Wednesday, December 5, 2012

Kurvallëqe pleqsh



Hamdi Nuhiju

( Reflektim mbi shkrimin “ Deledashi” të autorit Kalosh Çeliku, të botuar në Gazetën Zhurnal Plus, Maqedoni, me datën 05.12.2012)


Deledashi ( Kalosh Çeliku), një ditë prej ditëve u zgjua prej gjumit me brirë të ngrira, me këmbë të shtalbura, e me gojën plot e përplot pisllëqe. Ky matuf plak që i duket vetja si Ron Xheremi, tek varri i ashikut, kish pas marr pak raki dhe po këndonte këngën ‘ Kosovo je Srbija’. Në këndim e sipër, si një dash i tërbuar, i vërsulet  dylberëve të katundit, tu i ëndërrua fustanet e grave. Kurrë nuk kish parë fustan me sy, dhe derisa e palluan dylberët, ia mësyu dhenve, për ta mishëruar veten me Zef Seremben e madh. I bërë esëll, nuk kishte mundësi ti dallonte dhentë e mëdha prej të imtave e në gjendje të tillë i vërsulet dashi, por me brirë  e jo me konopin midis trangujsh.
Pas aventurës në gardhin e dhenve e pas ‘kthjellimit’ në rrugë e sipër lahet me ‘Skopsko Pivo’ dhe fillon aventurën e tij në gardhin e derrave. Filloi që të luante me derrat. Duke hequr mallin e fëmijërisë ai u kënaq midis derrash dhe filloi që të qante hallet e rinisë. Derrat, e kuptuan rrezikun midis tyre dhe filluan që të kërkojnë ndihmë prej këtij kasapi të pabesë, edhe pse nga soji i njëjtë.
Pas një shkëputjeje shekullore i mbyllim dritaret dhe fillojmë të reflektojmë mbi planin e Gruevskit për shtimin e popullsisë maqedonase në Bitolë e Prilep. Deledashi ynë ( Kalosh Çeliku), u gëzua fort për këtë projekt. Tha me vete: ‘ Përfundimisht do të shtohet soji jonë’. Ndoshta e ka kuptuar se me raki e me ‘Skopsko Pivo’ nuk po ka mundësi që të zgjeroje ushtrinë e deleve. U përgjërua deri në mëngjesin e nesërm tek Kisha e Shën Nikollës dhe çuditërisht i hipi në mendje se duhet bërë prift. Pat lexuar dikur për skandalet e priftërinjve në Itali e nëpër botë, dhe mungesën e priftërinjve në Gjermani. Nuk i dihet, ndoshta edhe ka ëndërruar për ‘motrat e nderit’. Botë çudirash.
Kurvallëku në pleqëri është  mungesë e karakterit të njeriut.
Imzot, tha në vete deledashi, po sikur të mi bëje gjashtë brirë të njëjta, të mi plotësoje gjashtë ëndrra, të mi jepje gjashtë shishe raki, pak djathë, dhe një fyell t`i fryj vetes për mësysh? Të mi jepje gjashtë ëndrra, një dëshirë, dy fije tru?
Heshtje. Brohoritja e mjekëve para ministrisë së mjekësisë theu tabutë. Fitili i pushkës është bërë gati, po mungojnë vetëm pushkatimet. Cili e ka radhën imzot? Pyet në vete, deledashi ynë. I kënaqur me gjakun e kurbanit, po jo të Bajramit, e dredh fitilin dhe shtrydhet karshi dëshirave të pafundme për një ëndërr: pak mish të bardh e raki rrushi. Kalanicat e rakisë i kanë pas trashëgua qysh prej te Kola.
Pisllëku i deledashit tonë nuk hiqet as me lopatat e ‘Bratsvo-Edinstvo’. Falli i Jovankës nuk i qëlloi as sivjet. Nuk po ka mundësi që ta realizoje dëshirën e tij të pakufishme, ëndrrën e pa ëndërrueme, marrëzinë e tejkufishme. Nuk u zgjua nga gjumi për të parë jorganin tek këmbët. O Zot, ishte ëndërr. Thotë në vete matufi plak. Ai që është esëll nuk di ta bëjë dallimin midis qenit e mushkës, gomarit e dashit.
Në qoshin e dhomës, në veri të Çarshisë, njeriu i vetmuar me marrëzitë e tij, nën jehonën e tymit të cigares, e duke menduar për Shqipërinë Etnike, ka lëshuar deri në fund zërin radios, e sidomos këngës “ Kukavica” të Cecës. Dy pika lot i rrjedhin në faqe, nga malli për heqjen e virgjërisë.
Miku i tij Stefan i propozoi që të shkonte në Bitolë, se atje, kryetari i Komunës së Novacit, Lazar Kotevski, ka bërë plane për shtimin e sojit të Kaloshit. Edhe shpenzimet e dasmës, po t`i hiqnin, tha me zë të lart Stefani.
Gëzimi i madh e kaploi plakun matuf, ra njëherë në sexhde në drejtim të fotografisë gjigante të Nikolla Gruevskit, që e ka vendosur në mur.









No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...