejtësinë, përveç që vet janë frikacak, ata edhe thërrasin në frikë e panik në mesin e qytetarëve të tyre për moszgjidhje të problemeve të tyre ekonomike, politike, kulturore dhe fetare.
Dy shembuj eklatantë të kësaj veprimtarie janë myftiu i Sanxhakut Muamer efendi Zukorliq dhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi.
Kemi dëgjuar dy deklarata për autonomi. Njërën të myftiut Zukorliq për autonominë e Sanxhakut nga Serbia dhe Mali i Zi, dhe tjetrën të Riza Halimit në kremtimin e 20 vjetorit të themelimit të Partisë për Veprim Demokratik. Qasja ndaj autonomive është e ndryshme. Njëra e mbështetur fuqishëm nga Lindja dhe një pjesë e Perëndimit, ndërsa tjetra qesharake dhe retorikë e politikanëve serb.
Ideja e myftiut Muamer Zukorliq dha dy rezultate të mëdha: rezultati i parë është investimi 200 milion eurosh nga ana e Republikës së Turqisë në Sanxhak, ndërsa rezultati i dytë është Sanxhaku i vënë si kusht për futjen në Unionin Evropian të Serbisë. D.m.th. zgjidhja e problemeve ekonomike, politike, kulturore, fetare dhe nacionale në Sanxhak është kusht për Serbinë për futje në Unionin Evropian. Dhe kjo gjë u arrit si rezultat i qëndrueshmërisë së një myftiu. Nuk u desh që të merren armët dhe të luftohet, por duhej që të përdoreshin të gjitha mjetet politike për të ndryshuar gjendjen e qytetarëve të Sanxhakut.
Megjithatë unë nuk besoj se Serbia do të ndryshoj gjendjen e qytetarëve të Sanxhakut për të mirë, dhe ideja e myftiut Zukorliq një ditë do të kurorëzohet me autonomi.
Këtu mund të shihni qartas se kushti i nëntë për përfitimin e statusit si kandidat për futje në UE është Sanxhaku: http://www.blic.rs/Vesti/Politika/212434/Deset-uslova-za-status-kandidata
Në anën tjetër kryetari i PVD, Riza Halimi në përvjetorin e 20 të partisë së tij, idenë e autonomisë së Luginës së Preshevës e sheh në retorikën serbe. Ndërmjet tjerash ai thotë:” Autonomia e Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, konform kërkesave të referendumit të vitit 1992, në organizimin e të cilit PVD dha kontributin e organizimit qendror, por konform edhe me parimet e përmbajtjet që i fron dokumenti i Ahtisarit për serbët në Kosovë është e mundur të realizohet vetëm me decentralizim dhe rajonalizim të Serbisë. Këto janë parakusht serioz për integrimet evropiane të Serbisë, mirëpo, ideja e decentralizimit dhe shkalla e autonomisë të institucioneve rajonale të Luginë së Preshevës do të varen në radhë të parë nga efikasiteti i angazhimit politik të subjekteve politike shqiptare.
Ky proces me rëndësi ekzistenciale për shqiptarët e këtij rajoni kërkon edhe koordinim të veprimeve të subjekteve politike shqiptare posaçërisht në Komunë të Preshevës, e cila po e humb hapin në zhvillimet në proceset zhvillimore." ( lexo komplet fjalimin e tij në http://www.presheva.com/news-details.php?id=4235&section=7 )
Edhe pse ideja e tij është e mirë, nuk do të mohojmë faktin se është retorikë serbe e cila në vete ngërthen kamuflimin e mos aksionit politik të qeverisë serbe për ndryshimin e situatës politike, ekonomike, kulturore dhe fetare në Luginën e Preshevës.


No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...