Saturday, June 29, 2013

Dhikri i syve



Hamdi Nuhiju

Çasti dallon nga çasti e nis udhëtimin e përbotshëm drejt zhdukjes. Çast i rrëmbyeshëm me vesin e vetëpëlqimit, ndërsa fjalë e mbjell me dashuri. Bota lëkundet nga dëgjimi i britmave të djallit. E kanë kapur sytë dhe po e rrjepin.

Lëkura i bie lehtë djallit. Ajo nuk mund t`i zëvendësohet me ndonjë lëkurë tjetër, e as shëmtia të i mbulohet ndonjëherë. Dhëmbët po ia vrasin gojën, ndërsa veshët i janë rritur.  Hundët po ia pamundësojnë marrjen e ajrit, ndërsa këmbët i janë këputur nga lodhja.
Për të arritur deri tek e mira duhet të qëndrosh në këmbë, në borë e në diell. Për asnjë moment nuk guxon që të lëvizësh prej pozicionit. Edhe nëse pëshpëritja e djallit të shndërrohet në muzikë të lehtë, tërheqëse. Edhe po qe se thirrja e tij lidhet me ëmbëlsinë e dembelizmit, t`i e unë duhet të qëndrojmë zgjuar. Sytë ose do t`i hapim ose do të na i hap djalli i mallkuar.
Të rinjtë duhet të kuptojmë se suksesi nuk është një fshesë e vendosur në dorën e gjithë secilit. Për asnjë moment, suksesi nuk synon që të na pastroj nga vesi i vesvesit që vjen prej djallit të mallkuar.
Dhikri, si pjesë e pandashme e jetës është një oazë mirësish të mbledhura në një vend. Vetëm ai njeri që strehohet nën hijen e tij, e kupton drejt vrushkullin dhe rrjedhën e dhikrit. Deri tek kjo pikë, njeriu arrin përmes trajnimeve të vazhdueshme dhe mos neglizhimit të adhurimeve. Mund ta parashikojmë llomin e mbledhur në shpirtin, zemrën, mendjen e njeriut përmes syrit të tij. Magjia e tij ( syrit )  është prekja e dhikrit me dorë. Dhe syri në momentin e prekjes së dhikrit me dorë, e ngjallë jetën e trupit, mendjes, zemrës e shpirtit me fjalën e Allahut. Kjo ngjallje është fjala e mirë si pema e mirë, me rrënjët e vendosura thellë në tokë e degët lart në qiell.
Duhet t`i zgjojmë sytë nga neglizhenca ndaj dhikrit, në qoftë se duam ta zgjojmë shpirtin dhe jetën tonë.
Mevlana Xhelaludin Rumi thotë:” Kur zgjohesh, arti dhe mjeshtëria të kthehen prapë,
                                                       Me qëllim për të ta hapur portën e shkaqeve.
                                                       Mjeshtëria e argjendarit nuk shkon te kovaçi;
                                                       Shprehia e bukur e njeriut të mirë nuk shkon te i prapi...
                                                        Ditën e kiametit, mjeshtëritë dhe shprehitë
                                                        I vijnë pranë palë-palë si pajë të zot....
                                                        Të bukura apo të shëmtuara, idetë
                                                        Dhe shprehitë shkojnë te i zoti që me mëngjes.”

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...