Friday, November 22, 2013

Bëhu i sinqertë



Sulejman Bugari

Gjenerata e parë e muslimanëve ishin mjaft të kujdesshëm në metodat se si të arrijnë deri te çiltërsia e zemrave. Ato kanë pastruar zemrat e tyre dhe kanë adhuruar vetëm All-llahun. I kanë shëruar zemrat e tyre nga të gjitha dobësitë dhe sëmundjet , dhe kanë pasur zemër të pastër si veprat e tyre , të pastër mbi baza të qëllimeve.
Për këtë arsye ato tek All-llahu xh.sh. kanë arritur edhe gradën e melekut dhe të njeriut. Për këtë arsye neve na është urdhëruar që të punojmë sipas udhëzimeve dhe urdhrave të Tij. Zemrat e njerëzve posedojnë shumë degë dhe forma. Do flasim për disa prej tyre. Lidhja ndërmjet All-llahut xh.sh. dhe robit të tij është zemra. Ndërsa për zemrën kërkohet përgjegjësi. Zemra e nënshtruar arrin shpërblim të madh. Degët e zemrës së njeriut mund të sjellin sukses , por ato mund të sjellin edhe dështim. Zemra e shëndosh është faktor i suksesit të individit dhe shoqërisë. Kur është fjala për drejtësinë shpirtërore të zemrave , në mendjen e tij del përkushtim i sinqertë në të gjitha shënimet. Për ndërtimin e shoqërisë dhe civilizimit mbi baza të shëndosha , kërkohet zemër e shendosh , përderisa zemra është e shendosh , i shëndosh është edhe i tërë trupi. Ato janë fjalë të mësuesit të njerëzimit Muhammedit a.s. Neve na duhen ibadetet e zemrës. Ato janë më shumë të rënda sesa të lehta. Të gjitha kërkimet e dashurisë janë rezultat i ibadetit të zemrës.

Degët e shprehura të ndikimit të zemrës mund t`i gjenim tek shokët e Muhammedit a.s. Ai pra Muhammedi a.s. në një fjalim të tij tha:- Më të dashurit e mi dhe më afër meje ditën e Gjykimit do jenë ato me moral më të mirë.
Besimtari përgjithmonë duhet të ketë kujdes në zemrën e tij që të mos ndikojnë tek ai vesveset e shejtanit , a veçanërisht duhet të kihet kujdes nga shirku i fshehtë , përderisa ky shkatërron të gjitha veprat e njeriut. Nuk është e thënë ne vetëm të bëjmë vepër të mirë dhe të mos pyetemi se për këndë po e bëjmë këtë vepër dhe a është zemra jonë e pastër nga qëllimet jo të pastra? Ne nuk dëshirojmë të jemi nga ata për të cilët All-llahu xh.sh. thotë në Kur`an:” Thuaj: “A t’ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre?” Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë. “( Kehf, 103-104)

Që një vepër të jetë e mirë dhe e pranueshme , ajo duhet të jetë e pastër nga egoizmi dhe vepra tjera të ngjashme. Havarijunët e kanë pyetur Isain a.s. cila është vepra e sinqertë? Isa a.s. është përgjigj:- Ajo të cilën e punon vetëm për All-llahun xh.sh. dhe nuk kërkon nga askush falënderim për atë vepër. Kanë qenë sahabët , ato të cilët kanë humbur vetëdijen kur kanë dëgjuar ajetin : - All-llahu pranon vetëm prej atyre të cilët veprojnë me vetëdije.
Ndërsa vetëdija të dashur vëllezër dhe motra nuk është në kokë , në fjalim , në para , në letër , por vetëdija gjendet në zemër. Atë e ka thënë mësuesi i njerëzimit tri herë duke aluduar në zemrën. Disa të njerëz të mençur musliman kanë thënë:- Kush ka punuar shtatë gjëra pa shtatë tjerat nga vepra e tij dobi nuk do të ketë.

1. Kur punon pa përgjegjësi. Për shembull nuk është e mjaftueshme të thuhet pajtohem me dënimet e All-llahut a nuk je në gjendje të pranon gabimin.
2. Kur punon me dikën pa kërkuar. Për shembull unë dua shpërblim , dhe nuk kërkoj veprat e mira.
3. Kur punon me nijet pa realizimin e tij. Për shembull zemra është e interesuar të realizojë të mirën ,por kërkon që atë të mirë ta realizojë tjetërkush.
4. Kur ti mësojë duatë pa mund. Për shembull, problemet e shoqërisë duam ti zgjidhim me dua, e te mos e lëshojmë dhomën e ngrohte dhe krevatin.
5. Kur kërkojmë pendim pa ndryshim dhe rindërtim. Për shembull në të njëjtin gabim vazhdimisht kthehemi.
6. Kur dëshirojmë veprat e mira t`i bëjmë në publik dhe jo në fshehtësi. Njëra prej definicioneve të sinqeritetit është: Gjendja e njëjtë e njeriut gjatë realizimit të veprës si në fshehtësi si në publik.
7. Kur punojmë me përkushtim dhe pa sinqeritet. Shumë veta punojnë ditë e natë , edhe rregullisht edhe jo rregullisht , por punojnë në interes të tyre dhe jo për All-llahun xh.sh.


Disa shprehi dhe gjëra të cilat e shkatërrojnë veprën:
- Lidhja e zemrës për dikën tjetër përveç All-llahut,
- Ushqimi dhe gjumi i tepruar,
- Smira, zilia dhe xhelozia,
- Dyfytyrësia , inati,
- Mendimi i keq për të tjerët,
- Qeshja e tepruar.

Ndërsa sinqeriteti neve do na mundësonte mësimin e : duave , diturisë , punës , shoqërimit me të sinqertit , nënshtrimi dhe mësimi nga biografia e paraardhësve të mirë.
Kur është në pyetje sinqeriteti , besimtari përgjithmonë do e përkujtoje ajetin kur`anor ku thotë All-llahu xh.sh.:-Por ata qe pendohen dhe përmirësohen dhe pranojnë bindshëm Allahun dhe futen (apo i përmbahen) fort fesë se tyre për Allahun, do te jene me besimtaret, e Allahu me siguri se besimtareve u ka përgatitur shpërblime te mëdha.
Kush do qe Allahu ta pranoje, le te beje vepra te mira dhe te mos i shoqërojë Allahut asgjë ne adhurim.
Lusim All-llahun xh.sh. që të na bëjë prej robërve të sinqertë. Amin!

Përktheu e përshtati: Hamdi NUHIJU

No comments:

Невработеноста, гревот на жените со мали деца

Хамди Нухију   ВОВЕД   Дваесет и први век! Македонија, земја сред е  Европа којашто ги поврзува Западот со Истокот. Земја во која што се вле...