Monday, June 24, 2013

T`i heqim Kur`anat nga raftet



Hamdi Nuhiju

O nefsi im arrogant...!!! Ka kohë që nuk të jam drejtuar. Ke harruar se ekzistoj, ose ndoshta harrova që ekziston. Kam filluar të kuptoj se po bëhesh pengesë e të mirës dhe po më kthen në të keqen. Është e kot fshehja jote pas duarve të djallit.
Ty të duket vetja një gjigant karshi një milingone, ndërsa nuk e di se je vetëm një mikrob në mesin e shumë mikrobeve. Gabimi im është që të kam lënë për t`u shndërruar në virus dhe nga virusi në epidemi.
Ke kapur pluhurin dhe po e hedh mbi sytë e zemrës time. Gati sa nuk i bëre të paafta ato për ta kuptuar të Vërtetën nga e pa vërteta. Kësaj here përdore pluhur të një cilësie të lart. Por, prapë kurthi jot doli në shesh me ndihmën e Allahut xh.sh. Erdhe ta mashtrosh shpirtin tim, duke i bërë lajka zemrës time. T`i ndoshta në këto momente feston fitoren, ndërsa unë të premtoj humbjen më të thellë.
Kam një ilaç që të prangos ty bashkë me djajtë si bashkëpunëtor tu. Sa herë që i kthehem, ti gjithmonë zverdhesh e të kapin ethet. Rri gatitu si ushtari para Eprorit Suprem. Ndoshta i numëron edhe frymëmarrjet në minutat e qëndrimit në këmbë. Nga një gjigant në sytë e pasqyrës, zvogëlohesh në milingonë në sytë e njerëzve. Nuk do të ngelet as edhe një pëllëmbë sundimi.
O nefs, ne vendosëm, do t`i heqim Kur`anat nga raftet. Nuk guxon më asnjë besimtar të kapet i shkujdesur nga ana jote. Pas çdo namazi duhet që të përgatitemi e furnizohemi nga burimet e pashtershme të fjalës së Allahut xh.sh. Dhe vija nga teoria e në praktikë po bëhet gjithnjë e më prezentë. T`i je hutuar, e di. Asnjëherë nuk je kapur i shkujdesur si sonte, në këtë natë të madhe. Po unë dhe miliarda besimtar nuk kemi llogari të jetojmë në terrin tënd.
O nefs, po deshe të jetosh nën kontrollin e Kur`anit, je i mirëseardhur. Do të hasësh në probleme kur tenton që Kur`anin ta largosh nga jeta e besimtarit. Rroli jot nuk nënvleftësohet asnjëherë, po nuk guxojmë më që pluhuri i injorancës t`i kaploj Kur`anat tona të vendosura dhe rregulluara nëpër rafte. Çdo hap i jetës duhet që të jetë i përshtatur në bazë të fjalës së Allahut. Ne nuk guxojmë që Kur`anin t`ia përshtatim tekave tona. Është fundi i botës, për njeriun që dëshiron ndryshimin. Ai nuk guxon që të humb asnjë sekondë. Fidanët e besimit, duhet të mbillen edhe po qe se u dëgjuan krismat e Kiametit. Secilën herë që i nënshtrohemi nefsit, jemi larg jetësimit të Kur`anit. Ndërsa, çdo kontroll i nefsit, madje edhe në milimetra, na dëshmon afrinë tonë me Kur`anin.
Shoqëria jonë duhet që të pastrohet nga llumi i injorancës i lyer me shfrenimin e nefsit. Përfundimisht duhet që Kur`anat t`i heqim nga raftet, po qe se duam që të ecim me hapat e përparimit. Kokën nuk duhet kthyer mbrapa tek nefsi, por para tek drita të cilën e kemi mbuluar me pluhurin e nefsit mbi rafte.
Me ndryshimin e vetvetes, kemi arritur që ta ndryshojmë rrënjësisht botën.

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...