Tuesday, November 27, 2012

Sikur dadoja e Frojdit



Hamdi Nuhiju

Në librin “Frojdi dhe feja” të autorit turk Ali Kose, botim i Logos-a, Shkup, mund të gjejmë një biografi interesante të themeluesit të psikanalizës. Shkathtësitë e jashtëzakonshme të autorit për të nxjerr në pah anë më interesante të jetës së Frojdit, si dhe mjeshtëria e përkthyesit, librin e bëjnë shumë të qartë për të gjithë lexuesit. Sipas një grupi moralistësh, Frojdi është sherri i cili erdhi në këtë botë për të qen kundër moralit dhe vlerave njerëzore.
Për të kuptuar se a ishte sherr për njerëzimin a dobi, duhet hulumtuar rrethanat jetësore të tij. Po subjekti i kësaj teme nuk është Frojdi dhe biografia e tij. Thjeshtë ne po nxjerrim sentenca për të reflektuar mbi dy realitete politike dhe fetare që po ndodhin në vendin tonë.
Frojdi lindi në një familje hebreje. Babai i tij, ishte liberal hebre, d.m.th nuk ishte praktikues i rregullave të religjionit të tij. Në fëmijërinë e Frojdit, po edhe gjatë tërë jetës së tij, rrol të veçantë do të ketë dadoja e tij katolike e cila do të kujdeset shumë për të. Modeli i tij në fëmijëri ishte dadoja e cila e mësonte për të gjitha gjërat. Shpesh herë shkonin bashkë në kishë, dhe përgjigje për të gjitha pyetjet gjente tek ajo. Pas daljes prej kishe, Frojdi shndërrohej në prift i përbetuar dhe orator që kuptonte dhe dinte gati përmendsh mësimet që mësoheshin aty. Ai ishte në gjendje që të ndjek rrugë misionare po të mos ndodhte një aksident psikologjik që do të ndryshoj rrjedhën e jetës së tij fetare. Dadoja e cila ishte model për Frojdin, papritmas u shndërrua në hajdute dhe iku nga jeta e tij.
Kjo gjë e tronditi shpirtërisht Frojdin dhe besimi i tij në Zot filloi që të lëkundej. Pikë referimi për të gjitha analizat e tij e kishte dadon që e donte aq shumë. Si fëmija i parë në një familje tetë fëmijësh, Frojdi kishte mundësi të mëdha që të piqet në sferën e psikologjisë.
Ky reflektim merret me anën e jashtme e asesi atë të brendshmen, rigoroze.  Shqiptarët në përgjithësi si dhe shqiptarët mysliman në veçanti e kanë gabuar shpesh herë modelin e tyre jetësor.
Si model i shqiptarëve paraqitej Enver Hoxha dhe deri në vitet e nëntëdhjeta njerëzit qanin për të, bile disa prej tyre edhe ishin futur në burg për shkak të dashurisë që ndjenin ndaj tij. Njerëzit u zhgënjyen kur kuptuan se çfarë rruge të errët janë duke ndjekur. Paramendoni  pesëdhjetë vite radhazi dikush mundohet që të ushqej popullin tonë me një alternativë të pabazë. Përmes diktaturës së medieve dhe fuqisë së politikës, ky popull po iu bindet dhe po merr hapa dhe shembuj të ndryshëm në shoqërinë tonë, që nuk duhej marr.
Dadoja e Frojdit, një misionare katolike, nuk dallon shumë prej ‘ideologëve’ tanë kombëtar që ndër vite kanë gënjyer popullatën shqiptare për një jetesë më të mirë. Nëse dikur ishte e ndaluar me ligj vizita nëpër kisha dhe xhami, sot po ndalohet hyrja nëpër ato vende në mënyra tjera. Ndalimi dhe largimi prej një gjëje ka dallim.
Periudha tjetër historike lidhej me mbretin Zog, i cili në sytë e disa njerëzve është hero, ndërsa në sytë e shumicës së shqiptarëve ka qenë një tradhtar i cili ka shitur toka të Shqipërisë, po edhe ka vrarë dhe prerë shumë intelektual shqiptar. Shqiptarët e kishin idhull mbretin Zog, bile një kohë, pati edhe një referendum në Shqipëri për kthimin e mbretërisë. Tek këto njerëz, si model ishte mbreti Zog, dadoja e shqiptarëve të Ballkanit.
Historia e mëvonshme njeh ndryshime rrënjësore në skenën politike dhe fetare, po vija ideologjike është e njëjtë. Si model u mor Ibrahim Rugova, presidenti i Kosovës, njeriu i cili në çastet më kritike të kosovarëve, u takua me diktatorin Sllobodan Millosheviq. Politika e tij katolik-centrike po ndiqet edhe sot e kësaj dite nga elitat kosovare. Shqiptarët e Kosovës, po edhe ato jashtë Kosovës, kishin si model të tyre Rugovën, madje disa edhe binin në sexhde tek varri i tij.
