Thursday, July 4, 2013

Ta duam Kur`anin



Hamdi Nuhiju

Ndjenjat e njerëzve shpesh herë ngatërrohen ndërmjet muzikës dhe Kur`anit. Për ndjenjën e mbytur nga zëri ç`rregullues i muzikës, Kur`ani është fjalë e rëndë, e pa kuptimtë, e tërthortë, e tepërt. Ajo nuk dëgjohet, nuk lexohet e as që mbahet në mend, siç dëgjohen, lexohen e mbahen në mend këngët e ndryshme të dashurisë.

Shpirti i njeriut dashurinë e mësoi nga Zoti, Krijues i dashurisë. Nuk mund që zemra të jetë zemër pa ekzistencën e termit dashuri. Mendja shpesh herë turbullohet e venitet në tërësi përmes mungesës  së dashurisë. Ndoshta dikush dashurinë e quan iluzion, ndërsa në të vërtet është infuzion për zemrat dhe mendjet e ngurtësuara.
Fjalët në Kur`an, si në përkthim e si në origjinal,  janë gjithmonë në frymën pozitive për shpirtin, mendjen, trupin dhe jetën e njeriut. Edhe qortimi në Kur`an, dallon prej qortimeve të egos. Njeriu, kjo krijesë kaq e vogël në këtë kozmos nuk ka peshë pa ekzistencën e Kur`anit në jetën e tij. Sido që të sillesh ndaj Kur`anit, Kur`ani domosdoshmërish është pjesë e jetës tënde. Për ta gjallëruar atë mjafton që të fluturosh me secilin harf. Nuk mund t`i ikësh Kur`anit, edhe në qoftëse nuk e pranon si ligj ose sistem të jetës tënde. Ndoshta ke hedhur baltë me vite të tëra dhe je munduar ta sfidosh veten kundër këtij libri, po vet e di se nga cila gjendje e në cilën gjendje ke rënë.
Efekti i dashurisë ndaj Kur`anit, shihet vetëm në momentet e leximit, memorizimit dhe jetësimit të asaj që e kemi lexuar e memorizuar. Ne nuk guxojmë ta përdhosim veten, duke nëpërkëmbur fjalën e Allahut që e lexojmë e nuk e jetësojmë. Ndoshta gjetja e arsyes do të ishte arsyeja e vetme e pengesës sonë midis Kur`anit dhe jetës. Ndonjëherë kujtojmë se jemi duke vepruar drejt, ndërsa sipas fjalës së Allahut, ajo që po bëjmë është vetëm sherr. C`rregullimi i njerëzve në botë, arsyetohet me idenë e rregullimit. Popujt c`rregullues, individët c`rregullues, grupet c`rregulluese në momentet e c`rregullimit deklarojnë rregullin e rregullimit. Ne, nuk po prishim, por po rregullojmë, thuan ata.
Shpirtrat ujiten për çdo ditë me fjalën e Allahut, ndërsa vyshken e vdesin, gjithmonë kur fjala e Allahut është jashtë ekzistencës së tyre. Ekzistojmë si trup, flasim, hamë e pimë, po jemi të vdekur si mysliman. Njerëzit na shohin, shëtitmi me to e punojmë, po ne jemi kufomat më të mëdha që ka parë ndonjëherë syri i njeriut. Shpirti duhet që ta ndërgjegjësoj zemrën dhe mendjen e njeriut për t`iu afruar Kur`anit e jo për ta larguar. Sepse, përmes largimit prej fjalës së Allahut, ne jemi larguar prej një mirësie të pakrahasueshme me diçka tjetër. Vetëm se leximi, përkushtimi, memorizimi, mësimi i komenteve dhe jetësimi i fjalës së Allahut bie në kundërshtim me veset e egove tona.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...