Në Maqedoni u investua shumë që një figurë si Enver Hoxha, Ahmet Zogu, Ibrahim Rugova apo Veton Surroi të mbillet. Pra si rezultat i përpjekjeve të pandërprera të qarqeve të ndryshme ideologjike, shqiptarët e Maqedonisë morën modelin e gabuar, presidentin historik të PDSH, Arben Xhaferi.
Periudhat e ndryshme historike të popullit shqiptarë si në Shqipëri, Kosovë po edhe në Maqedoni njohin alternativa të rëndësishme. Secila periudhë historike e ka pasur edhe atë anën e anatemuar nga ana e medieve dhe opinionit publik, ndërsa në skenë kanë mbijetuar vetëm disa figura të caktuara që kanë qenë të përshtatshme për forcat e ndryshme jashtë Ballkanit.
Në ditarin e tij të botuar në formë libri me titull “ Gjurmë” autori i saj Akif Emre ndërmjet tjerash , në datën 6 shkurt 1999 shkruan:” Sot fillon konferenca e cila do t`i tubojë shqiptarët e Kosovës dhe administratën serbe. Shqiptarët kanë problem me përfaqësimin. Shtetet e mëdha perëndimore më shumë interesim tregojnë pas Ibrahim Rugovës sesa ndaj përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më kujtohen fjalët e Ibrahim Rugovës që i pati shkruar në një artikull:’ Nëna dhe babai im i besonin Allahut, por unë veten time nuk e llogaris për mysliman’”.( Gjurmë, Akif Emre, Shkup, 2011, f.30).
Ndërsa në një intervistë të bërë nga Enver Robelli me presidentin historik të PDSH, Arben Xhaferi, në çështjen e perceptimit të Zotit nga ky i fundit, Arben Xhaferi jep një përgjigje të gjerë ku ne po shkoqisim vetëm një pjesë:” Së pari, meqë njeriu ka kapacitete të kufizuara njohëse, ai nuk mund të vendosë relacion komunikimi me Zotin, pos nëse Ai vet i paraqitet në trajtën e njeriut, pra të Jezu Krishtit, i cili flet me gjuhë të kuptueshme. Të gjitha krijesat janë të kufizuara nga dimensionet e paracaktuara. Bie fjala është i pamundshëm komunikimi i njeriut me insekte, ose me gjallesa të tjera që veprojnë në mënyrë instiktive, pra që s’kanë vetëdije.”
Tash është pak e pakuptimtë se si shqiptarët e Kosovës i bien në sexhde  varrit të Ibrahim Rugovës, ose bëjnë ndonjë dua tek varri i tij, kur ai vet ka deklaruar se nuk ka qenë mysliman? Pastaj si është e mundur që Arben Xhaferi të shikohet në prizmin religjioz si një njeri që e ka dashur religjionin e tij kur ai mundohet që Zotin ta perceptoje përmes Jezu Krishtit, ose krishterimit?
Ne nuk kemi asgjë kundër personaliteteve të ndryshme shqiptare që i përkasin religjionit jo islam. Unë më shumë do të isha i gëzuar sikur kryeministër i Shqipërisë të ishte Pandeli Majko edhe pse nuk i përket religjionit islam sesa Sali Berisha. Si shqiptar i Maqedonisë do të përfitoja më shumë nga pozita e Pandeli Majkos sesa nga harresa totale e Sali Berishës që i bënë shqiptarëve të këtushëm.
Mendoj se njëqindvjetori i pavarësisë së Shqipërisë duhet ndryshuar kahen e marrjes së modelit për shqiptarët. Sepse modelet si dadoja e Frojdit më shumë nga largojnë nga ideja kombëtare sesa na afrojnë. Ne kemi nevoja për figura poliedrike që bashkojnë popullin shqiptarë, duke mos cenuar ndjenjat religjioze po edhe laike të asnjërit.
Edhe vërejtja e dytë që mund ta paraqesim në këtë reflektim është edhe fjala e thënë pa ia bashkangjitur edhe veprën. Të tillë fatkeqësisht po janë shumë udhëheqës tanë fetarë, të cilët tentojnë që të ndryshojnë gjendjen e popullit për të mirë, po pa e ndryshuar fillimisht ato vetveten.
Fatkeqësisht pas njëqind viteve shtet shqiptar sot të flasësh për fenë është fundamentalizëm, irredentizëm, ta duash të mirën e popullit është servilizëm dhe të punosh në sferën e politikës sipas një grupi njerëzve është ‘haram’( e ndaluar).

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...